web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Austria mahnit ndaj Polonisë, triumfon dhe shpreson te kalimi i grupit

21 Qershor 2024, 20:01, Sport CNA

Austria mahnit ndaj Polonisë, triumfon dhe shpreson te kalimi i grupit

Austria dominoi Poloninë në ndeshjen e grupit D, të cilën e fituan me rezultatin 3-1. Kombëtarja austriake, nuk e vuri në diskutim fitoren, pavarësisht se pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Trauner zhbllokoi sfidën në minutën e 9-të duke i dhënë avantazhin austriakëve, ndërsa Piatek barazoi shifrat në minutën e 30-të.

Fraksioni i dytë i lojës, foli vetëm për kombëtaren e drejtuar nga Rangnick, që shënoi dy herë, me Baumgartner në minutën e 66-të dhe Arnautovic në minutën e 78-të.

Me këtë fitore, Austria mban vendin e tretë me 3 pikë, po aq sa edhe Franca me Holandën që përballen mes tyre.





Lajmet e fundit nga