web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Marrin fund dilemat, Tirana prezanton trajnerin e ri

3 Korrik 2026, 21:44, Sport CNA

ZYRTARE/ Marrin fund dilemat, Tirana prezanton trajnerin e ri

Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar emërimin e Dean Klafuriç si trajnerin e ri të skuadrës për sezonin 2026-2027.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi bardheblu prezantoi teknikun kroat, i cili ka mbërritur në kryeqytet për të nisur menjëherë punën.

Ky emërim shënon fillimin e një projekti të ri që synon rikthimin e 26 herë kampionëve të Shqipërisë te fitimi i trofeve. Me ardhjen e tij, drejtuesit e klubit pritet të ndërmarrin ndryshime rrënjësore në strukturën dhe organizimin e ekipit.

Trajneri i ri do të udhëheqë skuadrën që nga ditët e para të fazës përgatitore për kampionatin e ardhshëm. Fokusi kryesor mbetet rindërtimi i organikës dhe përgatitja e lojtarëve sipas filozofisë së re të lojës.

Zyrtarizimi i Klafuriç mbyll periudhën e tratativave për stolin dhe hap zyrtarisht merkaton dhe përgatitjet verore.





Lajmet e fundit nga