“Gërdeci”/ Mediu paraqitet sërish në GJKKO
Mëngjesin e kësaj të mërkure, ish-ministri Fatmir Mediu ës...

Nisma e autoriteteve shqiptare për të rifilluar Reformën Zgjedhore në vend, përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, është një zhvillim i rëndësishëm dhe pozitiv, në një proces që ka shërbyer tashmë si shembull i praktikës së mirë për rajonin dhe më gjerë, tha Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR).
“Ne mirëpresim vendimin e autoriteteve shqiptare për të ripërtërirë angazhimin e tyre ndaj këtyre reformave jetike, kaq kohë përpara zgjedhjeve”, tha drejtori i OSBE/ODIHR-it, Matteo Mecacci.
“I nxisim të gjitha palët që të angazhohen për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse në muajt në vijim, duke siguruar që reformat që do të pasojnë të përmirësojnë procesin zgjedhor për të mirën e të gjithë shqiptarëve”, u shpreh ai.
Sipas zyrës së OSBE-së, është e një rëndësie vendimtare që të vendosen objektiva praktikë dhe realisht të arritshëm, që fokusohen në zbatimin e rekomandimeve të mëparshme të OSBE/ODIHR-it dhe në adresimin e mangësive të vërejtura gjatë zgjedhjeve të kaluara, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
"Ndër përparësitë kryesore janë parandalimi i keqpërdorimit të burimeve publike dhe shitblerja e votës, sigurimi i fshehtësisë së votës, mbrojtja e lirisë së medias dhe rritja e efektivitetit të administratës zgjedhore", thuhet në reagim.
Pas diskutimeve të fundit mbi këtë temë, OSBE/ODIHR-i ka marrë një ftesë nga parlamenti shqiptar për të mbështetur autoritetet kombëtare dhe ka ofruar të japë mbështetje dhe ekspertizë teknike për të çuar përpara procesin e reformës.
"Metodologjia afatgjatë e OSBE/ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve përfshin vlerësimin e zbatimit të rekomandimeve të mëparshme. Misioni më i fundit i vëzhgimit i ODIHR-it në Shqipëri, në vitin 2023, vlerësoi ndjekjen e rekomandimeve të tij pas zgjedhjeve vendore 2019 dhe zgjedhjeve parlamentare të 2021. Raportet arritën në përfundimin se 3 rekomandime ishin zbatuar plotësisht, 7 të tjera në pjesën më të madhe, 16 pjesërisht, ndërsa të tjerat mbeten ende për t’u adresuar", thuhet në reagim./CNA
Mëngjesin e kësaj të mërkure, ish-ministri Fatmir Mediu ës...
Ish-kryeministri Sali Berisha, pasditen e sotme, para ...
Deputetët e Partisë Socialiste propozuan në komisionin par...
Partia Demokratike ka reaguar pas shkrimit të publikua...
Kreu i Parisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh në një de...
Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në panairin ndërkomb...
Ditën e premte pritet të mblidhet Komisioni për Reformën Z...
Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetarët nës...
Pas daljes nga SPAK-u, ish-kryeministri Sali Berisha u...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj pr...
Ish-kryeministri Sali Berisha doli nga SPAK-u, ku u paraqi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar që t'u përgj...
Liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën një ditë më ...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, hodhi akuza ndaj SP...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në SPAK, ku...
Ish-kryeministri Sali Berisha është nisur nga shtëpia ...
"Beteja vazhdon, beteja pa kthim". Kështu ka deklaruar...
Këtë të martë, ish-kryeministri Sali Berisha do duhet ...
Mazhoranca në pushtet ka gjetur një instrument politik...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...