Deklarata skandaloze e ministres serbe/ PD: Të shpallet non grata dhe të paditet për nxitje të genocidit
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e minis...
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e minis...

Prej më shumë se një viti Shqipëria ka zier nga skandali i ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me politikanët shqiptarë.
Gjatë gjithë kësaj kohe, Lulzim Basha nuk ka guxuar të dalë dhe të flasë për skandalin McGonigal në media. Edhe kur është pyetur, prononcimet e tij kanë qenë të shkurtra, duke u kujdesur të përmendë emrin e ish-zyrtarit të FBI-së.
Por këtë të diel, Basha ka përmendur McGonigal në një podcast, ku ka bërë rolin e viktimës.
Ai tha se Sali Berisha, në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama e përdorën këtë çështje për ta sulmuar dhe për të dëmtuar figurën e tij si reporter në Këshillin e Europës.
Megjithatë, Luli deklaroi se ishte disa hapa dhe denoncimet nuk reaguan negativisht tek ai.
“Do të dua të them disa gjëra që nuk i kam thënë më parë. Para disa muajsh isha në Bruksel, isha në Partinë Popullore Europiane, takova zyrtarin më të lartë të kësaj partie, diskutuam për situatat dhe një nga gjërat që më thanë me neveri, por dhe me pak humor që në radhë të parë kishin fakte për angazhimin e lobistëve me para kundër Partisë Demokratike zyrtare dhe kundër meje personalisht, të paktën në dy raste të evidentuara nga ata, ku sipas mendimit të njërit prej tyre, në një prej këtyre dy rasteve kishte një bashkëpunim të nëndheshëm mes Berishës dhe Ramës. Apo përshembull në Këshillin e Europës, në momentin që nisi rrugëtimi i rezolutës për konfiskimin e aseteve ruse, erdhën sinjalizime, letra anonime të nisura qartësisht nga aktorë aktual të Foltores për të goditur kredibilitetin e reporterit, duke cituar pikërisht çështjen McGonigal. Dhe në këtë rast nuk ishte Edi Rama që e bënte. Afërmendsh duhej të ishte ai i pari i interesuar, por ishte partneri i tij në krim. Sigurisht Këshilli i Eropës ka informacionet e veta, ka institucionet e veta, kanë agjenci dhe aktorë shumë më gjatë seç mendojnë këta të cilët janë të mirëinformuar dhe të vetëdijshëm për faktet, për të vërtetën. Dhe është pikërisht kjo që ka çuar edhe në mirëfunksionimin e institucioneve amerikane pikërisht për të zbuluar këtë akt tmerrësisht korruptiv dhe për të çuar McGonigal para drejtësisë dhe pas hekurave. Dhe nganjëherë më vjen edhe të qesh, sepse kanë menduar se kanë qenë hapa para meje, si i thonë ‘duke më hapur gropën’, ndërkohë që ajo që më keni thënë dhe ju, dhe të tjerët, qetësia ime buron nga fakti që isha kilometra para atyre në një komunikim të plotë me aktorët relevantë të agjencive dhe institucioneve amerikane, të cilët në atë moment po bënin pikërisht atë që duhej të bënin, po gjurmonin dhe në fund fare me sukses evidentuan se ku flinte lepuri të paktën sa i takon pjesës së tyre të përgjeghësisë. Gjë që akoma s’ka ndodhur për pjesën tonë të përgjegjësisë, për aktorët që si me thënë e ideuan dhe ekzekutuan këtë skenë të turpshme, një njollë të zezë në marrëdhëniet që kemi me partnerët tanë strategjik, në rastin e McGonigal”, theksoi Basha./ CNA
Themelet e Bashkisë Tiranë janë tundur nga arrestimet ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kritikuar stru...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi aku...
Eksperti i çështjeve ekonomike në Partinë Demokratike,...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shfaqur...
Kryeministri Edi Rama në podcastin e kësaj të shtune k...
Në një konferencë nga Korça, pas takimit me delegatët ...
Në një konferencë për media, kreu i PD-së së Vulës Lul...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, G...
Qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, do të kaloj...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi i ka dhënë një shuplakë t...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se të premten e a...
Ish-ministrja Olta Xhaçka ka zgjedhur mediat e paguara...
Analistit Andi Bushati ka komentuar perlën e Olta Xhaç...
Analisti Andi Bushati ka folur për çështjen e mandatit...
“Babalja” i cili drejton një komision hetimor, që vetë...
Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari, në një de...
Të premten ka dështuar për herë të katërt radhazi mble...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili nga...
Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, në një in...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...