“E kam thënë që ditën e parë”/ Korreshi: Në Lushnjë, ata që kanë votuar PD-në flasin me mllef
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tha sot se...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i shoqëruar nga Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane dhe anëtar i delegacionit shqiptar pranë Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, si dhe Albana Vokshi, zhvilluan një takim të rëndësishëm me Presidenten e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, znj. Pia Kauma, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, z. Roberto Montella.
Gjatë takimit Berisha informoi Presidenten Kauma dhe Sekretarin e Përgjithshëm Montella mbi situatën e rëndë dhe në përkeqësim ku ndodhet Shqipëria, si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë.
Ai vuri në dukje kultivimin masiv të kanabisit në Shqipëri që prej vitit 2015, si dhe miratimin së fundmi, vetëm pak javë para zgjedhjeve, të 138 licencave për prodhimin e kanabisit, kryesisht pranë zonave kufitare.
Grupet kriminale dhe kartelet e mbështetura nga Kryeministri Rama kanë marrë favore në këmbim të mbështetjes së tyre elektorale. Këto grupe janë të përfshira edhe në trafikun e drogërave të forta nga Amerika Latine, dhe disa prej tyre drejtojnë kartele si Sinaloa.
Më tej, Berisha shpjegoi forcimin e karteleve të drogës si rrjeti Troplini/Poja në Qarkun e Durrësit, të cilët kontrollojnë plotësisht portin më të madh të vendit.
“Karteli Çela që kontrollon autostradën e heroinës që vjen nga lindja dhe grupe të tjera kriminale që dominojnë pjesën më të madhe të Shqipërisë, duke mbështetur 28 kandidatë në 10 qarqe dhe 21 bashki gjatë zgjedhjeve të fundit, mbi 20 prej të cilëve do të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm”, tha Berisha.
Lidhur me pastrimin e parave, Berisha paralajmëroi se Shqipëria është shndërruar në lavatriçen më gjigande në Europë për pastrimin e parave të krimit, të dhëna të Eurostat që tregojnë se indeksi i ndërtimit në Shqipëri është trefishuar vitet e fundit, më i larti në Europë, ndërkohë që rritja ekonomike është rreth 3% në vit, ndërsa sektori i industrisë, eksportet dhe bujqësia kanë pësuar rënie të vazhdueshme.
Po ashtu theksoi se hetimet me përgjime nga autoritetet ligjzbatuese të Francës, Belgjikës, Holandës etj., të cilat kanë zbuluar komunikime që përfshijnë zyrtarë të nivelit më të lartë, me përqendrimin më të madh të këtyre bisedave të dyshimta në zyrën e Kryeministrit, i cili ka një koordinator për koordinimin e veprimtarisë së karteleve të drogës dhe grupeve kriminale.
Ai ngriti shqetësimin e thellë që Kryeministri Rama ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme Kodin Zgjedhor, përfshirë keqpërdorimin masiv të burimeve publike si:
-faljen e gjobave dy ditë para zgjedhjeve në vlerën 200 milionë euro,
-organizimin e 4,255 aktiviteteve publike në katër muaj duke shpërdoruar detyrën,
-shpërndarjen e një bonusi prej 100 eurosh për rreth 760 mijë pensionistë,
-prokurime të orientuara drejt përfitimeve elektorale,
-aktivitete të profilit të lartë si Giro d’Italia, etj.
Ai nënvizoi rikthimin e një sistemi patronazhist të ngjashëm me strukturat komuniste përmes keqpërdorimit të të dhënave personale, ku çdo nëpunës civil ishte i detyruar të siguronte 10–15 votues të tjerë për të ruajtur vendin e punës, ndërkohë që janë dhënë 138 licenca kanabisi, 147 herë më shumë se sipërfaqja e lejuar nga ligji, që është vetëm 200 hektarë.
Berisha theksoi se në këto zgjedhje, shteti dhe partia në pushtet u shkrinë në një, duke ushtruar intimidim, blerje votash dhe duke kontrolluar mbi 90% të medias. Ai shtoi se janë shkelur të gjitha kriteret e Kopenhagës dhe konventat e tjera demokratike.
Në përfundim, Berisha theksoi se parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 maj 2025 nuk shpreh vullnetin e popullit shqiptar, ndaj dhe kërkesa e tij është që të ndihmohen shqiptarët të votojnë të lirë dhe deklaroi se vetëm një qeveri teknike, që do të angazhohej për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR dhe për përparimin e integrimit europian, mund të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri./ CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi tha sot se...
Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi deklaroi sot...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu u shpreh sot lidhur me figu...
Ekspertja e integrimit Ilda Zhulali deklaroi sot se kryemi...
Gazetari Basir Çollaku komentoi sot lidhur me situatën në ...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike për Qarkun e Elb...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot mbi nisjen e zbatimi...
Anëtari i KAS, Ledio Braho deklaroi sot se nga rinumërimi ...
Argita Malltezi, vajza e kryedemokratit Sali Berisha, reag...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një bisede tele...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi deklaroi so...
Deputetja Ina Zhupa ka kërkuar shfuqizimin e ligjit të Zon...
Rinumërimi i votave për Qarkun e Fierit nuk ka sjellë asnj...
SPAK-u ka siguruar prova të reja në lidhje me korrupsionin...
"Unë kam parë kamerat dhe vota është ndryshe nga num...
Kryeministri Edi Rama, pas Samitit në Maqedoninë e Veriut,...
Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerim, Ma...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur “flakë për flakë”...
Gjyqi ndaj Sali Berishës ka nisur edhe seanca e parë u sht...
Deputeti britanik Nigel Farage këmbëngul se ka të drejtë n...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...