Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat, hodhi akuza ndaj qeverisë për ndërtimet që po bëhen në Parkun e Butrintit.
Sipas saj para disa kohësh me një vendim të Këshillit të Ministrave për rishikimin e zonave të mbrojtura, janë hequr 800 hektarë, të cilat tani po ndërtohen resorte.
"Unë jam pikërisht këtu në Parkun e Butrintit për të denoncuar që kjo që shikoni ju këtu mbrapa meje dhe nëse kalon ai ligj, do të jetë një shesh ndërtimi. Do të jetë sheshi i oligarkut të radhës apo investitorit strategjik të radhës të zgjedhur nga qeveria e Edi Ramës. Ligji nuk vendos limite, ai i kthen zonat e mbrojtura të gjitha në zona ku mund të zhvillohen ndërtime dhe veprimtari ekonomike", u shpreh Zhupa.
Deklarata e plotë:
Ndodhemi në Parkun Kombëtar të Butrintit, vetëm para disa kohësh me një vendim të Këshillit të Ministrave për rishikimin e zonave të mbrojtura, janë hequr 800 hektar të cilat tani po ndërtohen resorte.
Me të njëjtin vendim Këshilli i Ministrave hoqi nga zonat e mbrojtura në Shqipëri rreth 2935 hektar por kjo nuk i mjaftoj orekseve të oligarkëve dhe të klientëve të qeverisë. Ishte i pamjaftueshëm rishikimi i zonave të mbrojtura për planet e tyre ndërtimore dhe ekonomike.
Pikërisht në drejtim të kësaj, 12 deputet, bedela të Edi Ramës, kanë propozuar ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura duke kërkuar që në zonat e mbrojtura të lejohet me ligj tashmë veprimtari ekonomike dhe veprimtari ndërtimore. Duke i hapur rrugë njëherë e mirë shkatërrimit të këtyre zonave të mbrojtura për të ndërtuar në to resorte, hotele, kazino, biznese dhe gjithçka që ju intereson klientëve të pushtetit.
Unë jam pikërisht këtu në Parkun e Butrintit për të denoncuar që kjo që shikoni ju këtu mbrapa meje dhe nëse kalon ai ligj, do të jetë një shesh ndërtimi. Do të jetë sheshi i oligarkut të rradhës apo investitorit strategjik të rradhës të zgjedhur nga qeveria e Edi Ramës.
Ligji nuk vendos limite, ai i kthen zonat e mbrojtura të gjitha në zona ku mund të zhvillohen ndërtime dhe veprimtari ekonomike.
Dëmi do të jetë i pa rikuperueshëm në gjithë Shqipërinë. Do të jetë një dëm i jashtëzakonshëm që shkatërron mjedisin, florën, faunën, trashëgiminë tonë historike, mjedisore, kulturore, peisaizhin e bukurinë tonë natyrore. Por edhe një dëm i parikuperueshëm që i ndodh qytetarëve që do t`i dëmtohen mushkritë e tyre duke shkatërruar mjedisin e këtij vendi.
Ambiciet e nevojat e oligarkëve janë të mëdhaja pasi që tanimë janë ezauruar të gjitha hapësirat urbane dhe do të kalojnë në hapësirat e zonave të mbrojtura. Ky ligj nuk bën asgjë tjeter veçse i kthen zonat e mbrojtura në zona të mbrojtura vetëm në leter sepse në realitet do të mund të shkatërrohen.
Ndaj unë gjej rastin që sot nga Parku i Butrintit një nga zonat që është në rrezik me këtë ligj, t`ju bëj thirrje të gjithë organizatave qeveritare, ekspertëve, specialistëve dhe mbi të gjitha të gjithë qytetarëve që të bashkohemi kundër kësaj inisiative dhe të mos e lejojmë që të kaloj.
Do të jetë një dëm i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për vendin tonë, për shëndetin tonë dhe do ta kthej Shqipërinë në një kantier të madh betoni dhe do të zhdukë përfundimisht çdo gjë të zonave të mbrojtura në Shqipëri./CNA
"Frikacak", "Mediokër", " I papërgjegjshëm", "Mos përd...
Një ditë më parë, të hënën, avokatët e kreut të opozit...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një...
Blendi Gonxhja, të cilin kryeministri Edi Rama e shpër...
Deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ...
Ervin Salianji, apo siç njihet ndryshe deputeti “Babal...
Kryeministri Edi Rama, pak ditë më parë shpërbleu miku...
Gazetari Blendi Fevziu ka treguar mbrëmen e sotme një ...
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo ka shprehur rezerv...
Presidenti Bajram Begaj ka qenë “molla e sherrit” në n...
Gazetari Blendi Fevziu ka bërë një deklaratë të fortë ...
Gazetari Blendi Fevziu zbuloi mbrëmjen e sotme skenare...
Ndryshime kanë ndodhur këtë të hënë në Bashkinë e Tira...
Këtë të hënë, Partia Socialiste zhvilloi një aktivitet me ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ironizoi opozitë...
Gazment Bardhi ka reaguar për deklaratën e Kreut të Sh...
Një denoncim i fortë ka ardhur nga ish-kryeministri Sali B...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje të f...
Në seancën e sotme plenare, të parën e vitit 2024, ish...
Lulzim Basha ka bërë shërbimin e radhës për mazhorancë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...