Bojkoti është gjithnjë gabim
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...
Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare...

Pas falenderimit për nënën e saj birësuese në “Ka Një Mesazh Për Ty”, ka ardhur momenti që Pranvera të mësojë të vërtetën që kërkon prej vitesh.
Në fillim të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo u shpreh se veç gruas që e ka rritur, kishte ftuar edhe atë që e ka lindur. Pranvera ka kaluar vite të tëra me një pikëpyetje se kush është familja e saj biologjike.
Ajo u birësua në moshën 3-vjeçare, por kur shkoi 7 vjeçe i thanë se ishte “gjetur në koshin e mbeturinave”. Disa vite më vonë, dikush ia konfirmoi këtë version dhe për 15 vite të tjera i shkonte ndërmend vetëvrasja sepse përfytyronte refuzimin. Në moshën 30-vjeçare prindërit birësues e zhveshën më në fund frikën e tyre për ta humbur dhe i rrëfyen se e kishin marrë në jetimore.
Nga ai moment, ata iu kthyen në ndihmë për të gjetur rrënjët e saj. Përgjatë rrugës, Pranvera kontaktoi me programin dhe për 7 vite rresht, nuk ka reshtur puna për të mësuar të vërtetën.
Dikur, ra në gjurmët e një familjeje në Tepelenë, emrat e së cilës (Nexhmije dhe Luftim) përkonin me certifikatën që kishte babai birësues i Pranverës. Kur takoi djalin e familjes, ai u habit nga ngjashmëria e Pranverës me motrën e tij. Në këto 7 vjet, Pranvera i ka takuar dhe ka qëndruar me ta, por asnjëherë nuk është pohuar ose mohuar nëse ishte vajza e tyre.
Më vonë, ajo ka kërkuar një test ADN-je, por kanë refuzuar. Në kyçin e dorës së Pranverës ndodhet një tatuazh me emrin Miranda, pasi në informacione të tjera të gjetura rezultonte se nëna e saj ishte një grua me këtë emër që ka ndërruar jetë.
Për t’i shpjeguar të vërtetën e gjithë kësaj enigme, Ardit Gjebrea shkon pranë Pranverës dhe nënës së saj birësuese, Uranisë. Ai konfirmon se nëna biologjike është Nexhmija dhe rrjedhimisht, emri i tatuazhit nuk qëndron.

Ardit Gjebrea: Kur ka folur në fillim me Bernardin, edhe pse ne tashmë e kemi të verifikuar gjithçka, nuk ia ka pranuar këtë histori. Më pas, ne kemi dërguar një person tjetër shumë të afërt me të, për të folur, për të biseduar dhe më në fund zonja është dorëzuar dhe i ka thënë “po, unë jam”. Ke edhe një vëlla, ke më shumë se një vëlla dhe njëri jeton me nënën tënde biologjike. Kemi kontaktuar edhe me vëllain, siç ka qenë një traumë për ty me siguri do të ketë qenë një traumë shumë e madhe edhe për të. Nuk kanë ardhur sot as nëna dhe as vëllai, por vëllai është treguar i gatshëm që të flasë me ty dhe pse jo, ndoshta edhe të takoheni.
Në duart e moderatorit mbërrin një zarf i cili brenda tij ka foton e Nexhmijes dhe kontaktin e saj dhe të djalit. Pranvera sheh fotografinë dhe në fytyrën e saj të përlotur lexohet një tronditje e thellë.
Ardit Gjebrea: Çfarë ndien? Flasim.
Pranvera: Të vërtetën?
Ardit Gjebrea: Të vërtetën.
Pranvera: Mëshirë.
Ardit Gjebrea: Mëshirë?
Pranvera: Po.
Ardit Gjebrea: Që do të thotë?
Pranvera: Sepse nëse do të ndieja urrejtje në këto momente, do t’i kthehesha pas sëmundjes. Mëshira jep hapësirë që të zbutet zemra sepse ky është refuzimi tjetër që unë mora dhe ky ishte stacioni i fundit që ne lamë takim. Ndiej mëshirë… sepse çfarëdolloj arsyeje që ajo duhet të kishte nuk mendoj që mund ta ndalë për të takuar vajzën dhe mendoj që Zoti ma dha shenjën prapë, fillimi dhe mbarimi.
Ardit Gjebrea: Kam një pyetje. Mendon se të ngjan pak ose i ngjan asaj?
Pranvera: Jo.
Urania: Ngjan.
Ardit Gjebrea: Mamaja thotë që ngjan, edhe unë them që ngjan por ti tashmë nuk do as që të të ngjajë, as t’i ngjash.
Pranvera: Jo.
Ardit Gjebrea: Dëshiron ta marrësh këtë zarf me numrat e telefonit apo jo?
Pranvera: Zarfin me fotografinë jo.
Ardit Gjebrea: Numrat e telefonit i do?
Pranvera: Po, nëse më vonë…
Ardit Gjebrea: Varet se si të vjen. Nuk e do fotografinë?
Pranvera: Jo./tvklan.al
Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga k...
Kur një nënë apo baba, po edhe gjyshërit, i bien me shpull...
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmos...
Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura, ...
Vendi ynë pritet të ndikohet nga kalimi i një fronti të ft...
Nuk është sekret që alkooli dëmton trurin tonë. Të zg...
Këtë të enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushte...
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht ...
Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga k...
Këtë të diel moti nis me alternime kthjellimesh e vran...
Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet n...
Prej disa ditësh stuhia “Ciaran” ka prekur disa vende të E...
Këtë të premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushte...
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kush...
Lawrence Faucette, është 58-vjeçari që bëri rreth gjashtë ...
Shkencëtarët e quajnë imunitetin “inteligjenca e trupi...
Mosha mesatare e mjeteve që qarkullojnë në vend ka ard...
Për ditën e mërkurë pritet një përmirësim i lehtë i ku...
Dita e martë do të nisë me kthjellime dhe shtim gradual të...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...