Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Konfliktet në familje po prodhojnë histori nga më të ndryshmet. E tillë është ajo që ka ndodhur në familjen Mikaj.
Kryefamiljari Gjovalin Mikaj nga Boga e Malësisë së Madhe ka denoncuar në polici pretendimin e tij se bashkëshortja është larguar në drejtim të paditur nga shtëpia dy ditë më parë së bashku me të birin 15 muajsh.
“Ka dy ditë që më ka ikur gruaja dhe ka marrë edhe djalin 15 muajsh me vete. Nuk po gjej rrugëzgjidhje askund. E kam denoncuar rastin në polici dhe deri më tani nuk kam asnjë përgjigje për ta zgjidhur problemin. Unë kërkoj djalin se nuk e di çfarë ka bërë ajo, mbase e ka shitur ose nuk e di se çfarë ose as se ku ndodhet. E kam mbajtur më përpara 3 muaj djalin vetëm sepse iku në Itali ajo dhe e kishte lënë djalin e vogël në kishë, e ka lënë në rrugë të madhe dhe ka ikur. E kam mbajtur me shumë sakrificë dhe mund. Unë për atë djal jam i gatshëm të jap jetën. Unë dua vetëm djalin dhe jo gruan. Ajo nuk ka më punë me mua. Për herë të fundit kam kontaktuar para dy ditësh dhe më ka thënë fyerje të rënda dhe më ka thënë se nuk ke më punë me mua”, tha Gjovalin Mikaj.
Në çiftin Mikaj konfliktet kishin disa muaj që kishin agravuar deri në një situatë absurde ku bashkëshorti shprehet se nuk ishte në dijeni se gruaja e tij kishte pasur 3 martesa më parë dhe dy vajza nga këto martesa të mëparshme.
“Problemet mes nesh kanë nisur më përpara, por kanë qenë konflikte të dobëta. Vetë familja e saj e ka nxjerrë jashtë. Ajo ka edhe dy vajza të tjera që i ka lënë në Itali kur ishte këtu me mua. Unë nuk e kam ditur për dy vajzat e saj dhe ajo më ka thënë dua që të vij të shoh djalin dhe për hir të djalit të bashkohemi. Ka qenë tri herë e martuar përpara meje dhe unë për një martesë të saj e kam ditur, por për tri martesa jo, nuk kam qenë në dijeni. Më ka kërcënuar dhe madje ka bërë edhe denoncim në polici për mua sikur e kam dhunuar gjë që nuk është e vërtetë dhe as policia, as gjykata nuk ia kanë marrë parasysh. Ajo ka edhe probleme të shëndetit mendor besoj, nuk është në gjendje normale. Ne kemi pasur 3 vite e gjysmë të martuar dhe problemet kanë nisur vitin e fundit. Problemet kanë ardhur nga ana e saj se unë nuk kam pasur asgjë. Madje unë kam prishur marrëdhëniet me babain tim, me familjen time për hir të saj dhe për të rritur djalin. Unë besoj se e ka gënjyer dikush dhe e ka marrë dikush. Unë nuk e dua atë dhe nuk më intereson se ku ka ikur, unë dua vetëm djalin. Telefonin e ka të fikur, edhe familja e saj kërkojnë vetëm djalin e vogël dhe më kanë thënë se zëre se vajza jonë është e vdekur. Ata nuk e duan dhe e kanë bërë për të vdekur”, deklaroi Gjovalin Mikaj.
Tashmë ka mbetur në duart e organeve ligjzbatuese që kjo situatë të marrë një zgjidhje për babain që është në kërkim të fëmijës së tij./ CNA
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në bare dhe restorante vijon rritja e pagave, për shkak të...
Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ndonëse numri i mjeteve po shtohet dhe popullsia është red...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
“Ndikimi i muraleve në transformimin e qytetit të Ferizajt...
Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe ve...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në 21 maj Kisha Orthodhokse kremton shenjtorët mbretër, Sh...
Sociologu Eriseld Kalemaj ka ngritur një thirrje alarmi mb...
Dita e sotme do të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm. S...
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi Panairi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Prej më shumë se 20 vitesh, mjeshtri Selami Rondo vijon të...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Druri dhe guri janë dy elementë karakteristikë të së gjith...
16 maji njihet si dita botërore e familjes. Në këtë ditë t...
Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushtev...
Për ditën e sotme moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe do t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...