web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Goli që shkaktoi polemika, FIFA zbulon si u zbulua pozicioni jashtë loje

3 Korrik 2026, 19:42, Sport CNA

Goli që shkaktoi polemika, FIFA zbulon si u zbulua pozicioni jashtë

Ndeshja mes Kroacisë dhe Portugalisë në Kupën e Botës 2026 u mbyll me polemika pas anulimit të një goli për ballkanasit në minutën e 103-të.

Kroacia kishte kaluar në avantazh në minutën e 53-të me Ivan Perisiç, ndërsa Portugalia barazoi me Cristiano Ronaldon nga pika e bardhë. Në minutën e 94-t, Gonçalo Ramos shënoi golin që i dha avantazhin 2-1 Portugalisë.

Në minutën e 13-të shtesë, Josko Gvardiol dërgoi topin në rrjetë për Kroacinë, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it. FIFA sqaroi se sistemi “Connected Ball Technology” zbuloi një prekje të topit nga Igor Matanovic gjatë aksionit.

Kjo bëri që Mario Pasalic të konsiderohej në pozicion jashtë loje përpara asistit drejt Gvardiolit. Arbitri norvegjez Espen Eskas rishikoi gjithashtu pamjet për një ndërhyrje të Renato Veiga, por konfirmoi vendimin fillestar.

Pas ndeshjes, FIFA mbrojti vendimin duke theksuar se teknologjia e integruar në topin Adidas Trionda konfirmoi kontaktin me





Lajmet e fundit nga