Protestuesit e larguan nga protesta/ Zmbrapset Shehaj
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...

Kolesteroli është kryefjala e një lumi artikujsh e këshillash mjekësore për shëndetin e zemrës, por ekspertët sqarojnë se kolesteroli nuk është domosdoshmërisht i keq.
Pikësëpari, njeriu ka nevojë për kolesterol. Kjo substancë e butë e ngjashme me dyllin gjendet jo vetëm në enët e gjakut, por edhe në çdo qelizë. Kolesteroli është i nevojshëm për prodhimin e hormoneve siç është estrogjeni dhe testosteroni dhe acidet biliare që ndihmojnë në tretjen e yndyrnave.
Për më tepër, kolesteroli ndihmon edhe për kujtesën dhe është thelbësor për shumë funksione nervore.
Thënë shkurt, nëse ke arritur të lexosh deri këtu, duhet të falënderosh kolesterolin. Megjithatë, duke lënë shakatë mënjanë, si çdo gjë në jetë, edhe në rastin e kolesterolit, ekuilibrat janë të brishtë. Nëse organizmi juaj përmban sasi të larta të kolesterolit të gabuar, atëherë dëmet janë të mëdha.
Kolesteroli i mirë dhe kolesteroli i keq
Kolesteroli ndahet në tri kategori: lipoproteinë e një dendësie të ulët, tepër të ulët dhe tepër të lartë. Lipoproteina e një dendësie të lartë është shumë e mirë për shëndetin. Kolesteroli i keq jo domosdoshmërisht manifestohet me simptoma specifike, ndaj shpesh njihet si ‘vrasësi i heshtur.’ Sipas ekspertëve, niveli i shëndetshëm i kolesterolit është si më poshtë:
Kolesteroli i plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl (miligramë për një decilitër gjaku), kolesteroli LDU duhet të jetë më pak se 100 mg/dl, kolesteroli LDL duhet të jetë 40 mg/dl ose pak më i lartë. Niveli i triglicerideve duhet të jetë më i ulët se 150 mg/dl.
Çfarë lidhje ka kolesteroli me tiroiden?
Tiroidja është përgjegjëse për çlirimin e hormoneve që kontrollojnë metabolizmin që orienton mënyrën se si trupi e përdor energjinë.
Hormonet e tiroides rregullojnë frymëmarrjen, peshën e trupit, temperaturën e trupit, rrahjet e zemrës dhe sistemin nervor. Ajo që nuk dinin studiuesit deri tani është se problemet me tiroiden nxisin rritjen e nivelit të kolesterolit të keq.
Në disa raste, tiroidja prodhon shumë ose ndjeshëm më pak hormone, të cilat shkaktojnë një sërë problemesh. Nëse vuani nga hipotiroidizmi, atëherë mungesa e hormoneve nënkupton më shumë kolesterol të keq në gjak. Hormonet e pakëta në trup nuk arrijnë të pastrojnë kolesterolin nga gjaku duke rritur ndjeshëm nivelet e tij dhe rritur rrezikun për sëmundjet e zemrës.
Regjim i balancuar ushqimor
Personat që vuajnë nga hipotiroidizmi nuk mund t’i nënshtrohen një regjimi specifik ushqimor, megjithatë ata duhet të sigurohen që ky regjim të jetë i ekuilibruar. Mjekët sugjerojnë se ngrënia e tepërt e një ushqimi të caktuar dëmton organizmin. Rrjedhimisht, ata sugjerojnë një përzierje të pasur frutash dhe perimesh.
Ushqimet që duhen shmangur
Kafeja dhe soja janë dy produkte që pakësojnë aftësinë e organizmit për të shfrytëzuar medikamentet që ndikojnë te hormonet. Ushqimet si brokoli dhe spinaqi duhen konsumuar me kujdes dhe jo shumë sepse janë të pasura me jod.
Yndyrna të shëndetshme
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mungesa e yndyrnave të shëndetshme shkakton prishje të ekuilibrave hormonalë. Yndyrnat e shëndetshme përbëjnë thelbin e shumicës së hormoneve. Ato gjenden tek avokadoja, vaji i ullirit, vaji i arrës së kokosit, farat e linit, peshku, kosi, djathi dhe arrat.
Gluteni
Pacientët që vuajnë nga hipotiroidja duhet të shmangin ushqimet e pasura me gluten sepse nxisin sistemin imunitar të sulmojë tiroiden. Buka, makaronat, erëzat, gruri dhe elbi janë disa prej shembujve të ushqimeve të pasura me gluten që duhen shmangur./AgroWeb.org
Kush mund t'i rezistojë patateve të skuqura, veçanërisht p...
Shkencëtarët thonë se goditja në tru, dëmtimi i nervit...
Disa nga sëmundjet më vdekjeprurëse që kanë goditur nj...
Muaji i Ramazanit sjell me vete jo vetëm një periudhë refl...
Ashtu siç mund të mos vraponi më aq shpejt siç bënit kur i...
Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane Për...
Leukemia është një lloj kanceri që prek qelizat e bardha t...
Dje kam vizituar një italian 84-vjeçar, i cili jetonte në ...
Ju mund të gjendeni në një periudhë të jetës ku jeni s...
Ndoshta tashmë e dinit se dalja në natyrë për të marrë pak...
Mishi i kuq është një nga pjatat kryesore dhe shumë të...
Një studim paraprak i paraqitur në konferencën shkenco...
Ditën e hënë është miratuar nga ‘Administrata Amerikan...
Mund të tingëllojë e çuditshme, por shijimi i një ushq...
Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme nënvizojnë gjith...
Shkencëtarët thonë se kanë eliminuar me sukses HIV-in ...
Hudhra është një nga thesaret më të mrekullueshëm të n...
Botox-i redukton shfaqjen e rrudhave, duke ju dhënë rini d...
Sëmundjet neurologjike në rang global janë rritur shumë dh...
Ekspertët kanë paralajmëruar se një numër i fëmijëve n...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...