
Profesor Artan Fuga ka reaguar në lidhje me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë hodhi dyshime për një refuzim të mundshëm të Samitit të BE-së, me justifikimin se përgjigjja për negociatat do të jetë sërish “jo”.
Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan se nëse Rama refuzon, i takon Presidentit të marrë valixhen dhe t'i hipë avionit të linjës për të përfaqësuar Shqipërinë në Samit.
“Fronti i Dytë!
Radha e gjërave është e qartë dhe e e pastër si qelibari!
Nëse kryeministri bashkohet me dy të tjerët, që nuk duan të shkojnë në samitin e Bashkimit Evropian, s'ka asnjë problem, duhet ta kuptojmë se një hall i madh e ka zënë që do të veprojë ashtu! Nuk mund të jetë Prometeu që pranon ta lidhin në shkëmb për t'ja ngrënë mëlçinë sorrat dhe korbat!
E pse, për ne?!
Në këtë rast ka një zgjidhje tjetër që është në respekt të angazhimeve të shtetit shqiptar, të vullnetit të milionave emigrantëve, si edhe të radhës të përfaqësimit që Kushtetuta shqiptare detyron: I takon Presidentit të marrë valixhen dhe t'i hypi avionit të linjës për të përfaqësuar Shqipërinë në Samit.”-shkruan Fuga.
Më tej, profesori thekson se nëse nuk e bën as Presidenti, atëherë Kushtetuta i jep të drejtë çdo grupi deputetësh të nxjerrin një përfaqësi për të kapur trenin në Shkup dhe me rrugë tokësore drejt e në Samit të kryejnë detyrimet e shtetit shqiptar dhe vullnetin e shprehur të kombit.
Ndërsa nëse as këta të fundit nuk e bëjnë, profesori shkruan se Kushtetuta dhe ndërgjegjja qytetare na thërret të zgjedhim e mbështesim një përfaqësi qytetare për të përfaqësuar kombin në Samit, nëse të zgjedhurit tanë kanë një hall që i ka zënë prej fyti!
“Po nëse edhe ky nuk e bën? Asgjë, duhet ta kuptojmë se edhe ai do ta kishte pasur një hall, nuk mund t'i hyjë detit këmbë! Në këtë rast Kushtetuta i jep të drejtë çdo grupi deputetësh të nxjerrin një përfaqësi për të kapur trenin në Shkup dhe me rrugë tokësore drejt e në Samit të kryejnë detyrimet e shtetit shqiptar dhe vullnetin e shprehur të kombit! Dihet që kur gjeneralët janë bllokuar për të bërë detyrën, u takon kapitenëve të marrin detyrën pa pyetur njeri! Ndryshe zihen në faj!
Por, nëse edhe këta nuk e bëjnë duke ditur se Kuvendi i Shqipërisë është prej kohe i paralizuar si organ?
Atëhere pa pikë problemi na lind e drejta si shoqëri dhe grup qytetarësh të nxjerrim një Fan Nol, një Fishtë, një Konicë, a ku e di unë, një Luigj Gurakuq, apo fantazmat e tyre të zbehta, por një grup qytetarësh të thjeshtë, Ceni, Moli, Tiku, Hasoni, Beni, etj., që t'i hipin anijes, t'u paguajmë navllon dhe drejt te dera e Samitit !
Ushtari i vetmuar në betejë vazhdon detyrën e tij, edhe pasi gjeneralët dhe kapitenët janë bllokuar!
Kushtetuta dhe ndërgjegja qytetare na thërret të zgjedhim e mbështesim një përfaqësi qytetare për të përfaqësuar kombin në Samit, nëse të zgjedhurit tanë kanë një hall që i ka zënë prej fyti!
Ja kjo është radha e punës! Të shohim si do vejë!
Sepse nesër dikush mund të thotë se nuk shkoj as në mbledhjen e Natos! Por, jo as në mendje mos ta çojë. Por, jooooo, nuk është dëshirë është detyrim sepse ligji pastaj kur koha vjen ta mat kokën me pe për veprim ose mosveprim në dëm të interesave kombëtare!
Shteti dhe interesi i tij nuk barazohet me vullnete nëpunësish, apo me teka, apo edhe me pamundësi të tyre!
Hap krahun - thotë!
Sepse po ndodhi, atëhere kemi hapur frontin e dytë kundër Perëndimit, aleatëve tani dhe vetë Natos, fronti e parë e kanë hapur në Ukrainë duke martirizuar një popull, frontin e dytë e hapkan në Ballkan disa minishtete!
Nuk është në nderin tonë që të turpërohemi para gjithë botës pasi jemi nderuar duke pritur hebrenj, sirianë, afganë, etj!”-shkruan profesor Artan Fuga./CNA.al
Anëtari i Kryesisë së FRPD-së, Eden Kollçinaku, ka reaguar...
Deputeti Gazment Bardhi është pyetur mbrëmjen e sotme ...
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, në një intervistë tel...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ka kon...
Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike...
Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas qëndrimit të Kryemi...
Kryeministri Edi Rama, bën me dije se ka zhvilluar një...
Analisti Lorenc Vangjeli ka analizuar zhvillimet e fun...
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka shprehur pakën...
Analisti Lorenc Vangjeli është ndalur dhe ka komentuar...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi në promovimin...
Kryetari i Partisë Demokratike të Korçës, Devis Osmani...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka fol...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka paditur për shpif...
Ditën e sotme u mbajt mbledhja e 8-të e përbashkët qev...
Nga tryeza me avokatët që kundërshtojnë hartën e re gj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhu...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me tone të ashp...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur ...
Çëshjen e Parkut Kombëtar të Butrintit e ka rikthyer s...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...