Sa të vjetra janë ndërtesat ku jetojnë shqiptarët? Dominojnë banesat e 1981-2000
Në dy dekadat e fundit, nuk ka qenë e vështirë që të shohë...

Për periudhën janar-gusht numri i pacientëve të trajtuar në shërbimin spitalor publik arriti në 215,884 pacientë, me një kosto prej 81,763 lekë/pacientë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar totali i numrit të pacientëve të shtruar u rrit 7%.
Të dhënat janë publikuar në raportin “Realizimi i treguesve të monitorimit financiar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për 8-mujorin e vitit 2024”.
Referuar të dhënave konstatohet se ka nisur rënia e numrit të pacientëve të shtruar në kardiologji dhe kardiokirurgji, pas tendencës rritëse që pati për këto pacientë në periudhën e pandemisë së Covid-19.
Për janar-gusht 2024 janë shtruar 6,419 pacientë, me një kosto prej 74,993 lekë/pacientë. Krahasuar më të njëjtën periudhë numri i shtrimeve ka rënë 9%.
Rënie është shënuar edhe te pacientët e trajtuar në spitalet psikiatrike. Sasia e realizuar është 824 pacientë me një kosto prej 693,238 lekë/pacient. Kundrejt të njëjtës periudhë të mëparshme numri i shtrimeve në psikiatri ka rënë 46%.
Por mjekët pohojnë se për shkak të nivelit të lartë të ndotjes, mungesës të aktivitetit fizik dhe dëmeve të kequshqyerjes do të ketë tendencë rritëse për simptomat kardiake dhe neurologjike.
“Ndotja ambientale prej gazrave të makinave, ndotja nga lumi Lanës (lumë septik), plehrat etj, ndikojnë negativisht. Në qoftë se shton dëmet që vijnë nga ushqyerja, mungesa e aktivitetit fizik nëpër parqe, janë që të gjitha kushte që ndikojnë shëndetin e zemrës. Në perceptimin tim, si mjek urgjence, shoh rritje në simptomat kardiake, neurologjike si dhe ato respiratorë”, pohon Ilir Allkja mjek urgjence.
Sakaq numri i pacientëve të trajtuar me radioterapi arriti në 20,125 me një kosto prej 50.31 lekë/pacientë. Në raport me të njëjtën periudhë të 2023 numri i tyre u rrit 12%.
Pacientë të trajtuar me dializë 136,986 seanca të realizuara për muajt janar-gusht me një kosto prej 10,652 lekë/seancë. Numri i seancave është rritur 3% kundrejt të njëjtës periudhë të 2023.
Pacientë të trajtuar me katarakte 2,497 pacientë kundrejt 4,326 të parashikuar, me një kosto prej 4,646 lekë/pacientë.
Shpenzohen 8,2 mld lekë për rimbursimin e barnave
Sipas të dhënave të raportit të Monitorimit të treguesve për 8-mujorin 2024 janë trajtuar 361,498 pacientë me barna të rimbursueshme me një kosto prej 6,763 lekë/pacientë. Krahasuar me vjet numri i tyre është rritur 0,5%.
Për muajt janar-gusht 2024 për rimbursimin e barnave të listës është shpenzuar 8,2 mld lekë nga 12,2 mld lekë të planifikuara apo 68% e planit vjetor.
Për periudhën 8 mujore, sipas analizës statistikore të vlerave të pranuara të rimbursimit të barnave janë pranuar listë tregues të rimbursimit të barnave në vlerën rreth 8,2 mld lekë apo 0,4% më shumë se e njëjta periudhë në 2023.
Nga lista e rimbursuar e fishave të diabetit kanë përfituar 52,237 pacientë, ose 754 pacientë më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, me një rimbursim të fishave, në vlerë 96,1 mln lekë, ose 34 mln lekë më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Sa i përket rimbursimit të fishave të diabetit, me VKM nr. 492, datë 24.07.2024 përfitojnë nga ky rimbursim, përveç personave me Diabet Mellitus të grup moshës 0-25 vjeç dhe ≥ 65 vjeç edhe invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar./ Revista Monitor
Në dy dekadat e fundit, nuk ka qenë e vështirë që të shohë...
Kjo e shtunë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmo...
Dita e shtunë pritet të jetë në ndikim të kushteve atm...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën...
Arsimi dhe shëndetësia e dobët po ndikojnë negativisht pot...
Pas miratimit të ligjit “Për kontrollin e kultivimit dhe p...
Pas vitit 2016 sektori i ndërtimit u përfshi në zhvill...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga k...
Infrastruktura, rrugët, portet, hekurudhat ndihmojnë lëviz...
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosfe...
Sektori i ndërtimit është përfshirë në zhvillime të vrulls...
Moti parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe ...
Pjesa më e madhe e Parqeve Arkeologjike të Shqipërisë janë...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga ...
Një histori e trishtë është ajo e Vekos, 40-vjeçares n...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte at...
Tiranë, tubim ndërgjegjësues për kancerin e gjirit i vepri...
Për fundjavën që presim përpara, vendi ynë do të ndiko...
Në vitin 2023, në Itali u dhanë 330.730 leje qëndrimi, një...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...