Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...

Petrit Vasili i Partisë së Lirisë ka reaguar për propozimin e mazhorancës për ligjin për shkencën që parashikon se kërkimi do të mbikëqyret nga një strukturë në varësi të kryeministrit Edi Rama.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Vasili e cilëson këtë hap të PS-së si një rrëmbim të shkencës nga Rama.
Ai deklaron se kreu i qeverisë ia ka kaluar edhe Partisë së Punës në rrëmbimin dhe politizimin e shkencës.
Sipas tij, me propozimin e mazhorancës, shkenca shqiptare shënon funeralin e saj dhe Shqipëria hyn ditët e saj më të errta të inkuizicionit shkencor "rilindas".
Deklarata e plotë:
Shkollëpaku Rama rrëmben shkencën, edhe më zi se Partia e Punës!
Shkollëpakësia e Ramës nuk ka të ndalur, ndaj praj vitesh e kam pagëzuar si shkollëpak të noterik dhe armik te shkencës e të profesionistëve me nivel dhe integritet shkencor.
Injoranca proverbiale e kësaj qeverie, ku gara e injorancës mes vetes se tyre është shumë e fortë, po shënon mënxyra të frikshme kundra shkencës dhe mendimit profesional.
Është e pabesueshme, por e vërtetë që Edi Rama ja ka kaluar kaq shumë edhe Partisë së Punës në rrëmbimin dhe politizimin e shkencës.
Edhe në kohën e Partisë së Punës, pra të një diktature të sanksionuar me Kushtetutë, hapësirat e mendimit e debatit shkencor, financimit të shkencës dhe eksperimentimit shkencor dhe hulumtimit të thelluar nuk kanë qënë kurrë kaq të ngushta dhe kaq të drunjta sa këto të shkollëpakut Edi Rama.
Falë atyre hapsirave, sado të ngushta të shkencës, regjimi komunist realizoi vepra infrastrukturore te një rëndësie kombëtare, por edhe mundësoi formimin e mijra specialistëve të shkëlqyer ne dhjetra fusha të shkencës.
Ndërsa sot shkollëpaku Edi Rama, ky thes i vërtetë obsesionesh dhe paranojash psiqike, jo vetëm që nuk jep asgje për financimin e shkencës duke atrofizuar dhe asgjësuar plitësisht atë, por me Projektligjin më të fundit për shkencën ngre edhe një Bord, që drejtohet nga ai vetë si Kryeinjorant noterik dhe mbushet nga qeveritarët e tij njëlloj injorantë si ai, ndërsa njerëzit e shkencës janë të papërfillshëm në një pakicë ekstreme përballë Bordit të pushtuar në mbi 85% nga Rama dhe injorantët e tij të dashur.
Zhvillimi industrial, digital dhe ekonomik i botës, që na rrethon, kërkon si kurrë më parë shkencëtarë me nivel të lartë, specialistë që thellojnë vazhdimisht dijet e tyre shkencore, si nevojë jetike për të mbijetuar në konkurencën e jashtëzakonshme.
Pikërisht në një moment të tillë Edi Rama e rrëmben, e dërrmon dhe rrënon shkencën duke detyruar që edhe ata shkencëtarë dhe profesionistë të paktë, që kanë mbetur të largohen nga Shqipëria pasi hapësirat për të bërë shkencë praktikisht janë asgjësuar nga qeveria.
Mëndje-bunker për shkak të shkollëpakësisë së vet, Rama ndihet shumë më i qetë që të mos ketë në qarkullim personalitete të shkencës që i prishin qetësinë korruptive dhe grabitqare me mendimin e tyre të pavarur e të bazuar mbi shkencë.
Rama mendon, me aq pak mëndje sa ka, se edhe shkenca mund të jepet me koncesion dhe mund të vidhet si incenerator.
Shkenca shqiptare me një ligj të tillë përfundimisht shënon funeralin e saj dhe Shqip?ria ditët e saj më të errta të inkuizicionit shkencor "rilindas"./ CNA
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pavarësisht ska...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë pamje nga aksi rrugor Kor...
Demokratët kanë vijuar reagimet kundër ndryshimeve për...
Javën që vjen pritet të vihet në funksion kampi për em...
Gjatës deklaratës së tij nga dritarja e banesës, kryed...
Kryedemokrati, Sali Berisha nis fushatën për zgjedhjet...
Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka bërë me dije se PD do t...
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka sjell...
Kryetarja e Komisionit të Edukimit Ina Zhupa nxjerr le...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka z...
Fatmir Xhafaj doli në emisionin “Opinion” në Tv Klan d...
Drejtori i Institutit të Historisë, Afrim Krasniqi ka ...
Erion Veliajt nuk i mbarojnë drejtorët me të cilët ndan fo...
Anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari ka akuzuar...
Andrea Mano, i cili pritet të marrë mandatin e deputet...
Kreu i PD-së Sali Berisha është tallur me ushtarin e Bashë...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka zbuluar se si do të vijojë ak...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për buxhetin e vitit 20...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar buxhetin e vitit 20...
Pas dënimit të Ervin Salianjit, Andrea Mano pritet që ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...