Ilir Meta “qan” për varfërinë e shqiptarëve/ "1 miliard euro janë vjedhur”
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë...

Partia Demokratike ka denoncuar një vendim të qeverisë lidhur me statusin e universiteteve publike.
Në një deklaratë për shtyp, drejtuesja e departamentit të arsimit në PD, shprehet se VKM-ja e miratuar nga qeverisa lidhur me fondet e universiteteve ka asgjësuar përfundimisht arsimin e lartë shtetëror.
"VKM 741 vë në praktikë kreun famëkeq 12 të Ligjit 80 për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, që është kundërshtuar nga ekspertë të huaj dhe vendas qysh me miratimin e tij më 2015.
Përmes kësaj VKM universitetet do të rithemelohen, thënë ndryshe:
- pasuritë e tyre të luajtshme dhe të paluajtshme do të rivlerësohen si fondacione me vlerën e tregut;
- gjendja financiare dhe burimet financiare të universiteteve publike duhet të garantojnë zhvillimin e veprimtarisë së tyre për të paktën 3 vjet akademikë; e për më tepër;
- do të lidhin kontrata një vjeçare pune për personelin akademik të punësuar."- shprehet ajo, duke zbërthyer vendimin e qeverisë.
Deklarata e plotë:
Universiteti shqiptar ndodhet në udhëkryqin më të errët e në ditët më të vështira që prej themelimit të tij.
Me një vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria po tjetërson statusin e universiteteve publike, duke i shndërruar në universitete publike të pavarura ose – siç quhen në VKM, - në fondacione.
VKM 741 vë në praktikë kreun famëkeq 12 të Ligjit 80 për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, që është kundërshtuar nga ekspertë të huaj dhe vendas qysh me miratimin e tij më 2015.
Ky vendim asgjëson përfundimisht themelet dhe shtyllat bazë mbi të cilat ngrihet e funksionon universiteti, asgjëson misionin e universitetit si e mirë publike - që përcaktohet në nenin 1 të Ligjit 80 - duke e parë universitetin si pronë private dhe vetëm si burim fitimprurës.
Përmes kësaj VKM universitetet do të rithemelohen, thënë ndryshe:
- pasuritë e tyre të luajtshme dhe të paluajtshme do të rivlerësohen si fondacione me vlerën e tregut;
- gjendja financiare dhe burimet financiare të universiteteve publike duhet të garantojnë zhvillimin e veprimtarisë së tyre për të paktën 3 vjet akademikë; e për më tepër;
- do të lidhin kontrata një vjeçare pune për personelin akademik të punësuar.
Rithemelimi i universiteteve si fondacione, privatizimi i tyre dhe kontratat e punës 1- vjeçare për pedagogët do të thotë: nxjerrje në ankand të institucioneve të arsimit të lartë publik, të cilat, për shkak të shtrëngesës për mbijetesë do të detyrohen të rrisin taksat e studentëve.
Pas goditjes së autonomisë së universiteteve dhe centralizimit të saj në plan financiar e administrativ dhe atë të lirive akademike.
- pas ngritjes së një sërë agjencish jashtë ministrisë së arsimit, që si masat tumorale burokratizojnë vertikalisht jetën e universiteteve dhe shpenzojnë buxhetin e tyre (kujtojmë se AKFAL – Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë nuk funksionon fare),
- pasi mbylli prej 9 vitesh studimet doktorale, duke i hequr në mënyrë antiligjore universiteteve ciklin e tretë të studimeve, si dhe duke i ndaluar arbitrarisht të drejtën e kualifikimit studentëve më të mirë, e njëherësh duke pezulluar kërkimin shkencor në vend,
- pasi përcaktoi mesataret hyrëse për maturantët për të nisur studimet e larta, duke i detyruar ata të marrin rrugët e mërgimit në këtë shpopullim të pashembullt historik të kombit,
- pas mbylljes së dhjetëra degësh studimore dhe uljes së numrit të studentëve thuajse në të gjitha degët,
- pasi shpërfilli me arrogancë e shantazhoi çdo kërkesë të ligjshme të pedagogëve dhe lëvizjes universitare të sindikatës.
- e më së fundmi, pas miratimit të një buxheti qesharak për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor për vitin 2023, që është shumë larg premtimeve që ka dhënë vite më parë kjo qeveri dhe ky kryeministër,
me Vendimin e këshillit të ministrave 741, kryeministri po i nxjerr universitetet në ankand, sikur të jenë një mall i zakonshëm, fati i të cilit hidhet e pritet në mënyrën më poshtëruese.
Partia Demokratike dënon me force këtë goditje fatale të botës universitare dhe është konseguente në kundërshtimin e vazhdueshëm të të gjithë bazës ligjore me anë të së cilës qeveria shqiptare orvatet të përligjë goditjen më të rëndë e më vdekjeprurëse se çdo goditje të mëparshme.
Theksojmë se me ardhjen në krye të vendit, Partia Demokratike do të abrogojë ligjin 80/2015 dhe do t`i kthejë dinjitetin universiteteve.
I bëjmë thirrje profesoratit, studentëve, stafit administrativ, sindikatës së punonjësve të universiteteve, qytetarëve e gjithë faktorëve të interesit të mos e lejojnë këtë asgjësim ekzistencial të universiteteve, por t’i dalin zot tempujve të dijes./CNA.al
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë...
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama mblodhi kabinetin q...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkuar në selinë b...
Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi 40-min...
Aktivistja Evi Kokalari, ka komentuar një regjistrim të 32...
Sot kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me dre...
Pas takimit me presidentin Bajram Begaj, kryeministri Edi ...
Kryeministri Edi Rama ka zbritur në Presidencë mëngjesin e...
Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën me një lajm, lidhu...
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” u publikua një...
Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar takimi i kryeminist...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi pohon se as...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi...
Me rastin e 32 vjetorit të numrit të parë të gazetës “...
Prej disa kohësh, deputeti i PS-së, Erion Braçe është ...
Kryeminstri Edi Rama ka publikuar statistikat e vaksin...
Kryeministri Edi Rama po publikon me radhë vendimet apo in...
Gerti Bogdani, i cili garoi në Primare si kandidat i i...
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe kandidati për ba...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...