Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Arbër Abilaliaj ka marrë drejtimin e Partizanit, pas shkarkimit të trajnerit Aleksandar Veselinovic.
Abilaliaj foli për mediat, në prag të sfidës së kthimit me Laçin, në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Sipas tij, ekipi ka vuajtur nga ana psikologjike, pas mungesës së fitoreve, ndërsa deklaroi se lojtarëve u duhet kohë për tu përshtatur.
"Fillimisht do të doja të falenderoja trajnerin Aleksandar Veselinovic për punën që ka bërë deri më tani në klub. Për gjithë arritjet e tij përgjatë kësaj periudhe 6 mujore në klubin tonë.
Përpara kemi një ndeshje shumë të rëndësishme dhe koha është relativisht e shkurtër. Patjetër që do mundohemi të kthehemi pak më shumë në disa dinamika , apo në disa profile që Partizani edhe si klub i ka patur këta lojtarë edhe e kanë treguar më përpara. Mendoj që 2 – 3 ndryshime në koncept besoj se do ti kemi edhe në ndeshjen e nesërme.
Psikologjikisht nuk është asnjëherë mirë të mos fitosh, sepse fitorja krijon bindje, të jep siguri , krijon mekanizmat të cilat funksionojnë mirë. Patjetër që kjo nuk është nga situatat më të mira të mundshme, por gjithsesi unë mendoj dhe jam i bindur që i gjithë ambjenti që punojmë këtu edhe futbollistët është një ekip i shëndetshëm. Ndoshta ka vuajtur edhe presionet edhe ndryshimet që janë bërë , por mendoj që shumë shpejt do ta gjej rrugën drejt fitores sepse ekipi është , kualiteti është. E them edhe një herë që këta djem për mënyrën si stërviten dhe atë çfarë tregojnë në fushën e stërvitjes mendoj që i mungon vetëm të kthehemi te fitorja, të kthehet besimi sepse realisht është një grup shumë i mirë.
Të them të drejtën janë shumë faktorë për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje. Mendoj që gjëja më kryesore në momentin që ndërton ose më saktë duhet të jemi koshient që jemi duke ndërtuar diçka të re , mekanizma të ri, një fytyrë tjetër pasi kanë ardhur edhe lojtarë të rinj. Duhet ti përshtatemi edhe profileve dhe me mënyrën se cili profil dëshiron të luaj. Unë e kam thënë edhe më përpara se do të duhet një kohë tranzicioni për të krijuar një profil në qoftë se do të themi Partizani ri. Jam po ashtu shumë i bindur që në momentin që do konsolidohemi dhe do krijohet profili i përshtatem për futbollistët që kemi në përbërje mendoj që kualiteti në ekip është shumë i lartë. Çeshtja e shënimit apo pësimit të golave të dyja si statistika nuk kanë qenë në favorin tonë, duke ditur që kemi qënë një nga skuadrat që deri dje kemi pësuar më pak gola në kampionat. Mendoj që thjesht është një moment reflektimi për të gjjthë duke filluar nga ne të parët e deri te futbollistët më fund për tu fokusuar te gjërat që realisht dimë ti bëjmë mirë.
Sigurisht dy ditë për të implementuar diçka janë pak. Por për mua nuk janë pak, duke patur parasysh që me pjesën më të madhe të lojtarëve që do të interpretojnë lojën nesër kam kohë këtu . Më njohin, i njoh e di çfarë pret. Për këtë arsye them që nuk janë pak. Në qoftë se duam të rikthehemi te fitoret, te ndeshjet e mira apo te ajo mënyrë siç edhe ka luajtur më parë Partizani besoj se janë ditë të mjaftueshme. Më shumë për të kuruar pjesën e aspektit psikologjik që lojtarët të gjejnë vetveten. Pjesa tjetër e lojës do të jetë thjesht për tu interpretuar duke ditur që unë i njoh shumë mirë ata dhe ata më njohin mua", deklaroi Abilaliaj.
Barcelona dhe Lamine Yamal janë në bisedime për rinovimin ...
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshje...
Nuk ka më dyshime. Arbër Abilaliaj do të drejtojë Partizan...
Javier Tebas ishte i ashpër ndaj Real Madrid, pas polemika...
Massimo Oddo është trajneri i ri i Milan Futuro. Rezultate...
Legjionarët kuqezi kanë mbyllur një tjetër javë pozitive, ...
Rey Manaj mund të pasojë sulmuesin Ciro Immobile te Besikt...
Atalanta regjistroi një fitore të thellë 5-0 ndaj Empolit,...
Liverpool ka marrë një fitore të madhe në përballjen më të...
Momente paniku u regjistruan në ndeshjen mes Veronës dhe F...
Java e 24-t, në Kategorinë e Parë ka prodhuar surpriza sa ...
Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, nuk pritet të rikthe...
Juventusi po përgatitet për një tjetër revolucion në skuad...
Como ka triumfuar 2-1 ndaj Napolit, në sfidën e javës së 2...
E ardhmja e Ernest Muçit te Beshiktashi duket gjithnjë e m...
Eliminimi nga Liga e Kampioneve ka lënë shije të hidhur te...
Interi u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti min...
Moment i vështirë te Milani nuk ka fund. Pas eliminimit ng...
Teuta – Tirana dhe Skënderbeu – Egnatia ulën siparin e jav...
Teuta triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj Tiranës, në sfidën e ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...