SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Në Tiranë është mbajtur konferenca Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Europian”. Të pranishëm në këtë konferencë ishin, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.
Në fjalën e tij, ambasadori Gonzato u shpreh se BE ofron 6 miliardë euro grante për mbështetje përmes programeve për rininë. Gjithashtu Gonzato tha se objektivi i BE është që të ulet në 5 milionë numri i fëmijëve në rrezik. Ambasadori Gonzato u shpreh se në rajon ka largim të trurit.
“Mendoj se rreziqet që duhet të shmangen janë ta shohim rininë nga jashtë. T’iu thuhet që do thuash diçka dhe ta lësh mënjanë. Të rinjtë duhet të kenë të drejta të barabarta dhe shanse të barabarta. A po bëjmë sa duhet dhe mjaftueshëm për të rinjtë? Në rajon kemi largim të trurit. Kemi zbatuar politika për të trajtuar pabarazitë. Te plani veprimit kemi objektivin për një europë sociale. Objektivi ynë është që të ulim në 5 milionë numrin e fëmijëve në rrezik nga varfëria dhe përjashtimi social, që të kenë qasjë në arsim, strehim, ushqime dhe nutricionin e duhur. Po të vendosim në prioritet mirëqënien e fëmijëve që ata të kenë arsimin dhe zhvilimin e duhur emocional do të kemi shoqëri më të mirë. Duhet që tranzicionin nga shkolla në punë ta bëjmë në mënyrën e duhur sepse Shqipëria ka rini fantastike. Sipas grupkapitujve themelorë Shqipëria ka kaluar tranzicionin e shërbimeve komunitare. Duhet të përmirësohet situata e të rinjve për punësim me dinjitet. Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa në përpilimin e skemës së kujdesit social. BE ofron 6 miliardë euro grante dhe mbështejtje përmes programeve”, tha Gonzato.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se Garancia Europiane për fëmijët është një përgjigje për ata që pyesin se pse duhet BE-ja. Rama u shpreh se hendeku i varfërisë te fëmijët është i madh, i shkaktuar nga pandemia. Kryeministri deklaroi se është trefishuar fondi për mbrojtjen sociale, i cili ka arritur në 260 milionë euro.
“Garancia Europiane për fëmijët mjafton për t'iu dhënë përgjigje atyre që pyesin pse na duhet BE-ja. Përmes këtij programi shumëfishohen rrugët dhe mundësitë që çdo fëmije t'i jepet një shans dhe mundësi. Synimi është që çdo fëmije t'i jepet një shans dhe mundësi e barabartë pavarësisht startit. Bashkimi Europian ka përcaktuar një financim të veçantë për të ndihmuar vendet për të zbatuar masa konkrete. Hendeku i varfërisë te fëmijët është i madh për shkak të goditjes që i dha pëlhurës sociale pandemia. Kemi bërë progres duke synuar të përfitojmë aktivisht nga financimi i Bashkimit Europian. Kemi trefishuar në 260 milionë euro fondin për mbrojtjen sociale. 1 miliard euro është fondi për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, fond rekord”, tha Rama.
Ministrja për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale, Albana Koçiu tha se është krijuar mekanizmi i fondit social, i cili mbulon 61 bashkitë, për personat me aftësi të kufizuara dhe ata në nevojë. Koçiu deklaroi se çeku i bebes, do të shkojë deri në moshën 18-vjeçare. Më tej, ministrja tha se synohet që Shqipëria të ktheeht në një qendër rajonale për shkëmbimin e ideve.
“Kemi nismën për ofrimin e librave falas nga klasa e parë deri në klasë të nëntë. Kemi depistimin e problemeve orale dhe të skoliozës në shkolla, po ashtu programin kombëtar të vaksinimit. Kemi krijuar mekanizmin e fondit social që mbulon 61 bashkitë, për personat me aftësi të kufizuara dhe në nevojë. Janë 44 mijë përfitues që marrin shërbim nga 700 profesionistë. 27 shërbime janë për fëmijët. Vlerësimin e nevojave e kemi bërë përmes një harte digjitale. Do ta shtrijmë mburojën sociale edhe më shumë. Çekun e bebes e kemi nisur, por do ta shtrijmë deri në moshën 18-vjeçare. Duam të ngremë në nivel rajonal bashkëpunimin dhe të kthehemi në qendër rajonale për shkëmbimin e ideve”, u shreh Koçiu./ CNA
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka d...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Grigels Muçol...
Sot në Portin e Durrësit u nënshkrua marrëveshja për prodh...
Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues të...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastruktur...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bl...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklar...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar sot detajet me...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka...
Lulzim Basha ka ironizuar sot deklaratat për një debat tel...
Sot ka nisur testimi ndërkombëtar PISA 2025, që do të zhvi...
Sot u firmos marrëveshja për financimin e projektit strate...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një konferencë me kryed...
Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’sy” foli edhe për ...
Shefja për politikën e jashtme në BE-së, Kaja Kallas pas k...
Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’sy” ku u jep përgj...
Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli në një interv...
Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij “Sy m’sy” ka folur...
Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij “Sy m’sy” ka thënë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...