web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Broja mund të ndryshojë skuadër, e kërkojnë në Serinë A

4 Dhjetor 2023, 13:41, Sport CNA

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, mund të ndryshojë skuadër në merkaton e janarit. Në gjurmët e lojtarit janë vënë disa klube, që duan ta kenë pjesë të tyre.

Pas West Ham dhe Fulham në Angli, interesi ka ardhur edhe nga Seria A.

Bëhet fjalë për Torinon, me “Tuttosport” që raporton se shqiptari do të ishte i duhuri për të zëvendësuar Nemanja Radondjic.

Klubi italian ende nuk ka bërë gati asnjë ofertë zyrtare, por që në janar do të përpiqet që të bindë Chelsea në mënyrë që Broja të kalojë në Serinë A.





Lajmet e fundit nga