
Aktivistja Evi Kokalari, ka komentuar një regjistrim të 32 viteve më parë, konkretisht të datës 4 janar 1991, ku shiheshin disa personazhe politike, si Sali Berisha, Azem Hajdari, Edi Rama dhe Sali Shijaku.
Në këtë takim, katër protagonistët flisnin me pasion dhe binin dakord me njëri-tjetrin, për të organizuar rrëzimin e një regjimi, regjimit komunist.
Me anë të një postimi në rrjete sociale Kokalari shkruan se kuptoi nga ky regjistrim, se prej 32 vitesh, lojtarët politikë janë të njëjtë.
Ndër të të tjera Kokalari shprehet se fatkeqësia është se PD-ja jo vetëm që s'ka ndërmend të bëhet konservatore, por kryesia e saj mbuloi të gjitha manipulimet që iu bënë “votës së lirë” në Këshillin Kombëtar dhe në garën e Forumit Rinor.
Më tej Kokalari ka sulmuar Primaret dhe për më tepër shkruan se Berisha dhe Rama janë të njëjtë.
Sipas saj, Berisha u kthye në betejë, prej damkës se DASH-it.
Kokalari paralajmëron Berishën, se nëse nuk bën një kthesë për dy-tre muaj, ajo do të krijojë një parti të re opozitare, atë konservatore.
“Dhe nëse kjo nuk ndodh dy-tre muajt e ardhshëm, një parti e re opozitare është e pa-evitueshme, dhe në terrenin politik të sotshëm, sinqeriteti dhe integriteti janë te vetmet virtyte që do fitojnë. Njerëzit janë të lodhur me sagën 32 vjeçare, ku Rama & Berisha dramatizojnë opozitarizmin ndaj njëri-tjetrit”, shkruan Kokalari në rrjete sociale.
Deklarata e plotë

E vetmja gjë që kuptova nga kjo video është që mbas 32 vitesh, lojtarët kanë ngelur po ata:
Edi Rama dhe Sali Berisha!!
Fatkeqësia është se PD-ja jo vetëm që s'ka ndërmënd të bëhet konservatore, por kryesia e saj, mbuloi të gjitha manipulimet që j'u bënë “votës së lirë” në Këshillin Kombëtar dhe në garën e Forumin Rinor, dhe jo vetëm kaq - por për t'ju thënë të gjithëve se “ne bëjmë ç'të duam”, dekoruan njëriun më mediokër, mashtrues dhe strumbullarin e manipulimeve, me kandidaturën “fituese” për t’u përballur me Velian.
Ndërkohë shesin primaret si koshër (proces të pastër dmth).
Audio e më poshtme, më bëri të ri-analizojë personin që kisha vënë në piedestal dhe për të cilin kisha dhëmbshuri si për një baba të dytë.
Tashti duket sikur Rama dhe Berisha janë njesoj! Ata janë vegël e një rregjimi që e ndërtuan vetë. Ata në fakt, janë themelues të rregjimit post-komunist!
Dy-tre mandate të tjerë mes Ramës dhe Berishës, do përfundojmë seriozisht në një rregjim të dytë 45-vjeçar.
Me pak fjalë, kjo biseda e 1991 bëhet pikërisht në prag të shkatërrimit të një rregjimi, dhe në prag të ndërtimit të një rregjimi zëvëndësues. Eshtë kaq e thjeshtë!!
Nuk do t'i shkruaja kurrë këto fjalë po qe se Berisha do ta kishte mbajtur fjalën dhe do ta konvertonte PD në një parti konservatore, ku vota e lirë vërtet do të mbrohej. Nuk do ti kushtonte gjë ta bënte. Ai vetë, është 78 vjeç. Karrierën politike e kishte të mbyllur.
U kthye në betejë, prej damkës se DASH. Ne - të gjithë në krahë!
Berisha kishte mundësinë të ndërtonte trashëgimin e tij politike, që do të ngelej në histori duke mundësuar një opozitë të fortë kundër korrupsionit më pervers në Ballkan – atë të Edi Ramës.
Thonë se shpresa vdes e fundit. Dhe unë vazhdoj të shpresoj që Berisha do bëj një kthim 180 gradë duke hapur partinë, dhe duke sjellë rreth vetes intelektual, sepse vetëm ata mund të fitojnë garat elektorale.
Dhe nëse kjo nuk ndodh dy-tre muajt e ardhshëm, një parti e re opozitare është e pa-evitueshme, dhe në terrenin politik të sotshëm, sinqeriteti dhe integriteti janë te vetmet virtyte që do fitojnë. Njerëzit janë të lodhur me sagën 32 vjeçare, ku Rama & Berisha dramatizojnë opozitarizmin ndaj njëri-tjetrit.
Në fakt, bazuar sërish tek audioja, lind pyetja a është Rama vërtet ideologjikisht socialist, apo thjeshtë e kishte kuptuar që PD-në s'ja merrte dot Berishës, kështu që i ju vu Nanos?
Po ta analizosh pak më thellë, duket sikur beteja nuk është për mbrojtje parimesh, por është thjeshtë ego pushteti. Ndryshe PD-ja sot, realisht do të ishte Parti Konservatore!/CNA.al
Sot kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me dre...
Pas takimit me presidentin Bajram Begaj, kryeministri Edi ...
Kryeministri Edi Rama ka zbritur në Presidencë mëngjesin e...
Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën me një lajm, lidhu...
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” u publikua një...
Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar takimi i kryeminist...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi pohon se as...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi...
Me rastin e 32 vjetorit të numrit të parë të gazetës “...
Prej disa kohësh, deputeti i PS-së, Erion Braçe është ...
Kryeminstri Edi Rama ka publikuar statistikat e vaksin...
Kryeministri Edi Rama po publikon me radhë vendimet apo in...
Gerti Bogdani, i cili garoi në Primare si kandidat i i...
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe kandidati për ba...
Kryeministri Edi Rama ndodhet prej disa orësh në një takim...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot kabinetin qeve...
Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka reaguar pas lë...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar punimet në rrugën...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...