Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...

Internacionalja e Qendrës së Djathtë miratoi këtë të hënë një rezolutë për situatën në Shqipëri, ku dënon qeverinë e Edi Ramës.
Për miratimin e kësaj rezolute ka reaguar drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi.
Ky i fundit shkruan në rrjetet sociale se kjo rezolutë është historike dhe vendos gishtin në plagët më kryesore të vendit tonë.
Sipas tij, ky sinjal i qartë se ndërkombëtarët kanë kthyer sytë dhe mendjen nga Shqipëria, duke i dhënë një sinjal dhe mbështetje opozitës në momentin e duhur.
Deklatrata e plotë:
Rezoluta historike!
Si asnjë rezolutë më parë, ditën e sotme organizata më e madhe e partive politike të qendrës së djathtë në botë IDC CDI, e cila bën bashkë 109 parti politike të qendrës e qendrës së djathtë nga e gjithë bota, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të zhvilluar në Siem Reap të Kamboxhias, miratoi një rezolutë e cila:
1. Dënon fuqishëm lidhjet e Narkoshtetit të drejtuar nga Edi Rama me kartelet e drogës në Amerikën Latine duke e kthyer Shqipërinë në një lavatriçe të pastrimit të parave.
2. Dënon arrestimet politike dhe goditjen e opozitës shqiptare me në krye Partinë Demokratike ku meren shembuj konkret izolimi në arrest shtëpie i Kryetarit të PDSH Prof. Dr. Sali Berisha, pa prova, pa fakte, pa akuzë dhe bazuar në dokumenta të rreme, rrëmbimi dhe arrestimi brutal i ish Presidentit/Kryeministrit e njëherazi kreut të PL Ilir Meta, gjyqi politik që po zhvilohet ndaj kreut të PR Fatmir Mediu, dënimi politik me burg i Deputetit të PD Ervin Salianji për një kallëzim të rremë të pakryer prej tij dhe arrestimi politik dhe goditja e ish kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.
3. Mbështet përpjekjet e opozitës shqiptare dhe luftën e saj kurajoze për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për rikthimin e qeverisjes demokratike e mbrojtjen e të drejtave themelore në vend.
4. Theksimin e rëndësisë së luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës si një detyrë jetike për një shtet anëtar të NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE duke nënvizuar nevojën urgjente të këputjes së fijeve që lidhin krimin me votën.

5. Nevojën për një sistem drejtësie të pavarur i cili nuk përdoret si një armë për të luftuar kundërshtarin politik, por garanton të drejtat dhe liritë e qytetarëve shqiptarë.
6. Nevojën që vendi ka për një qeveri teknike bazuar në modelin e Maqedonisë së Veriut, me qëllim mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor dhe garantimin e integritetit të zgjedhjeve.
7. CDI do të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri dhe do të jetë në mbështetje të anëtarëve të saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në mbështetje të rrugëtimit europian të Shqipërisë.
Miqtë e mi,
Një rezolutë e tillë, kaq e qartë, konkrete dhe që vendos gishtin në plagët më kryesore të vendit tonë, duke e krahasuar vendin tonë madje me Bjellorusinë e Lukashenkos, me të cilin Edi Rama darkonte para pak ditësh, nuk është miratuar asnjëherë.
Ky sinjal i qartë, se miqtë e Partisë Demokratike dhe vendit tonë kanë kthyer sytë dhe mendjen nga ne, është një mesazh i fortë dhe mbështetje në momentin e duhur.
Zgjedhjet e ardhshme janë jetike për Shqipërinë ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për ti rikthyer shpresën shqiptarëve dhe për ta rikthyer vendin në shinat e shtetit ligjor dhe të së drejtës./ CNA
Prej muajsh është krijuar një Komision i Posaçëm që do...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, kundërshtoi sërish pro...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ironizoi qeverinë për b...
Ministri Taulant Balla dhe deputeti i PD-së, Edmond Sp...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tregoi në Kuvend se...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa reagoi për sher...
Internacionalja e Qendrës së Djathtë ka miratuar një rezol...
Seanca e sotme parlamentare ku po diskutohet për buxhetin ...
“Yuri Kim, ambasadorja më e korruptuar që ka shkelur në to...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend bëri ...
Në një konferencë me gazetarët, kreu i demokratëve, Sali B...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët...
Deputeti i PD-së, Qani Xhafa, i është drejtuar me disa pye...
Situata është tensionuar në parlament. Ministri i Financav...
Për Gazment Bardhi buxheti i vitit 2025 nuk është më i...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në fja...
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka ndërprerë për pa...
Kryeministri Edi Rama, në mbyllje të fjalës së tij në parl...
Kryeministri Edi Rama po flet në parlament për projektbuxh...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se përveç bonusit në...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...