“Futbolli është i vdekur”, Egnatia reagon pas mbylljes së stadiumit: Vetëm 22 vetë që vrapojnë në fushë
Komisioni i Disiplinës nuk është kursyer aspak në vendimet d...

Bledi Shkëmbi rikthehet në “skenë”. Ish-kapiteni i sheh korçarët në elitë, e megjithatë garën nuk e quan aspak të lehtë. Ai paralajmëron luftë të ashpër deri në finish të Kategorisë së Parë mes Skënderbeut, Dinamos dhe Flamurtarit. Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, 43- vjeçari vlerëson punën e bërë në kampin bardhekuq pas janarit dhe jo vetëm në merkato.
“Besoj se po, këto do të jenë tri ekipet që do të luftojnë deri në fund për kalimin në Superiore. Mund të them se unë kam ndjekur çdo ndeshje të Skënderbeut duke u shtyrë nga dëshira që të rikthehen sa më shpejt në nivelet e larta të futbollit. Personalisht jam i bindur që do të rikthehen në Superiore. Më pëlqen shumë ky ekip i ndërtuar nga janari deri tani, si rrjedhojë e merkatos që ka bërë klubi dhe futbollit që po zhvillon trajneri Gvozdenoviç. Ekipi luan një futboll të mirë në bazë të mundësive që ka. Por dihet që Kategoria e Parë është shumë e vështirë, ndoshta më e vështirë se Superiorja”, theksoi fillimisht ish-kapiteni, që prej vitesh i është futur botës së trajningut.
Ai u ndal më pas edhe te zgjedhja e presidentit Ardjan Takaj për t’i besuar pankinës një ish-i si Ivan Gvozdenoviç. “Unë shokë i kam të dy, si Memellin ashtu edhe Gvozdenoviçin, me të cilin kam luajtur për disa sezone. Memellit i uroj suksese, por në futboll pjesa e trajnerit është pak specifike. Në momentin kur gjërat nuk ecin si duhet, nuk ndryshojnë futbollistët, por trajneri. Mendoj që në ato momente ardhja e Gvozdenoviçit ka qenë zgjedhja më e mirë që mund të bëhej. Për Ivanin më është bërë shumë qejfi, pasi ka qenë një futbollist shumë i mirë, profesionist dhe u rikthye atje ku ai ndihej më mirë dhe fitonte”, tha Shkëmbi.
Skënderbeut i mungon një lider, që të tërheqë ekipin. Që prej largimit të Bledi Shkëmbit nga futbolli i luajtur, nuk e kanë më një të tillë. E megjithatë, ish-kapiteni është treguar modest për këtë pjesë dhe ka thurur elozhe për lojtarët aktualë të bardhekuqve. Gjithsesi, ai ka lënë hapur një dritare për t’u rikthyer me dëshirë në Korçë për të punuar këtë herë, jo si kapiten, por me një tjetër petk.
“Unë mendoj se Skënderbeu ka djem shumë të talentuar dhe lojtarë me eksperiencë që deri diku po e bëjnë punën e tyre. Janë ata që kanë çuar ekipin drejt ringritjes në mesin e më të mirëve.
Për sa i përket rikthimit tim, patjetër që e mendoj dhe e kam menduar. Madje, me dëshirën më të madhe. Jam i bindur që do të ndodhë dhe nuk ka lidhje se ku do të jetë Skënderbeu, në çfarë pozite. Me shumë kënaqësi rikthehem aty. Shpresoj që të rikthehem në momente të mira, por edhe në ditë të këqija unë kam qenë dhe do të jem gjithmonë i gatshëm”, përfundoi Shkëmbi.
Komisioni i Disiplinës nuk është kursyer aspak në vendimet d...
Ndeshjet e Kombëtareve përfunduan dhe klubet nisin sërish ...
Klubi i Barcelonës ka vendosur që sezonin e ardhshëm, nuk do...
Kur mendohej se Zlatan Ibrahimoviç i kishte dhënë fund probl...
Suksesi në Botërorin 2022 i ka dhënë fund edhe makthit të ma...
Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit...
Pioli në telashe. Përveç Pierre Kalulu, Milani humb edhe shë...
Napoli po marshon i qetë drejt titullit kampion në Serinë A ...
Klubet e Arabisë Saudite duket se kanë nisur një garë të çme...
Cristiano Ronaldo nuk ia kursen luksin vetes dhe tashmë ësht...
Kur kanë mbetur edhe 10 ndeshje deri në fundin e Premier Lig...
Valentino Murataj duket se ka marrë disa ditë leje nga klu...
Napoli është skuadra më e mirë e këtij sezoni në elitën e fu...
Sezoni i dytë i dokumentar ‘Io soy Georgina’ po bën sërish b...
Youssoufa Moukoko është e ardhmja e Borussia Dortmundit. Me ...
Raphael Dwamena është padyshim “zbulimi” i Superiores në k...
Vllaznia do të luajë përballë Egnatias në gjysmëfinalet Kupë...
Me uljen e Auron Milotit në stolin e Vllaznisë një nga çësht...
Sergio Aguero u detyrua të tërhiqej nga futbolli para dy vit...
Dëmtimi i Hakan Calhanoglu në ndeshjet kualifikuese të "Euro...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...