Para mijëra qytetarëve/ Berisha shpall moton dhe betejën e opozitës
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se Edi Rama k...

Afera e inceneratorëve është njëra nga çështjet që ceku kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në protestën që po zhvillohet para Kryeministrisë.
Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se Rama dhe Veliaj kanë përvetësuar 120 milionë euro me Engjëll Agaçin dhe Lefter Kokën.
"Nuk do të doja kurrë nga kjo platformë të flisja për hajdutë dhe vjedhës, mirëpo, më thuaj pak zotërote, çfarë të të them kur sarajet e Surrelit, pallatin në pajë i ke ndërtuar kur kishe të deklaruara 4 mijë euro, nga të ranë ato para? Nga qielli? Njëherë para emigracioni, e njëherë the para nga familja, Edi Rama çdo qindarkë e tyre është hajni.
Ndërtuesi i tyre para një muaji fitoi tenderin i vetëm në garë me 99.9 për qind të vlerës, 11 mln euro, por këto zotërote janë vetëm kafetë, sepse ti me firmat e tua nuk i ke gjë 10-shet.
Edi Rama me firmat që ke vendosur për djegësat që shkojnë në 420 mln euro, me Agaçin e Ahmetajn, Veliajn e Kokën përvetësuat deri tani 120 mln euro.
Këto ditë doli se nga 60 mln euro të dhëna për djegësin e Tiranës, s’është ndërtuar asgjë. Paratë janë fshehur në konto pensionistësh që nuk dinë asgjë se ekzistonin ato. Skandali i djegësave është më i madh, por po kaq të mëdha janë paratë e transferuara nga ndërtimi, të vjedhura nga ndërtimi i rrugëve”, theksoi ndër të tjera ish-kryeministri.
Ish-kryeministri nuk i ndali akuzat ndaj kreut të qeverisë, teksa i bëri thirrje të largohet.
"Edi Rama, nga ky shesh, në emër të qytetarëve shqiptarë të bëj thirrje, boll vodhe, ik. Shqipëria është në rrezik sepse në rrezik është e ardhmja e saj. Një komb që lind dhe rrit fëmijë për emigracion, është një komb pa rini, pa të ardhme. Edi Rama në 5 vite largoi 540 mijë të rinj dhe shqiptarë nga Shqipëria. As Çubrilloviçi nuk do kishte ndjekur një politikë tjetër ndaj shqiptarëve. Edi Rama ka një urrejtje gjenetike ndaj shqiptarëve, sepse i përket atij soji që vriste, ekzekutonte, burgoste qytetarët shqiptarë dhe që e dinte që ata të shtypur i urrenin për vdekje bllokmenët hoxhistë. Për të gjitha këto qëndrime, ne do t'i presim atij biletën dhe ky është vetëm fillimi i marshit tonë të lirisë", nënvizoi Berisha./ B.A. – CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se Edi Rama k...
Mes brohoritmave të qytetarëve, kryetari i Partisë Dmeokra...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë fjalës së ...
Ndërkohë që para zyrës së kryeministrit Edi Rama po mb...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka qenë i ashpër nda...
Deputetja Albana Vokshi ka bërë një premtim para shqip...
Protesta e thirrur nga Sali Berisha ka nxjerrë në shesh me...
Në protestën e opozitës dhe Shoqërisë Civile, që po zhvill...
Deputeti Agron Shehaj kërkoi nga protesta para Kryemin...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është ...
Avokatja nga Korça, Entela Dvorani, ka dhënë mesazhe t...
Pedagogu dhe ish-deputeti, Erion Piciri, në fjalën e t...
Lumë njerëzish në Bulevard, të cilët brohorisnin njëzëri "...
Nga protesta në sheshin para Kryeministrisë, gazetarja...
Mijëra qytetarë kanë reaguar pas thirrjes së kreut të PD-s...
Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshin duke protestuar k...
Ka mbërritur në sheshin para Kryeministrisë edhe kryet...
Është hapur zyrtarisht protesta e Partisë Demokratike ...
Ka nisur protesta e opozitës. Mijëra njerëz i janë bashkua...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, dha pak më ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...