Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Edmond Spaho, ka nisur fushatën elektorale me një sërë takimesh në terren, duke theksuar nevojën për ndryshim politik dhe rikthimin e shpresës tek qytetarët. Me një përvojë të gjatë në politikë dhe një angazhim të pandërprerë për çështjet e zonës, ai prezanton veten si zëri i atyre që kërkojnë zhvillim, drejtësi dhe mbështetje konkrete, sidomos për bujqësinë, blegtorinë dhe rininë e braktisur.
Spaho deklaroi se angazhimi i tij në politikë filloi në fillim të viteve ’90, me një dëshirë të madhe për të kontribuar pas rrëzimit të diktaturës. Ai e cilësoi këtë rrugëtim si një nga eksperiencat më të mira të jetës së tij, pasi ka pasur mundësinë të ndihmojë qytetarët dhe të shërbejë në nivele të ndryshme të strukturave të PD-së.
"Unë kam hyrë në politikë në fillim të viteve 90-të, me një dëshirë shumë të madhe për tu aktivizuar, duke patur parasysh që koiçidonte me rënien e diktaturës. Pas kaq shumë vitesh mund të them me siguri të plotë që ka qenë një nga eksperiencat më të mira. Kam mundur të kontribuoj në shumë drejtime dhe nivele të ndryshme të strukturave të PD por më kryesorja ka qenë ndihma dhe shërbimi ndaj qytëtarëve. Kjo është eksperienca më e mirë që kam patur dhe që ndjej kënaqësi kur shkoj në zonë pas kaq e kaq shumë vitesh, prapë njerëzit më janë mirënjohës për çështje nga më të ndryshme që mund të kem shkëmbyer me ta", tha Spaho.
Spaho bëri të ditur se ka tre javë që ka nisur fushatën zgjedhore me takime individuale në terren, për të krijuar një strukturë sa më të fortë që do ta mbështesë në mbledhjen e votave për zgjedhjet e 11 majit. Ai theksoi se synimi i tij kryesor janë qytetarët, dhe jo interesi personal, duke shtuar se në këtë proces sfidues duhet të fitojë koalicioni i Partisë Demokratike për të sjellë ndryshimin që vendi ka nevojë.
"Unë kam tre javë që kam filluar fushatën me takime individuale me njerëzit për të përgatitur atë strukturë që do të më mbështesë për të mbledhur sa më shumë vota të jetë e mundur në zgjedhjet e 11 Majit. Synimi janë qytetarët në rradhë të parë. Ky sistem është disi i komplikuar për shkak të asaj që përveç votës së partisë, kërkohet edhe votë për individin por unë dhe kolegët e mi, mendojmë se në rradhë të parë duhet të sigurojmë fitoren e koalicionit tonë të PD. Të heqim këtë të keqe që ka kapur vendin e më pas të shohim për interesat tona vetjake", u shpreh Spaho.
Duke folur për zonën e Maliqit, ku ka qenë përfaqësues për shumë vite në Kuvend, Spaho kritikoi gjendjen e rënduar të bujqësisë dhe blegtorisë. Ai tha se prodhimet nuk shiten, numri i krerëve është përgjysmuar dhe nuk ka politika subvencionuese nga shteti. Sipas tij, mungesa e të rinjve dhe dominimi i pensionistëve në fshatra është një sinjal alarmant për braktisjen e zonës, një problem që Partia Demokratike ka në fokus për ta zgjidhur.
"Unë në Maliq kam qenë për të gjithë kohën si përfaqësues, si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Mendoj që ka bërë jashtëzakonisht shumë hapa prapa në drejtim të bujqësisë dhe blegtorisë. Maliqi është një zonë rurale ku njerëzit mbahen me bujqësi e blegtori, për fat të keq nuk shiten prodhimet, numri i krerëve është përgjysmuar. S'ka politika subvencionuese, bujqësia e blegtoria pa subvencione nga shteti marrin fund. Fshatrat janë zbrazur, nuk gjen më të rinj që është shumë shqetësuese. Është tmerrësisht shqetësuese ku në çdo fshat sheh vetëm pleq pensionistë, me pensione fare minimale, nën 150 mijë lek (të vjetra) rasti më i mirë, por marrin e më pak se kaq. Këto janë fusha që programi i PD i zgjidh, edhe unë vëmendjen time në zonën e Maliqit kryesisht e kam përqëndruar në këto çështje, sigurisht pa lënë pas dore edhe zullumet që ka bërë administrata si në nivel qëndror ashtu edhe në nivel vendor", tha deputeti.
Spaho u shpreh me bindje se lista e kandidatëve të Partisë Demokratike është listë fituese dhe premton një rotacion politik të domosdoshëm. Ai nuk u ndal gjatë tek kandidatët e Partisë Socialiste, por përmendi se dështimet e kësaj force politike mishërohen nga individë si Niko Peleshi. Sipas tij, shpopullimi dhe humbja e dy mandateve për qarkun e Korçës janë prova të qarta të keqqeverisjes.
"Lista e kandidatëve të PD është lista fituese që në zgjedhjet e 11 Majit ne do të arrijmë të sigurojmë rotacionin dhe po bashkëpunojmë mirë njëri me tjetrin për këtë rezultat. Sa për listën e PS nuk ja vlen të ndalesh tek emrat, ato që i ka shkaktuar vendit Partia Socialiste i mishërojnë fare mirë këta individë. Ç'mund të them unë për Niko Peleshin kur pas 12 vitesh qeverisje, Korça për shkak të politikave të shpopullimit, ka 2 deputetë më pak dhe këtu e kupton se çka hequr popullsia e këtij qarku dhe pse nuk duhet të votojnë PS por të votojnë Koalicionin për Shqipërinë Madhështore dhe PD", deklaroi Spaho.
Në përfundim të intervistës, Spaho bëri thirrje për reflektim dhe angazhim qytetar. Ai kërkoi nga votuesit të mendojnë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve, për ata që janë larguar jashtë vendit, dhe theksoi se mënyra e vetme për të kthyer shpresën është një faqe e re në politikë.
"Kjo është thirrja. Është një rast i shkëlqyer që të sigurohet rotacioni politik. Mendoni për të ardhmen tuaj, mendoni për fëmijët tuaj, mendoni që të gjithë i'u kanë ikur në emigracion dhe e vetmja mënyrë për ti rikthyer në vend është të hapim një faqe të re, një politikë të re në zhvillimin e vendit por edhe të qarkut të Korçës. Prandaj votoni numrin 1", u shpreh deputeti.
Me një angazhim të gjatë politik dhe një fokus të qartë te nevojat e komunitetit, Spaho premton një përfaqësim të denjë dhe një qeverisje ndryshe, që vendos në qendër interesin e qytetarit./ CNA
Në qarkun e Korçës, një ndër kandidaturat që po tërheq vëm...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka deno...
Sot në Prokurorinë e Posaçme, ka zhvilluar një vizitë dele...
Në Tiranë është mbajtur konferenca Rajonale “Përshpejtimi ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka d...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Grigels Muçol...
Sot në Portin e Durrësit u nënshkrua marrëveshja për prodh...
Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues të...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastruktur...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bl...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklar...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar sot detajet me...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka...
Lulzim Basha ka ironizuar sot deklaratat për një debat tel...
Sot ka nisur testimi ndërkombëtar PISA 2025, që do të zhvi...
Sot u firmos marrëveshja për financimin e projektit strate...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një konferencë me kryed...
Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’sy” foli edhe për ...
Shefja për politikën e jashtme në BE-së, Kaja Kallas pas k...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...