
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, të cilin Edi Rama, kreu i socialistëve dhe Kryeministri i vendit e izoloi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, tashmë ka filluar intrigat dhe skenaret e tij.
CNA ka mësuar në mënyrë ekskluzive se, pas ultimatumit të dhënë nga Rama në mbledhjen e Kryesisë se, Manastriliu do të drejtonte Bashkinë e Tiranës, strukturat e partisë dhe Kamëz, Vorë, Rrogozhinë dhe Kavaja do të drejtoheshin nga Elisa Spiropali, Veliaj duhet të merrej me punët e Bashkisë, ky i fundit ka filluar goditjet nën brez.
I vetëquajturi Zdroms i Tiranëst ka filluar mosbindjen si zakonisht me intrigat e tij, thikat pas shpine, sabotimet duke hedhur helmin e tij në struktura.
Duke shfrytëzuar faktin se ka drejtuar për disa vite degën e Tiranës, Erion Veliaj ka thirrur një pas një në takime “kokë më kokë” por dhe me grupe të vogla, disa besnikë të tij, drejtues të Bashkisë së Tiranës të cilët kanë poste kyçe nëpër njësitë administrative të kryeqytetit, administratorët e njësive administrative, drejtuesit e partisë në këto njësi e të tjerë të cilëve po iu jep orientim në mënyrë të vazhdueshme për bashkinë e Tiranës që të braktisin takimet fillestare të Manastirliut. Kuptohet pas saj rradhën do e ketë Elisa Spiropali, në zonat e saj në Rrogozhinë dhe Kavajë e Vorë.
Një burim nga Bashkia Tiranë, i tha CNA, se duke braktisur takimet fillestare dhe duke sabotuar Manastirliun me punën e saj në kryeqytet, Erion Veliaj do të bëhet edhe më i domosdoshëm dhe do të jetë e nevojshme thirrja e tij nga Edi Rama pasi ky i fundit e ka bojkotuar.
Kryeminsitri dihet që prej kohësh ka një marrëdhënie shumë të ftohtë me kryebashkiakun e Tiranës. Mesa duket tashmë vula është vënë edhe me largimin nga fushata, pasi Edi Rama lexon sondazhet dhe është i bindur që Veliaj është njeriu më i urryer tashmë në politikën shqiptare.
Pas inceneratorëve dhe dosjes 5D dhe mbulimi të Tiranës nga plehrat nuk do të kishte rrugë tjetër për Edi Ramën. Por, Erion Veliaj reziston.
Ka gjetur mënyrën më spektakolare, të sabotojë, të prishë aktivitete, të bojkotojnë eventet apo takimet që do të organizojë Ogerta Manastirliu për përgatitjen e fushatës që të bëhet i domosdoshëm.
I njëjti burim i theksoi CNA se skenari është spektakolar. Ai do t’i sabotojë por në disa takime do të tentojë të shkojë dhe vetë për të treguar se është prezent.
Pra, ai është dhe atje ku ka njerëz do të shfaqet vetë si drejtues i qarkut duke u përpjekur gjithmon të shmangë dy zonjat, Spiropalin dhe Manastriliun ashtu siç bëri edhe menjëherë pas mbledhjes së kryesisë së PS ku përhapi një lajm të rremë të madh se ishte ai drejtuesi politik i qarkut të Tiranës. Mesa duket intrigat do të vijojnë dhe në ditët në vazhdim.
CNA do të sjellë të dhëna nga strukturat e PS në Tiranë dhe Bashkitë e tjera të këtij qarku se si njerëzit e Erion Veliajt po përpiqen që të shkatërrojnë mesa të munden organizmin e partisë për të sjellë si të nevojshëm në fushatë vetë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn, njeriun tashmë më të urryer në politikën shqiptare./ CNA
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar a...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është marrë ...
Sot SPAK ka marrë të pandehur kreun e PD-së Sali Beris...
Deputetja Jorida Tabaku, ndonëse në daljet e saj telev...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Një pritje e zjarrtë ishte ajo e protestuesve para SPA...
Drejtuesi politik i Tiranës në PD, Belind Këlliçi, rea...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet p...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është ma...
Vetëm pak minuta ka qëndruar kryetari i PD-së, Sali Berish...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur para SPAK-u...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajm...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga rrug...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është nisur pak më par...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Fjoralba Dizda...
Këtë të mërkurë ka shkuar në SPAK ish-ministri i Mbroj...
Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar këtë të mër...
Debati i parë mes kandidates demokrate për presidente ...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e ftuar në emisionin...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...