web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

7+ i Leo Messi-t/ "Pleshti" vendos një tjetër rekord në Botëror me golin ndaj Kepit të Gjelbër

4 Korrik 2026, 10:00, Sport CNA

7+ i Leo Messi-t/ "Pleshti" vendos një tjetër rekord në

Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori. Kapiteni i Argjentinës vendosi një tjetër rekord të jashtëzakonshëm në Kupën e Botës, duke u bërë lojtari i parë në histori që shënon 7 ose më shumë gola në dy edicione të ndryshme të turneut më të madh të futbollit botëror. Rekordi i ri erdhi në ndeshjen e raundit të 1/16-ve ndaj Kepit të Gjelbër, ku Argjentina siguroi një fitore dramatike 3-2 vetëm pas kohës shtesë.

Messi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 29-të, pas një asisti të saktë nga Lisandro Martínez, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij dhe duke ndezur festën e tifozëve argjentinas. Ky gol nuk ishte thjesht një tjetër realizim në karrierën e tij të lavdishme të 38-vjeçarit. 8 herë fituesi i "Topit të Artë" vulosi një arritje që askush më parë nuk kishte mundur ta prekte.

Pas 7 golave të shënuar në Botërorin e Katarit në vitin 2022, Messi ka arritur të njëjtën shifër edhe në Kupën e Botës 2026, duke hyrë shkruar më tej me germa të arta emrin në librat e historisë.





Lajmet e fundit nga