Deklarata skandaloze e ministres serbe/ PD: Të shpallet non grata dhe të paditet për nxitje të genocidit
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e minis...
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e minis...

Qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Morinës me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave.
Më herët kjo periudhë e lehtësimit të lëvizjes ishte në 4 muajt e verës.
Protokolli i rishikuar u firmos në Tiranë nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
"Jam shumë i lumtur që sot në këtë vend historik, të jem bashkë me mikun tim Ministrin e Brendshëm të Kosovës, z. Sveçla për të shkruar bashkërisht një faqe tjetër në këtë kapitull të ri të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy shteteve tona. Nisur nga vullneti dhe angazhimi i përbashkët mes Qeverive të dy vendeve tona dhe mes dy Kryeministrave për të vijuar politikat për lehtësimin e qarkullimit të shtetasve në Pikat e Kalimit Kufitar midis Shqipërisë dhe Kosovës drejt lehtësimit të plotë të kontrolleve në zbatim edhe të marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për kryerjen e veprimeve të përbashkëta të kontrollit kufitar, e nënshkruar kjo më 29 dhejtor të vitit 2018, sot jemi për të nënshkruar një protokoll të ri ndryshues të këtij protokolli ekzistues, për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e kalimit kufitar Morinë Kukës të nënshkruar në 20 qershor 2022. Përmes këtij nënshkrimi të këtij protokolli të ri ne do të mundësojmë lehtësimin e procedurave të kalimit, të verifikimit kufitar në pikën e përbashkët Morinë - Kukës për të gjithë periudhën 1 maj - 30 shtator dhe 1 nëntor - 28 shkurt, pra 9 muaj gjithsej në vit, në ndryshim nga protokolli në fuqi që parashikonte 4 muaj, konkretisht vetëm 1 qershor deri në 30 shtator. Gjatë kësaj periudhe të qarkullimit të lehtësuar nuk do të ketë kontrolle pasaportash, karta identiteti për shtetasit, e theksoj për shtetasit e të dy vendeve tona", pohoi ministri Balla.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se po punohet që qytetarët të mos ndjejnë asnjë kufizim në pikat kufitare.
"Në vazhdimësi po thellojmë bashkëpunimin, jemi të vendosur për më shumë për t'i shërbyer sa më mirë qytetarëve tanë e të jemi sa më efikas në luftimin e krimit në vendet tona. Do të ecim para në marrëveshje të tjera, në mënyrë që qytetarët tanë të mos t'i ndjejnë në asnjë moment kufizimet, as mos ta dinë ku ndodhen realisht, por që janë të mirëseardhur në Kosovë apo Shqipëri, në sezonin veror apo dimëror. Me qasjen burokraci zero, të punojmë që bashkëpunimi të jetë në nivelet më të larta. Edhe Policitë tona të bashkëpunojnë sikurse bashkëpunojnë Departamentet brenda policisë", u shpreh ministri Sveçla.
Gjatë vitit 2023 janë regjistruar në hyrje përmes kësaj pike kalimi 1,445,204 shtetas shqiptarë dhe 4,430,161 shtetas të huaj.
"Shifra që flasin për dyfishim të lëvizjeve në këtë pikë kufitare krahasuar me vitin 2021. Duke marrë në konsideratë në përgjithësi fluksin në rritje të qarkullimit të shtetasve në këtë pikë, si dhe po ashtu duke marrë në konsideratë situatën e veçantë gjatë sezonit turistik veror dhe sezonit turistik dimëror, sepse unë mendoj që duhet t’I japim një shtytje edhe sezonit dimëror, duke përfituar në fakt edhe nga bukuritë natyrore që ofron Kosova. Në këtë aspekt përmes kësaj marrëveshje do të shmangim radhët e gjata dhe do të lehtësojmë kushtet e udhëtimit të qytetarëve tanë. Uroj dhe mendoj që shpreh të njëjtin mendim me mikun tim ministrin Zveçla, që këtë sezon mirëpresim më shumë motra dhe vëllezër kosovar duke i garantuar që nuk ka asnjë pengesë të asnjë lloji në kufi. Të dy së bashku do të punojmë gjithashtu për rishikimin e protokolleve të tjera sapo kemi diskutuar në zyrën time në Ministrinë e Brendshme edhe protokolle të tjera për pika të përbashkëta të kalimit me Kosovën ku do doja të theksoja pikën e kalimit kufitar në Valbonë, pikën e kalimit kufitar në Shishtavec dhe zona të tjera turistike për të lehtësuar turizmin dhe shkëmbimet e ngushta edhe më të ngushta midis dy shteteve tona, kjo pa lënë mënjanë masat e nevojshme për të luftuar krimin ndërkufitar dhe çdo formë tjetër të trafikimit të mundshëm", tha ministri shqiptar./CNA
Ish-deputeti, Myslim Murrizi i ka dhënë një shuplakë t...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se të premten e a...
Ish-ministrja Olta Xhaçka ka zgjedhur mediat e paguara...
Analistit Andi Bushati ka komentuar perlën e Olta Xhaç...
Analisti Andi Bushati ka folur për çështjen e mandatit...
“Babalja” i cili drejton një komision hetimor, që vetë...
Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari, në një de...
Të premten ka dështuar për herë të katërt radhazi mble...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili nga...
Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, në një in...
Pas dorëheqjes së Devis Osmanit si kreu i Partisë Demo...
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë ...
Ish-ministrja dhe deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xha...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë sërish në media pas...
Ish-ministrja Olta Xhaçka ka habitur me deklaratën e s...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka luajtur rolin e personit...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë fajtore ...
Lideri demokrat, Sali Berisha mbrëmjen e sotme i ka bë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës Pedro San...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...