web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga tullat te rekordi në Botëror, historia e portierit të Meksikës

3 Korrik 2026, 08:12, Sport CNA

Nga tullat te rekordi në Botëror, historia e portierit të

Raul Rangel është shndërruar në një nga protagonistët kryesorë të Kupës së Botës. Portieri i Meksikës po luan një rol vendimtar në rrugëtimin e kombëtares së tij, e cila ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ve dhe tashmë përgatitet për përballjen me Anglinë.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Rangel ka regjistruar 348 minuta pa pësuar gol. Falë paraqitjeve të tij, Meksika është një nga dy kombëtaret që ende nuk e kanë parë topin të përfundojë në rrjetën e tyre, së bashku me Spanjën.

Portieri i Ccivas ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e Meksikës dhe është zëvendësuar vetëm një herë. Kjo ndodhi në minutën e 78-të të fitores 3-0 ndaj Republikës Çeke, kur trajneri Havier Aguirre vendosi t’i japë disa minuta edhe veteranit Gilermo Occoa, në Kupën e tij të gjashtë të Botës.

Seria prej 348 minutash pa pësuar gol i ka mundësuar Rangelit të hyjë në historinë e futbollit meksikan. Ai ka kaluar rekordin e Kalderonit, i cili kishte regjistruar 283 minuta pa pësuar gol në Botërorin e vitit 1970. Gjithashtu ka lënë pas edhe Pablo Lariosin, që kishte arritur 276 minuta në vitin 1986.

Përveç rekordit kombëtar, Rangel ka hyrë edhe në një grup shumë të veçantë në historinë e Kupës së Botës. Ai është bërë portieri i shtatë që arrin të mbajë portën e paprekur në katër ndeshjet e para të karrierës së tij në këtë kompeticion.

Pas fitores 1-0 ndaj Koresë së Jugut, portieri meksikan deklaroi se skuadra beson se mund të arrijë rezultate të mëdha në këtë turne. Ai theksoi se është rritur nga ndeshja në ndeshje dhe se ka qenë gjithmonë i gatshëm të ndërhyjë në momentet kur ekipi kishte nevojë për të.

Përtej paraqitjeve në fushë, historia personale e Rangelit ka tërhequr vëmendje edhe jashtë futbollit. Para se të arrinte në nivelet më të larta, ai punoi në profesione të ndryshme për të ndihmuar familjen. Ka shitur karamele, ka larë makina, ka shpërndarë mish dhe bukë, ndërsa një nga punët më të vështira ishte ajo në prodhimin e tullave. Familjarët e tij kanë treguar se ai largohej herët në mëngjes dhe kthehej pas orësh të gjata pune, shpesh i mbuluar me baltë.

Sot, pas një rruge të gjatë dhe shumë sakrificash, Raul Rangel është kthyer në një nga figurat më të rëndësishme të kombëtares meksikane.





Lajmet e fundit nga