web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Termometri shënon 41 gradë Celsius/ Moti për ditën e sotme

2 Korrik 2025, 07:25, Sociale CNA

Termometri shënon 41 gradë Celsius/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët, pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore në jug të territorit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 7-8 m/s.

Valëzimi në det do të shkojë nga 1-2 ballë.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 41 gradë Celsius./ CNA





Lajmet e fundit nga