Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja
Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe ve...

“Ndikimi i muraleve në transformimin e qytetit të Ferizajt” është ligjërata që mbajti në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, artistja dhe dekania e Fakultetit të Arteve të Aplikuara në Universitetin e Ferizaj në Kosovë, Lebibe Shabani. Së bashku me Departamentin e Arteve në Shkodër, Shabani tha se prania e saj ka për qëllim nisjen e një bashkëpunimi të përbashkët mes të rinjve në dy shtetet shqiptare.

“Ka muaj që kemi filluar disa iniciativa për të nisur bashkëpunimin fillimisht si dy universitete, pasi unë punoj në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe kemi një organizatë artistike ku bëjmë shumë murale dhe kemi dashur të nisim një bashkëpunim mes të rinjve. Shpresoj që ta realizojmë shumë shpejt. Sot kam ardhur të mbaj një ligjëratë në Shkodër lidhur me gjithë punën që ka realizuar organizata artistike ‘Mural Fest Kosova’ dhe pas kësaj ligjërate do të mundësojmë realizimin e një murale brenda këtyre hapësirave”,-tha Shabani.
Muralet në Ferizaj të Kosovës, shprehet artistja Shabani, kanë ndikuar pozitivisht në qytet ndërsa temat e trajtuara janë sociale.

“Muralet në Ferizaj kanë ndikuar pozitivisht dhe kanë bërë një transformim të madh artistik në qytet. Kuptohet se, nga një fasadë e thjeshtë, ngjyra artistike në të dallon dukshëm. E vlerësoj iniciativën që kemi filluar me komunitetin artistik dhe padyshim që kjo punë duhet që të vazhdojë. Arti gjithmonë duhet që të përçojë një mesazh dhe ne jemi të vetëdijshëm në këtë pikë. Në këto 10 vite çdo herë ‘Mural Fest Kosova’ ka trajtuar tema të ndryshme. Stafi i organizatës mblidhet dhe analizon aktualitetin dhe çfarë është e nevojshme në atë moment dhe e vlerëson për një temë të caktuar. Kryesisht temat që trajtohen janë sociale, për të drejtat e njeriut, veçanërisht për të drejtat e grave, por kemi pasur edhe tema të tjera, si mbrojtja e mjedisit. Muralet i kam pikë të dobët dhe kam mbi dy dekada që i realizoj, muralet të cilat janë shumë të rëndësishme sepse janë vepra artistike në hapësira publike dhe përçon mesazh jo te një individ, ose jo te një galeri e mbyllur, por te çdo qytetar që kalon në atë hapësirë. Muralet janë pritur mirë në Ferizaj dhe kjo ka qenë një shtysë shumë e madhe për ne që të vazhdojmë më tej”,-tha Shabani.
Shabani ka zgjedhur Shkodrën, një qytet që ka nisur të aplikojë muralet nga artistë të ndryshëm.

“Shkodra është djep i kulturës dhe ne kemi ardhur këtu për të dhënë dhe për të marrë nga Shkodra. Unë personalisht kam parë murale të bukura dhe shumë të vlefshme, siç është muralja ‘Motra Tone’ në hyrje të Shkodrës. Kemi pasur një partneritet të mirë me Shkodrën, si komunës Ferizaj, si universitet ndërsa unë kam pasur edhe një ekspozitë përpara 4 viteve këtu në Shkodër, kështu që është një binjakëzim shumë i mirë”,-u shpreh Shabani.
Pas kësaj ligjërate, pritet që artistët e rinj në Ferizaj dhe Shkodër të ndërveprojnë dhe të mundësojnë realizimin e muraleve të ndryshme në të dyja këto vende./CNA
Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe ve...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në 21 maj Kisha Orthodhokse kremton shenjtorët mbretër, Sh...
Sociologu Eriseld Kalemaj ka ngritur një thirrje alarmi mb...
Dita e sotme do të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm. S...
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi Panairi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Prej më shumë se 20 vitesh, mjeshtri Selami Rondo vijon të...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Druri dhe guri janë dy elementë karakteristikë të së gjith...
16 maji njihet si dita botërore e familjes. Në këtë ditë t...
Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushtev...
Për ditën e sotme moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe do t...
Dera mbetet e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të ken...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellime...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e d...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e s...
Dita e premte do të karakterizohet nga mot relativisht i p...
Moti parashikohet me kthjellime, si dhe alternime vranësir...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...