“Suksese në udhëheqjen e vendit gjatë një prej kapitujve më të vështirë”/ Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar për emërimin e kryemi...
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar për emërimin e kryemi...

Tiranë, tubim ndërgjegjësues për kancerin e gjirit i veprimtarëve dhe mjekëve Shoqata e Pacienteve Europa Donna Albania organizoi sot në Sheshin Nënë Tereza të Tiranës një tubim dhe një garë simbolike vrapimi e marshim për të ndërgjegjësuar shoqërinë ndaj kancerit të gjirit, titulluar “Race for The Cure, Albania”.
“Të gjithë donancionet do të shkojnë për të mbështetur vajzat dhe gratë, që janë përballur me kancerin e gjirit, si dhe për dhurimin e protezave të silikonit për ato gra, kanë nevojë”, tha Donjeta Zeqa, drejtuese e organizatës “Europa Dona Albania”.
Në tubim foli mjeku i njohur shqiptar, Prof.Asc. Helidon Nina, mjek kirurg onkolog, drejtues mjekësor në spitalin onkologjik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ai tha se kanceri i gjirit nuk luftohet vetëm në tetor. Ai bëri thirrje për vizita periodike me qëllim që sëmundja të zbulohet në faza sa më të hershme, sepse trajtimet janë modernizuar shumë dhe mundësojnë shërim të plotë.
Sistemi shëndetësor publik siguron vizita mamografie falas gjithë vitin me 14 pajisje në 12 qytete, ndërsa fushata e ndërgjegjësimit kundër kësaj sëmundje përqëndrohet më së shumti në muajin tetor.
Vitin e fundit u kryen gjithsej 25 mijë mamografi, nga të cilat 11 mijë janë kryer në muajin tetor dhe 5 mijë të tilla u kryen në njësitë e mamografive të lëvizshme.
Autoritetet shëndetësore kanë pohuar se kanceri i gjirit në Shqipëri, e cilësuar si sëmundja e shekullit, ka një tendencë në rritje, por 99% e rasteve të zbuluara herët janë krejtësisht të kurueshme, ndaj zbulimi i hershëm rrit e ndjeshëm kurimin e suksesshëm të kësaj sëmundje, ndërsa parandalimi i saj vjen me kontrolle të rregullta.
Në listën e barnave të rimbursueshme shtohen çdo vit barna të reja për sëmundjet tumoriale, dhe aktualisht për tumorin e gjirit janë përfshirë 20 barna të rimbursueshme dhe terapi inovatore, si dhe protokolle trajtimi të njëjta me vendet më të zhvilluara./ Voa
Për fundjavën që presim përpara, vendi ynë do të ndiko...
Në vitin 2023, në Itali u dhanë 330.730 leje qëndrimi, një...
Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet n...
Këtë të premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Këtë të enjte, moti parashikohet me alternime kthjelli...
Këtë të mërkurë, vendi ynë pritet të jetë në ndikim të...
Këtë të martë, moti parashikohet me mot të kthjellët d...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Deri në vitin 2050, 740 milionë fëmijë dhe adoleshentë mid...
Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga k...
Edhe këtë të diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Të dielën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike...
Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 1200 shqiptarë janë në...
Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Për fundjavën që presim përpara, vendi ynë do të ndiko...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kalimit t...
Ditën e premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të kalimit ...
Tranzicioni demografik dhe ndryshimi i stilit të jetesës e...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të jetë në ndikim të ku...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndiko...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...