web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Keni plane për fundjavën?/ Ja si do të jenë temperaturat

12 Tetor 2024, 08:00, Sociale CNA
Keni plane për fundjavën?/ Ja si do të jenë temperaturat
Foto ilustruese

Për fundjavën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore (depërtimi i pazakontë i anticiklonit afrikan).

Në këtë mënyrë, moti parashikohet për të dyja ditët kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare, të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore dhe kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe në mbrëmje.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7 m/s, ndërsa hera-herës ajo pritet të bëhet relativisht intensive deri dhe në 14 m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore./ CNA

Keni plane për fundjavën?/ Ja si do të jenë temperaturat

Keni plane për fundjavën?/ Ja si do të jenë temperaturat





Lajmet e fundit nga