Nuk e lejuan të flasë në Kuvend/ Begaj “struket” në Presidencë
Në seancën e sotme plenare, të parën e vitit 2024, ish...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje të fortë nga ballkoni i shtëpisë së tij, gjatë fjalës që mbajti për protestuesit.
Berisha iu drejtua qytetarëve, intelektualëve, biznesit dhe fermerëve, të cilëve u kërkoi të ngrihen në protesta.
Ai deklaroi se ata duhet të dalin në betejë pa kthim, pasi e cilësoi si vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë nga pushteti i Edi Ramës.
Pjesë nga deklarata:
Ju bëj një thirrje miqësore mbarë intelektualëve shqiptarë: ngrihuni sot më shumë se kurrë. Për intelektualin i cili ka për busull të vërtetën, kjo është ora e të vërtetës.
Kjo është ora e të vërtetës supreme, në të cilën beteja është për shpëtimin e atyre të vërtetave që janë më të shtrenjta për çdo njeri, për shpëtimin e atyre të vërtetave që janë më të shtrenjtat për çdo shoqëri, për çdo komb, për çdo vend.
Dhe këto të vërteta janë të vërtetat e lirisë, e dinjitetit njerëzor, të vërtetat e shtetit ligjor, të vërtetat e një rendi demokratik, e pluralizmit politik.
Intelektualë dhe intelektuale, sot kudo që jeni, në Shqipëri dhe larg saj, vendi juaj u thërret, kombi juaj u thërret si luftëtarë të vërtetave, të dilni në betejë pa kthim, sepse kjo betejë është vendimtarë për shpëtimin e Shqipërisë, për shpëtimin e kombit shqiptar, që në fakt ndodhet sot në ditën më të vështirë nga pushtuesi më i egër, më shfarosës që ai ka njohur në histori, Edi Rama dhe narkoshteti i tij.
Një thirrje kam për të gjithë bizneset e vendit. Ju që jetoni çdo ditë në terrorin e taksidarëve patronazhistë, e gjobave dhe ryshfeteve të tyre, ngrihuni t’i japim fund këtij tmerri pa fund për ju dhe të dalim në rrugën e ligjit, të drejtësisë, të barazisë.
Nuk ka paqe mbi krimin, nuk ka paqe mbi dhunimin e ligjit. Qepenat tuaj duhet t’i shndërroni në mjete të fuqishme, në armë kundër armikut të përbashkët, Edi Rama.
Në emër tuaj, u bëj një thirrje vëllazërore mbarë fermerëve të Shqipërisë, ju të cilët jeni fermerët më të diskriminuar në Europë, jeni qytetarët më të përçmuar të këtij vendi, jeni familjet më të ndëshkuara të Shqipërisë, ngrihuni të përmbysim këtë regjim, armik i egër i qenies suaj.
Të përmbysim këtë regjim që po shfaros, po shkatërron qindra e mijëra ferma çdo ditë. Po shndërron fshatin, fermat tuaja në një shkretëtirë, në një zbrazëtirë të vërtetë.
Ngrihuni se në këtë mënyrë ju mbroni jo vetëm fermat tuaja, por mbroni Shqipërinë që në shekuj e shekuj e keni sjellë mbi supe së bashku me qytetarët e tjerë me besimin e madh se do e çoni në Europë dhe nuk do e lini në kthetrat e një armiku të qenies së shqiptarëve.
U bëj thirrje përsëri të gjithë shqiptarëve, të ngrihen kundër këtij regjimi që objektiv kryesor, që veprimtari kryesore, që qëllim kryesor ka vjedhjen tuaj, vjedhjen e shqiptarëve./ CNA
Në seancën e sotme plenare, të parën e vitit 2024, ish...
Lulzim Basha ka bërë shërbimin e radhës për mazhorancë...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar për situatën në ...
Pse nuk protestuat me opozitën në Kuvend? Kjo është pyetj...
Qytetarë të shumtë janë mbledhur përpara banesës së ish-kr...
Lulzim Basha, në momentin që salla e seancës plenare gëlon...
Seanca e sotme u shoqërua me tensione e debate ndërmjet Ga...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka krit...
Vetëm 15 minita ka zgjatur seanca plenare e parë e vitit 2...
Këtë të hënë, Plarent Ndreca ka marrë mandatin e deputetit...
Tensionet në Kuvendin e Shqipërisë kanë lënë pa fjlim ...
Kjo seancë e parë plenare e 2024-ës ka nisur me tensione. ...
Vetëm pak çaste më parë ka nisur seanca plenare në Kuvendi...
Ambasadori britanik në vend Alastair King-Smith dhe ai gje...
Vetëm pak minuta na ndajnë nga seanca e parë plenare e Kuv...
Në orën 17:00 pritet të nisë seanca plenare për këtë v...
Minstrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ball...
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi...
Ministrja e Turizimit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka...
Drejtuesi i Departamentit të Infrastrukturës në PD, Be...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...