SHBA-të nisin sulme të reja ndaj Iranit/ Trump paralajmëron Teheranin: Sillu mirë
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...

16 maji njihet si dita botërore e familjes. Në këtë ditë të rëndësishme, një vëmendje u kushtohet personave me aftësi ndryshe, të cilët përballen me një sërë problemesh. Luigj Mila, drejtues i projektit “Shpresa” në Shkodër, që trajton prej 30 vitesh 65 persona me aftësi ndryshe, shprehet se vështirësitë që ka kjo shtresë janë të mëdha. Çdo vit janë afro 100 kërkesa për strehim, por Mila thotë se është e pamundur për t’i strehuar.
"Projekti 'Shpresa' ka 7 shpi familje. Qëllimi i themelimit të këtij projekti 30 vite më parë ka qenë që t'u ofrojmë këtyre fëmijëve diçka që u ka munguar. Këta persona janë marrë nga institucione të ndryshme shtetërore dhe janë braktisur nga familjet e tyre. Problemet janë të ndryshme, probleme që lidhen me ekonominë, me financat, etj., ndihmesë që vjen kryesisht nga shteti. Marrin një pagë minimale që shkon te 100 euro, por kërkesat për nevoja ditore shkojnë të pakten 6 mijë lekë të vjetër. Pra, nuk përputhet pensioni as me kërkesat e tyre ditore. Probleme të tjera lidhen me infrastrukturën, kemi shumë që nuk mund të lëvizin. Kemi nevojë për mbështetjen e bashkisë, për mbështetjen e organeve shtetërore, por edhe private. Brenda një viti projekti ynë ka deri në 100 kërkesa, por ne trajtojmë vetëm 65 sepse ky është kapaciteti ynë. Jo të gjithë arrijnë të integrohen përmes punës. Ne kemi përfituar shumë trajnime dhe kemi arritur të punësojmë vetëm 10% dhe kemi punëkërkues mbi 90% të tyre", tha Luigj Mila, drejtues i Projektit “Shpresa”.
Fabrizio Nocchi, i cili drejton shoqatën “Madoninna del Grapa” në Shkodër, shoqatë e cila prej vitesh u vjen në ndihmë personave të sëmurë, thotë se familja në ditët e sotme ndodhet në një krizë të thellë sociale. Nocchi kërkon mbështetjen e institucioneve, mediave, por edhe mbarë shoqërisë për ti'u ardhur në ndihmë modeleve pozitive në krijimin dhe ruajtjen e familjes.
"Familja sot po vuan nga një krizë ekzistenciale. Me pak fjalë mund të themi se familja gjendet në një situatë paradoksale. Çdo ditë kemi raste kur familjet bëhen më të brishta. Familjet po shpërndahen, ndahen, ribashkohen. Klima kulturore dhe propaganda e medias nuk favorizojnë krijimin e familjes. Një arsye është formimi i një kulture individuale. Ne jetojmë në një shoqëri ku mbizotëron vetja. Secili prej bashkëshortëve e mendon tjetrin në shërbim të vetes, përmbushjes individuale dhe jo krijimit të 'ne'. Egoja po bëhet padroni i së vërtetës. Unë u drejtohem institucioneve që ta promovojnë e drejtojnë familjen. Që të mund të drejtojmë e ndihmojmë edhe të tjerët që kanë nevojë për një familje", u shpreh Nocchi.
Rrok Daka është një prind, i cili po rrit një vajzë me sindromën Down. Ai thotë se vështirësitë për personat me aftësi ndryshe janë të mëdha sepse mungon mbështetja e duhur financiare nga ana e shtetit, punësimi dhe integrimi i tyre.
"Me jetu me këtë shtresë nuk është pak. Është diçka e jashtëzakonshme, e mrekullueshme, por edhe e vështirë. Vështirësitë janë nga më të ndryshmet. Nuk janë kushtet, kushtet ekonomike. Sepse njëri prind duhet me qenë pa punë për t'u marrë me një person me aftësi të kufizuara. Opinioni nuk është i formuar akoma. Nëse dikush nuk e do këtë njëri të paktën mos ta përqeshë. Me 100 mijë lekë në muaj një fëmijë nuk mund të jetojë se ka nevojë për ilaçe, për me dal për me u bashku sado pak me jetën jashtë. Integrimi në shoqëri është i vështirë. Është hapur, ka përparuar diçka, por duhet më tepër, shoqëria duhet me i hap dyert. Është edhe ligji një në 24 persona, një duhet të jetë me aftësi ndryshe. Shkova me fol me dikë për punësim dhe madje i fyente. Ligji nuk zbatohet", tha Daka.
Vetë personat me aftësi ndryshe u bënë pjesë e një shfaqjeje, e cila solli mesazhe të forta sensibilizuese për të pranishmit ku fokusi ishte vëmendja ndaj tyre. Gjatë gjithë kësaj jave në Shkodër do të ketë një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese kushtuar rëndësisë së familjes./ CNA
Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushtev...
Për ditën e sotme moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe do t...
Dera mbetet e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të ken...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellime...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e d...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e s...
Dita e premte do të karakterizohet nga mot relativisht i p...
Moti parashikohet me kthjellime, si dhe alternime vranësir...
Mjeku Erion Dasho, me anë të një postimi në rrjetet social...
Dita e mërkurë do të karakterizohet nga mot relativisht i ...
Shqipëria vijon të jetë nën mbizotërimin e temperaturave r...
Këtë të hënë është Dita e Dëshmorëve të Kombit që kanë dhë...
Dita e hënë do të jetë me mot relativisht të paqëndrueshëm...
Laura Avdolli, 27-vjeç e diagnostikuar Karcinomë hepatike ...
Dita e sotme do të mbizotërohet nga mot ii qëndrueshëm. E...
Kjo është njësia e mjeshtrit të njohur të gurit Muhedin Ma...
Sot do të mbizotërojë moti i kthjellët dhe temperatura të ...
Shqipëria vijon të mbetet nën mbizotërimin e masave ajrore...
Ditën e sotme moti parashikohet të jetë i qëndrueshëm. Er...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...