"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...

Në një episod të serialit të njohur televiziv “Sopranot”, që nisi të transmetohej në vitet 1990, një gangster i thotë kryetarit Toni se dëshiron të tërhiqet nga loja.
“Çfarë je ti, një lojtar hokej?”, ia ktheu Toni me zemërim. Natyrisht, njerëzit e zakonshëm që nuk janë kriminelë droge dhe që po mendojnë të largohen nga bota e punës, nuk kanë pse të shqetësohen për gishtërinj të thyer apo dëmtime të tjera trupore.
Por edhe ata duhet të përballen me humbje të tjera që mund të jenë të dhimbshme: humbja e të ardhurave, e një qëllimi në jetë, ose edhe më keq, e rëndësisë si person.
Disa njerëz thjesht nuk duan të heqin dorë. Giorgio Armani nuk pranon të heqë dorë nga roli si drejtuesi i shtëpisë së modës, edhe tashmë në moshën 89-vjeçare. Edhe pse është njeriu i dytë më i pasur në Itali, ai ka të njëjtën etikë të fortë pune.
Charlie Munger, ndihmësi i manjatit Warren Buffett në firmën Berkshire Hathaway, punoi në centralin e investimeve derisa vdiq vitin e kaluar në moshën 99-vjeçare. Vetë zoti Buffett po vazhdon punën me energji në moshën 93-vjeçare.
Natyrisht, njerëz si Armani, Buffett ose Munger, janë të jashtëzakonshëm. Por ata nuk janë unikë në dëshirën për të qëndruar aktivë profesionalisht edhe në një moshë më të madhe. Një sondazh i këtij viti zbuloi se pothuajse një në tre amerikanë, thonë se mund të mos dalin kurrë në pension.
Shumica prej tyre thanë se nuk mund të përballonin dot financiarisht jetesën po të largoheshin nga një punë me kohë të plotë, veçanërisht kur inflacioni po gërryen gjithnjë e më tepër ndihmat e marra nga Sigurimet Shoqërore.
Por hamendësoni sikur ju jeni ndër ata njerëz me fat, që mund të zgjedhin të largohen nga puna. A duhet ta bëni këtë?
Dikur, ecuria si profesionist në botën e korporatave, ishte pak a shumë e parashikueshme. Punonjësi ngjiste shkallët e karrierës, duke fituar më shumë prestigj dhe pagë më të lartë në çdo hap. Pastaj, në fillim të të 60-ave, kompania hidhte një festë pensioni një të premte pasdite, dhe këtu përfundonte rrugëtimi i karrierës.
Që të nesërmen, personi shkëputej krejt nga bota e takimeve, objektivave, detyrave dhe punëve të tjera. Nëse kishte ende energji të tepërta, pensionisti mund ta përdorte atë duke luajtur në shtëpi me nipërit dhe mbesat. Nëse nuk kishte nipër e mbesa, mbeteshin fjalëkryqet, televizori dhe një batanije.
Edhe pse nxitja intelektuale ndikon në mbajtjen larg të depresionit dhe dëmtimit konjitiv, shumë profesionistë në sektorin e teknologjisë, dalin në pension sapo u këshillohet ta bëjnë, për t’i lënë hapësirë brezit të ri, duke thënë se nuk do të ishte realiste të pretendonin se mund të ruanin përparësinë e tyre në këtë fushë.
Megjithatë, të ikësh do të thotë të largohesh nga qendra e vëmendjes. Koha e lirë bëhet disi e pakuptimtë, pasi nuk je më në lojë.
Në fund të fundit, gjërat kanë ndryshuar. Jetëgjatësia po zgjatet. Është e vërtetë se, edhe pse vitet pas daljes në pension po zgjaten gjithnjë e më shumë, ato nuk kanë pse të jenë të mërzitshme apo të çojnë në një jetë pa kuptim.
Nëse dilni në pension pas 32 vjetësh si avokat në Bankën Botërore, mund të filloni ta kaloni kohën e lirë duke u marrë me fotografi dhe duke koleksionuar sende të rralla. Nuk keni pse të ndieni mungesën e punës apo të vuani nga mungesa e një qëllimi në jetë.
Për shembull, nëse nuk jeni më shef spitali, mund t’i bashkoheni organizatës Médecins Sans Frontières për punë të herëpashershme, mësimdhënie ose ndihmë në klinikën tuaj lokale. Vetëvlerësimi dhe rritja personale mund të rrjedhin nga shumë burime, duke përfshirë punën jofitimprurëse ose të mësuarit e të tjerëve si të ngrenë një biznes.
Por a mund të zëvendësojnë të gjitha këto, kornizën dhe zhurmën e të qenët pjesë e aksionit të punës? Mund të keni një axhendë boshe, pa afate, takime dhe tabela, por mund t’u drejtoheni teatrove, ekspozitave të artit dhe kurseve të kërcimit.
Kënaqësi të tilla janë të gjitha të mira të mjaftueshme për shumë njerëz. Por për ata që janë jashtëzakonisht ambiciozë dhe të përkushtuar, gjëra të tilla mund të duken të kota dhe madje, paksa të sikletshme.
Kjo për shkak se të qenët i dobishëm është një ndjesi që sjell kënaqësi të thellë. Dhe entuziazmi, edhe në doza shumë më të ulëta se ai që ndien në fillim të një karriere, vepron si një lloj kure kundër plakjes.
Sa herë që zotit Armani i thonë të tërhiqet dhe të shijojë frytet e punës së tij, ai përgjigjet “absolutisht jo”. Është i përfshirë kokë e këmbë në drejtimin e biznesit të përditshëm, duke këqyrur çdo model, dokument dhe figurë.
Në shfaqjen televizive “Seinfeld”, të transmetuar gjithashtu në vitet 1990, Jerry shkon për të vizituar prindërit, dy amerikanë të klasës së mesme që u shpërngulën në Florida kur dolën në pension. I gjeti duke ngrënë vaktin e darkës në pasdite.
“Nuk kam ndër mend të ha me zor një biftek në orën 4.30 të pasdites, vetëm për të kursyer disa dollarë!” protestoi Jerry. Gazetarja e The Economist që ka shkruar këtë artikull, kur hyri në tregun e punës, mendonte se kur të vinte dita për të dalë në pension, edhe ajo do të ishte një pensioniste tipike, e veshur me një këmishë të rehatshme ngjyrë rozë të çelët, duke ngrënë vaktin e darkës 4 orë përpara kohe.
Një çerekshekulli më vonë, gazetarja 48-vjeçare shpreson të shkruajë për The Economist edhe për disa dekada në vijim, edhe nëse do t’i duhet të shkojë nëpër intervista me bastun.
Në fund të fundit, Seinfeld është ende energjik në moshën 69-vjeçare. Por pyeteni sërish pas 21 vjetësh./ Monitor.al
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atm...
Gjatë fundjavës vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndi...
Zhvillimet në popullsinë e Shqipërisë janë më të rënda...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në ditën e Shën Valentinit, Eurostat ka ripublikuar të dhë...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Numri i mjekëve dhe infermierëve të shërbimit parësor që p...
Për ditën e mërkurë mbi vendin tonë pritet përmirësimi i m...
• Emërtimin e saktë të organeve seksuale. Vagina dhe penis...
Shqipëria po përballet me rënie të shpejtë të lindjeve, si...
Moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësiras...
Për ditën e sotme moti do të jetë i paqëndrueshëm, me ...
Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga një “luftë” dhe “pë...
Deri para pak vitesh, Shqipëria kishte avantazh konkurrues...
Këtë të diel nis gradualisht depërtimi i masave ajrore të ...
Prindër, kur do të vendosni fëmijën në gjumë, përpiquni të...
Kur Lina e ka kuptuar se është shtatzënë me një tjetër vaj...
Ditën e shtunë vendi ynë do ndikohet nga kushte atmosf...
Të premten, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjt...
Këtë të enjte, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...