web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Saimir Korreshi i Lulit: Na kanë dhunuar, por unë do shkoj nga shkon vula

6 Tetor 2022, 17:02, Politikë CNA
Saimir Korreshi i Lulit: Na kanë dhunuar, por unë do shkoj nga shkon
Saimir Korreshi

Saimir Korreshi, deputet i zgjedhur nga lista e Luli Bashës, kishte një dalje në "AbcNews".

Dy ditë më parë Korreshi u shfaq edhe në kangjellat e Gjykatës ku i kërkonte Gjykatës që të mblidhej shpejt për vendimmarrje lidhur me ankimimin që Enkelejd Alibeaj i ka drejtuar Gjykatës.

Përpara se të përpiqemi të kuptojmë, po përmbledhim ato që deklaroi Politikani i djathtë Korreshi në studion e "ABCnews".

Sipas Korreshit: "Vendimi i Gjykatës së Apelit është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të PD."

Sipas Korreshit: "Deputetët që nuk janë pjesë e Grupit të Rithemelimit i janë drejtuar Gjykatës së Apelit, jo për ta ndikuar, por të ditur "de juro" se nga anon e drejta"

Sipas Korreshit: "gjykata duhet të shprehet sa më shpejt" sepse ambiguiteti në PD ka krijuar mbivendosje, dhe Gjykata e Apelit duhet të shprehet sa më shpejt".

Politikani i karrierës, Saimir Korreshi tha: "Nëse gjykata zgjedh Berishën, bëhem me grupin e Rithemelimit’".

Për Korreshin: "shumica e demokratëve kanë zgjedhur Berishën dhe gjykata duhet të shprehë vullnetin e demokratëve."

Ndërsa për proceset e zhvilluara në seksione dhe në grupseksione apo në degët e PD në rrethe Korreshi sqaron se "ka skepticizmin e tij".

Korreshi u shpreh që: "nëse Basha rikthehet do t'i bëj akoma më shumë dëm Partisë Demokratike."

Sipas Korreshit "Basha nuk duhet të rikthehet më, duhet gjetur konsensus, nuk mendohet më së kush do të jetë kryetar por kush do të sjellë në pushtet Partinë Demokratike".

Sipas Korreshit: " grupimi i deputeteve që nuk janë pjesë e rithemelimit janë gjendur në një dhunë nga të gjitha anët, pasojat e mendimit ndryshe përjetohen akoma më shumë në qytetet e vogla, e përjetojnë akoma më shumë, jo vetëm dhunë fizike por edhe dhunë psikologjike".

Ato që thotë Korreshi bëjnë për të qeshur me lot vetëm Luli Bashën.

Ne nuk i gjetëm kuptimin por mund të rreshtojme disa pyetjet që na lindin nga gjithë ligjërimi politik i Korreshit e që me siguri janë më shumë sesa ne mund të formulojmë.

- Deputetët e grupit që nuk i përkasin rithemelimit i janë drejtuar gjykatës për të kuptuar nga do shkojë vula? E dinë deputetët e tjerë, përfshirë Alibeun e grupit, që ata po priskan adresën e vulës?

- Kur flet për proceset e zhvilluara në seksione dhe në grupseksione apo në degët e PD në rrethe, për të cilat Korreshi "ka skepticizmin e tij", mos po kërkon (largqoftë) pazar ?

- Deputetët e grupit që nuk i përkasin rithemelimit dhe që qenkan dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht i janë drejtuar gjykatës, për t'iu lutur asaj që të nxjerrë shpejt vendimin e ti shpëtojë nga dhuna?

- Korreshi thotë :unë do shkoj ku të shkojë vula! Domethënë si legjitimist, po rri në pozicion asnjanës. Atëherë çfarë mendimi ndryshe paska pasur Korreshi që e paskan dhunuar fizikisht dhe emocionalisht?

- Kur deklaroi që tek vendimi i gjykatës varet e ardhmja e përbashkët e PD, flet për vete, apo ky është qëndrim grupi?

- Kur thotë që vonesa e vendimit të gjykatës ka krijuar ambiguitet, e ka fjalën për pozicione ambigue të personave të caktuar, apo thjesht po bën si ambig dhe me atë rast flet edhe me fjalë të jashtme?

- Deputeti i Lulit, pse beson se rikthimi i Luli Bashës do bëjë akoma më shumë dëm PD? Po paralajmëron që nëse kthehet Basha, midis deputetvëve do shtohen më shumë tipat si Koreshi?

- Kur thotë nuk duhet Basha kryetar, por duhet konsensus, pse nuk thotë kush është konsensuali, që pa patur nevojë që ta dhunojë fizikisht, nuk i shkakton abiguitet Koreshit?

- Nëse sipas Korreshit shumica e demokratëve kanë zgjedhur Berishën dhe gjykata duhet të shprehë vullnetin e demokratëve, si do shkojë pas Enkelejdit Saimiri nëse gjykata zgjedh Enkelejdin?

- Nëse sipas Koreshit, shumica e demokratëve kanë zgjedhur Berishën dhe gjykata duhet të shprehë vullnetin e demokratëve, pse pastaj thotë që për të nuk ka rëndësi kush është kryetar por kush sjell në pushtet Partinë Demokratike?

Në fund iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që paskan kaq kohë që dhunojnë Korreshin:

JU LUTEMI! MOS E GODISNI MË NË KOKË! CNA.al





Lajmet e fundit nga