“Suksese në udhëheqjen e vendit gjatë një prej kapitujve më të vështirë”/ Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar për emërimin e kryemi...
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar për emërimin e kryemi...

Pjesa më e madhe e Parqeve Arkeologjike të Shqipërisë janë të pazbuluara dhe nevojat për gërmime arkeologjike dhe arkeologë janë të mëdha. Gërmimet në shumë zona arkeologjike të vendit janë të pakta dhe po tërheqin një numër të vogël arkeologësh të rinj shqiptarë. Sipas studiuesve financimet për misionet arkeologjike dhe kërkimet shkencore mbështeten kryesisht nga të huajt dhe vetë parqet arkeologjike po përdorin shumë pak nga të ardhurat e tyre për këto aktivitete.
Në një mision arkeologjik në qytetin antik të Antigonesë në Gjirokastër Natalia Qirjo një studente e arkeologjisë në Universietin e Tiranës po gërmon me një grup të vogël arkeologësh dhe studentësh në zonë kryesore të qytetit.
Arkeologët kanë gjetur një shtresë më të hershme se ndërtimi i qyteti nga mbreti Piro dhe po përpiqen të hulumtojnë mbi materialin arkeologjik. Natalia thotë se është viti i dytë që përfshihet në gërmime.

“Ky është viti i dytë që vij në një mision arkeologjik. Vitin e kaluar isha në pjesën e sipërme të qytetit ku kryheshin gërmime tek “shtëpia e monedhave”, ndërsa këtë vit jam këtu tek qendra e qytetit apo “agoraja” si njihet ndryshe. Është një përvojë shumë e bukur dhe e dobishme që ka edhe vështirësitë e saj”, tregon ajo.
Natalia thotë se e ka zgjedhur arkeologjinë nga pasioni që kishte. Sipas saj përfshirja në misione arkeologjike është mjaft e rëndësishme për studentët.
“Unë kam mbaruar vitin e dytë këtë vit dhe është shumë e rëndësishme për mua të mësoj rreth karrierës që do ndjek në jetë. Unë i kisha me dëshirë lëndët shoqërore dhe kur pashë arkeologjinë thashë se këtë do zgjedh.”
Ndërsa Pëllumb Hoxha thotë se prej nëntë vitesh është në terren me gërmimet arkeologjike në disa zona të Shqipërisë.

“Unë kam marrë pjesë në disa misione arkeologjike. Jam përfshirë në misionin e Zgërdheshit me gjermanët, pastaj në Koman me një grup francezo-zviceran dhe shqiptar që gërmojnë atje, më pas kam qenë në mision në Durrës me italianët dhe tani jam këtu në Antigone sërish me italianët që vijnë nga Universiteti i Maceratës”, tregon ai.
Është një eksperiencë shumë e mirë, me misionet e huaja arkeologjike pasi këmbehen metodat e gërmimeve, thotë më tej Pëllumbi.
“Marrim njohuri për metoda gërmimi dhe praktika se si punohet në vendet e tjera në zonat arkeologjike. Kjo na ndihmon më pas të përcaktojmë rrugët tona më të mira në gërmimin arkeologjik dhe në studimin e materialeve për të bërë analiza për periudha historike.”
Sipas arkeologut, të rinjtë po i afrohen viteve të fundit pak arkeologjisë, ndonëse nevojat e Shqipërisë janë të mëdha pasi shumica e parqeve arkeologjike të vendit janë të pazbuluara.
“Ndoshta të rinjtë kanë pak informacion për arkeologjinë”, thotë ai.
Arkeologia me përvojë Sabina Veseli thotë se është shumë e rëndësishme për studentët shqiptarë të arkeologjisë pjesëmarrja në këto gërmime.

“Ne mundohemi që studentëve t'ua shpjegojmë të gjitha fazat, qoftë në terren, qoftë në laborator me mundësinë që ata të zgjedhin në të ardhmen ku duan të fokusohen. Në arkeologji është punë në terren, duhet të gërmosh, të qëndrosh në diell gjithë ditën. Oraret e e arkeologëve janë të gjata fillojnë në pesë të mëngjesit, merret një pushim në mesditë dhe pastaj rikthehesh në laborator. Është një punë e vështirë në terren por shumë e bukur.”
Zonja Veseli thotë se interesi për arkeologjinë në Shqipëri duhet të vijë në rritje. Arkeologjia përherë ngjall interes, thotë Sabina.
“Unë mendoj se arkeologjia ngjall përherë interes. Arkeologjia ngjall më shumë interes se degët e tjera sepse ka një tis përherë aventure, një tis që udhëton, jeton në komunitete, zbulon dhe ky proces i intrigon të rinjtë e sotëm. Mendoj se interesi tek të rinjtë për t`u marrë me arkeologji vazhdon të jetë i njëjtë. Unë mendoj që ky interes duhet të vijë në rritje pasi arkeologjia në territorin shqiptar është shumë e zhvilluar dhe ka punë për të gjithë”, deklaron ajo.

Sipas të dhënave zyrtare parqet arkeologjike u vizituan këtë vit nga rreth 400 mijë turistë vendas dhe të huaj një shifër që ka ardhur vit pas viti në rritje .
Por sipas specialistëve të trashëgimisë kulturore në shumicën e parqeve arkeologjike rritja e të ardhurave nuk përkon me më shumë financime për kërkime shkencore dhe gërmime arkeologjike nga këto të ardhura që krijohen.
Studiuesit vlerësojnë se fiancimet për misionet arkeologjike në Shqipëri por edhe për kërkimin shencor në përgjithësi janë të pakta si nga universitetet edhe nga institucionet e trashëgimisë kulturore./ VOA
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga ...
Një histori e trishtë është ajo e Vekos, 40-vjeçares n...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte at...
Tiranë, tubim ndërgjegjësues për kancerin e gjirit i vepri...
Për fundjavën që presim përpara, vendi ynë do të ndiko...
Në vitin 2023, në Itali u dhanë 330.730 leje qëndrimi, një...
Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet n...
Këtë të premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Këtë të enjte, moti parashikohet me alternime kthjelli...
Këtë të mërkurë, vendi ynë pritet të jetë në ndikim të...
Këtë të martë, moti parashikohet me mot të kthjellët d...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Deri në vitin 2050, 740 milionë fëmijë dhe adoleshentë mid...
Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga k...
Edhe këtë të diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Të dielën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike...
Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 1200 shqiptarë janë në...
Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Për fundjavën që presim përpara, vendi ynë do të ndiko...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kalimit t...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...