
Debutimin e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, me një fitore ndaj Juventusit, por tani trajneri Sergio Conceicao synon fitimin e trofeut të parë. Milani i tij, ka një përballje më të vëshirë këtë herë, siç është ajo ndaj Interit, në finalen e Superkupës së Italisë.
Përballen dy skuadrat e Milanos, në atë që është një nga derbit më të bukur në botë. Në prag të kësaj përballje, Conceicao vlerësoi zikaltërit, ndërsa shtoi se ekipi i tij futet në fushë për fitore.
Tekniku portugez, po përballet me një gjendje gripale, për të cilën tha se shpreson që skuadra të jetë më mirë se ai.
Referuar përplasjeve në të kaluarën, Conceicao tha se trajnerin Inzaghi e ka mik, por vetëm para dhe pas ndeshjes, jo gjatë saj.
“Shpresoj që skuadra të jetë më mirë se unë, sepse nuk jam në më të mirën time. Jemi përgatitur mirë për këtë finale ndaj Interit, një ekipi të fortë që në vitet e fundit është mësuar të fitojë. Duhet të tregohemi burra dhe të marrim përgjegjësitë tina. Kemi një ditë më pak pushim dhe disa lojtarë që kthehen nga lëndimet nuk mund të jenë në maksimumin e tyre, por kjo nuk është alibi.
Nuk kam ndonjë ndjenjë të veçantë për shkak të të kaluarës sime te Interi. Unë respektoj çdo ekip për të cilin kam luajtur në të kaluarën. Dua të përgatis një ndeshje sa më të mirë dhe t’i jap lojtarëve indikacionet e duhura për të mposhtur Interin. Duhet të kemi urinë për fitore. Një gjysmë hapi e kemi bërë, tani na duhet edhe gjysma tjetër. Italia është shtëpia ime e dytë dhe jam shumë i lumtur që drejtoj një klub historik si Milani.
Fati nuk vjen nëse nuk punon. Fati vjen me punë dhe nëse je serioz në atë që bën. Duhet të jemi të uritur, të organizuar dhe me pak fat. Përplasja me Inzaghin? Ka episode të tilla në futboll. Nuk ka munguar asnjëherë respekti ndaj njëri-tjetrit. Ne jemi njerëz të fushës dhe ndodh ndonjëherë. Simone do të jetë miku im, para dhe pas ndeshjes, por jo gjatë ndeshjes”, u shpreh Conceicao.
Në krahun e trajnerit ishte edhe mesfushori Tijani Reijnders, i cili deklaroi se është mundësia që të fitojë trofeun e parë me fanellën e Milanit.
“Ne nuk ishim agresivë sa duhej në pjesën e parë ndaj Juventusit. Në fraksionin e dytë treguam se mund të bënim më mirë. Krijuam më shumë raste dhe e merituam kualifikimin. U gëzova që takova trajnerin Piolin dhe bëmë shaka, që nuk shënoja sezonin e kaluar. Këtë vit luaj më shumë në sulm. Tani është një ndjenjë e mrekullueshme pasi kam mundësinë të fitoj trofeun e parë me fanellën e Milanit. Ne mund t’i ndryshojmë gjërat. Mendoj se duhet të kemi besim te grupi. Ne duhet të ndihemi më shumë si familje”, deklaroi Reijnders.
Finalja e Superkupës së Italisë, mes Interit dhe Milanit, është planifikuar të luhet këtë të Hënë të 6 Janarit, në orën 20:00 në Riad të Arabisë Saudite.
Armando Broja pësoi një tjetër dëmtim. Sulmuesi e nisi tit...
U afrua me shumë bujë, por aventura e Frederic Veselit tek...
Futbollisti shqiptar, Adi Kurti, ishte protagonist absolut...
Pavarësisht se dëbora mbuloi fushën “Anfield”, ndeshja mes...
Nedim Bajrami ishte protagonist për Rangers këtë fundjavë,...
Një lajm tragjik vjen nga Ekuadori për botën e futbollit. ...
Kukësi ka zgjedhur trajnerin e ri. Pas largimit të Emiljan...
Napoli nuk di të ndalet në Serinë A. Skuadra e drejtuar ng...
Oliver Kahn, legjenda e futbollit gjerman dhe ish-portieri...
Manchester City ka kaluar momentin e vështirë. Skuadra e d...
Fati i keq ka ndjekur sërish Armando Brojën. Sulmuesi i S...
Erolind Krasniqi pritet të jetë largimi i radhës nga Skënd...
Sulmuesi i ri, Dmitriy Podstrelov ka debutuar me gol te Pa...
Armando Broja i ka bindur të gjithë tek Everton. Sulmuesi ...
Lara Colturi, skiatorja italiane e cila përfaqëson Shqipër...
Elseid Hysaj do të jetë pjesë e skuadrës së Lazios për nde...
Viti 2025 ka nisur me një ndeshje të çmendur në Portugali....
Partizani ka zyrtarizuar afrimin e parë në merkato. Të kuq...
Real Madrid e ka nisur vitin 2025, me një dramë të vërtetë...
Milani do të jetë kundërshtari i Interit në finalen e Supe...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Izraeli është pajtuar të tërhiqet nga dy zona në Libanin j...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka lejuar kompaninë Anthro...
Në historinë e qeverive maqedonase ka pasur shumë ndryshim...
Pavarësisht armëpushimit, SHBA dhe Irani kanë kryer sulme ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...