Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Një vatër e dytë e murtajës është konfirmuar zyrtarisht në qarkun e Korçës, këtë herë në fshatin Shkozë të bashkisë Maliq. Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për një fermë në pronësi të shtetasit Enkel Shkëmbasi, ku rreth 19 krerë bagëti të imta do të asgjësohen për të frenuar përhapjen e sëmundjes.
Në zonë rezultojnë të rrezikuar shumë krerë të tjerë, ndërsa perimetri i vëzhgimit shtrihet në një distancë nga 3 deri në 10 kilometra. Adriatik Skënderasi nga Shërbimi Veterinar konfirmoi se analizat laboratorike dolën pozitive për murtajë dhe se masat për asgjësimin e tufës problematike kanë nisur menjëherë. Deri më tani, në këtë fermë janë regjistruar edhe 20 kafshëve të ngordhuta, të cilat janë groposur ditën e djeshme. Në total, dëmi llogaritet në mbi 40-50 milionë lekë të vjetra.
“Aktualisht kemi vatrën e dytë në qarkun e Korçës. Kemi 2-3 ditë, dërguam analizat dhe u konfirmuan pozitivë me murtajë. Sot po kryejmë eleminimin. Ndodhemi në fshatin Shkozë të Maliqit, ku do të eleminohen gati 190 krerë të imëta, dele dhe dhi. Gjatë dy ditëve kemi edhe 20 ngordhje, të cilat u groposën dje dhe janë rreth 211 krerë dëm në këtë fermë. Rreziku është prezent, ne kemi përcaktuar zonën 3-10 km. Në 3 km përfshin fshatrat Zboq, Novoselë, Symizë, Këmbëthekër dhe Shkozë. I kemi porositur të gjithë fermerët mos kalojnë në këtë zonë. Analizat u morën pardje, përgjigjia erdhi dje pozitive dhe sot filluam eleminimin. Do marrim edhe të tjera për konfirmim nëse kemi dyshime, por aktualisht nuk kemi. Dëmi është i madh, 40-50 milionë lekë të vjetra po. Të gjithë fermerëve jo vetëm të Korçës por gjithë Shqipërisë tre gjëra u them. Mos blini kafshë nga origjina që nuk i dihet. Mos i levizni kafshët nga ferma juaj në fermë tjetër. Mos nxirrni e mos merrni kafshë në treg. Lejohen vetëm kafshë të cilat kalojnë në therrtore, duke u kontrolluar nga veterineri. Të gjithë janë në terren, sidomos sot është krehur gjithë zona. Risku është prezent dhe e vetmja masë është mos të kemi kontakt me këtë fermë”,-tha Skënderasi.
Zyrtarët lokalë kërkojnë bashkëpunim maksimal nga fermerët dhe marrjen seriozisht të situatës. Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, i pranishëm në terren, theksoi rëndësinë e ndalimit të çdo lëvizjeje të blegtorisë, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të murtajës.
“Është lajm i trishtë, shpresoj që të jetë e para dhe e vetmja. Unë po shkoj vetë në vendngjarje për ta parë sitiatën dhe për të sensibilizuar dhe për të dhënë mesazhet për lëvizje sa më të pakta, për blerje sa më të pakta të blegtorisë në këtë moment edhe të shpresojmë që kjo të mos hapet në zona të tjera. Kjo është një zonë që mban dele, dhinë dhe vetë komuniteti i këtyre zonave mbahet me këto bagëti ndaj të shoresojmë që dëmet të jenë sa më të pakta. Patjetër ne si pushtet lokal, por edhe qeveria do të ketë mbështetje për të gjitha rastet. Ne qëndrojmë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Bujqësisë, me zëvendësministrin që mbulon këtë sektor, me prefektin e qarkut, dhe të gjitha instancat. Të shpresojmë që të minimizohen. Ne jemi në ndjekje të situatës pasi kemi bërë takime me kryetarët e fshatrave, drejtuesit e njësive administrative me blegtorë për të bërë lëvizje sa më të pakta për të mos bërë blerje vend e pavend, por të ndalohet blerja në këtë moment në mënyrë kategorike, mos lëvizin tufat nga njëra zonë tek tjetra. Ka një udhëzim të veçantë për këtë punë, që e kemi diskutuar, e kemi bërë prezent, të shpresojmë që fjala edhe ajo çfarë Ministria e Bujqësisë ka rekomanduar të merret në konsideratë nga të gjithë. Të gjitha masat i kemi marë, shpresojmë që të gjithë të mos e marin si një lojë, por ta marin me seriozitet më të madh pasi është në shërbim të të gjithëve”,-tha Topçiu.
Autoritetet vijojnë monitorimin intensiv të zonës dhe paralajmërojnë se çfarëdo lloj neglizhence apo thyerje e udhëzimeve do të rrisë ndjeshëm rrezikun për përhapjen e sëmundjes në zona të tjera të qarkut dhe më gjerë./CNA
Është konfirmuar vatra e dytë e murtajës në Qarkun e Korçë...
Provimet e Maturës Shtetërore përmbyllen sot, me provimin ...
Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Flet babai i 12-vjeçarit që u mbyt rreth 10 ditë më parë n...
Shfaqja e murtajës te dhentë në Shkodër ka bërë që Autorit...
Ditën e hënë vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm dhe t...
Territori shqiptar do të vijojë nën mbizotërimin e motit t...
Ujësjellës Kanalizimet Durrës me anë të një njoftimi kanë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Kancelarja e Arsimit në Nju Jork, Melissa Aviles-Ramos, nj...
Një stuhi e pazakontë me reshje të dendura shiu dhe breshë...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Me përjashtim të rastit të dy javëve më parë kur në një fe...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Franca dhe Gjermania, dy shtete drejt të cilave u dyndën s...
Në vetëm 14 vjet, Shqipëria nga një vend më popullsinë më ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Të gjitha strukturat akomoduese që funksionojnë me regjim ...
Vetëm për një vit nga 2023 në 2024 popullsia e re në moshë...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...