web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vijon justifikimi i opozitës/ Këlliçi: Të gjithë ishim pro shkarkimit të Peleshit

30 Tetor 2025, 12:07, Politikë CNA

Vijon justifikimi i opozitës/ Këlliçi: Të gjithë

Zëvendëskryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Belind Këlliçi, ka folur për procedurën e votimit për shkarkimin e kryeparlamentarit, Niko Peleshi.  

Këlliçi tha se të gjithë deputetët e opozitës ishin pro shkarkimit të tij, por nuk e kuptuan se çfarë ishte hedhur në votim dhe për këtë shkak sipas tij nuk patën mundësi të votonin.

"Pak më parë u zhvillua procedura për votimin e shkarkimit të kryetarit të Kuvendit. Duke qenë se ka dalë rezultati i atij votimi, të gjithë deputetët e opozitës në sallë kanë qenë vendosur për shkarkimin e tij, por në pamundësi për të kuptuar se çfarë ishte hedhur në votim nga drejtuesja e seancës, një pjesë prej tyre nuk kanë marrë pjesë në votim. Rezultati nuk është vetëm 10 vota", tha Këlliçi. /CNA





Lajmet e fundit nga