Reshje shiu në formë shtrëngate/ Moti për ditën e sotme
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...

Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë në presion këtë vit nga efektet që dhanë gripi dhe Covid-19 në përhapjen e infeksioneve respiratore.
Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik tregun se prirjet e infeksioneve respiratore ishin të larta gjatë muajve janar-shkurt-mars të këtij viti në raport me vitin 2022 (shiko të dhënat në grafikun e mëposhtëm).
Virozat u bënë më agresive në muajin shkurt të këtij viti. Në javën e dytë të vitit 2024 u numëruan gjithsej mbi 17,600 persona të prekur nga infeksionet respiratore të sipërme dhe të poshtme, nga rreth 14 mijë raste që u numëruan në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjatë shkurtit dhe marsit 2024, infeksionet respiratore çdo javë kanë qenë rreth 25% më të larta se e njëjta periudhë e vitit 2023.
Mjekët në Poliklinikën e Sëmundjeve të Mushkërive në Tiranë pohojnë se këtë sezon, gripi ishte më i forti pas pandemisë Covid-19. Në vitet 2021-2022 dhe 2023 pas valëve të Covid-19 virozat ishin më pak agresive. Por këtë vit qarkulluan edhe Covid-19, edhe gripi sezonal, duke bërë që shumë të prekur të kishin nevojë për trajtim më të thelluar.
Mjekët shpjegojnë se kjo virozë ka qenë disi jo e zakontë për shkak se ka zgjatur më shumë se gripi i zakonshëm. Simptomat i kanë mbajtur pacientët për gati dy javë, ku kanë dominuar temperatura e lartë, dhimbjet e kockave dhe kolla e fortë. Frekuenca më e lartë e infeksioneve respiratore të krijuara nga gripi ka qenë te fëmijët deri në 4 vjeç.
Gripi ka qenë më agresiv te moshat e vjetra, duke shkaktuar edhe mortalitet më të lartë se vitin e kaluar, teksa te fëmijët ka rritur nevojën për më shumë shtrime në spital.
Bashkë me gripin ka qarkulluar edhe Covid-19. Në muajin dhjetor të vitit 2023, Instituti i Shëndetit Publik referoi se zyrtarisht 257 raste ishin të konfirmuara me Covid-19, në muajin nëntor 293 raste, ndërsa në shtator kanë qenë më shumë raste. Duke qenë se janë tamponuar vetëm rastet me simptoma, virusi qarkulloi në shkallë më të gjerë. Të dhënat zyrtare konfirmojnë se gjatë periudhës tetor-dhjetor 2023 kanë humbur jetën 9 persona nga Covid-19.
Të dhënat tregojnë se Covid-19 ka qarkulluar më së shumti me simptoma në moshat e vjetra. Sipas ISHP-së, në muajin tetor, grupmosha më e prekur ishte 65-74 vjeç me incidencë 127.5 raste për 100,000 banorë e ndjekur nga grupmosha 75+ vjeç me incidencë 108.34 raste për 100,000 banorë.
Të dhëna nga laboratorët tregojnë se Covid-19 qarkulloi intensivisht edhe në vitin 2024. Drejtues të laboratorëve mjekësorë pohojnë se janë shtuar rastet e të prekurve të konfirmuar me Covid-19 pas kryerjes së tamponit./Monitor
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Depërtimi i masave ajrore të lagështa jugperëndimore me or...
“90% -të e fëmijëve që urinojnë natën ndihen shumë keq. Çd...
Për ditën e sotme moti do të jetë kryesisht i vranët e int...
Çdo fjalë të re, që fëmija mëson, hap një portë të re drej...
Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikoh...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Këtë të enjte moti parashikohet me kthjellime, por edhe al...
Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ketë kushte të qëndrueshm...
Një adoleshent ka mbetur zemërthyer pasi mësoi se shok...
Ditën e martë, vendi ynë do të ketë kushte të paqëndru...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të ...
Ditën e sotme në vendin tonë priten reshje, në përgjit...
Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga periferia e...
"Treguesit e punësimit u përmirësuan gjatë vitit 2023, por...
Ditën e sotme vendi ynë do të të jetë nën ndikimin e k...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...