
Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa mesazhe të forta në takimin që ka mbajtur pasditen e sotme me drejtuesit e rinj të degëve të Partisë Socialiste, në 61 bashkitë e vendit.
Rama tha se PS-ja duhet të bëjë një transformim që shkon paralel me ndryshimet e kohës dhe të largohet nga e vjetra.
Kreu i qeverisë u kërkoi drejtuesve të rinj që ta bëjnë PS-në një parti të hapur, jo të mbyllur brenda një rrethi njerëzish.
“E bëjmë këtë takim në mënyrë që e gjithë anëtarësia të ketë mundësi të ndjekë. Në vijim të mbylljes së një procesi të rëndësishëm ripërtëritjeje dhe të një përzgjedhjeje të kryetarëve të PS-së në 61 bashki.
Janë 3 bashki të cilat duhet të përfundojnë procesin brenda muajit korrik dhe ky është tregues i faktit që nga ana e sekretariatit të partisë, në qendër nga ana e sekretarit të organizimit që e ka koordinuar këtë proces, është kërkuar që procesi të jetë cilësor dhe të jetë korrigjues. Ndonjëherë më shumë se tek-tuk janë mbyllur sytë për të lejuar që fiktiviteti të ngjitet deri në majën e organizimit të partisë në bazë.
Të gjithë ju që jeni zgjedhur për drejtim partie në prag të një sfide të re si ajo e zgjedhjeve dhe njësitë edhe më të rëndësishme të transformimit hap pas hapi të partisë në dicka tjetër që t’i përgjigjet kohës së re që jetojmë, ndryshimeve të rëndësishme që ndodhin në mënyrë të vazhdueshme dhe i përgjigjen një nevoje për të mbajtur sa më pranë njerëzit që na kanë besuar, që na besojnë dhe që duam të na besojnë.
Në një kohë të re për diçka të ndryshme edhe në sensin e largimit sa më shumë nga aksi tmerrësisht i vjetër dhe shumë i konsumuar i një partie të dedikuar si një hapësirë ku disa ankohen se duan punë në shtet dhe disa kërkojnë punë në shtet dhe disa thonë çfarë t’i themi ne x apo y kur nuk jemi në gjendje t’i japim dhe kryetarit të partisë një punë në shtet. Partia duhet të mobilizojë forcat që të jetë zëdhënëse e shumicës qeverisëse në territor.
Të jetë një parti llogarikërkuese në funksion të shqetësimeve që konstaton në kontaktin me njerëzit, parti që përçon qoftë shqetësimet dhe qëllimet dhe vendimet e rëndësishme të shumicës qeverisëse, por nga ana tjetër edhe shqetësimet e hallet e njerëzve që i besojnë kësaj shumice. Parti e territorit, jo e mbyllur brenda një rrethi njerëzish që bëjnë çmos të zgjidhen dhe pasi u zgjidhen rrinë me njëri-tjetrin, pinë kafe dhe flasin me njëri-tjetrin e nuk flasin me të tjerët. Kjo është gjëja që unë besoj, ka të ngjarë të ketë shtyrë shumë nga të rinjtë që të kandidojnë dhe që janë këtu sot me idenë që duhet ta ndryshojnë këtë gjë. Cilido dhe cilado që merr një përgjegjësi të kësaj natyre përsipër, duhet të ketë ambicien që t’i japë diçka të re partisë. Jo të jetë një i ri dhe një e re që për pak muaj bëhet më i vjetër se partia dhe që merr më shpejt hilet sesa rregullat”, tha Rama./ B.A. - CNA.al
Pas përmbylljes së garës për zgjedhjen e krerëve të de...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër sot "Top Chann...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër "Top Channel",...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar pak më parë televizio...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka tregu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka reaguar ...
Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar përmes një posti...
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama anashkaloi opozitë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka akuzuar k...
Sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialist...
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, duke folur s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i cil...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi iku...
Kryeministri Rama gjatë ceremonisë solemne të ngritjes së ...
Një ditë pas hapjes së negociatave, mëngjesin e sotëm ësht...
Ndonëse BE nisi bisedimet për integrimin e Shqipërisë,...
Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike...
Po ndodh përsëri! Si me Presidentin! Një tufë njerëz...
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i njohur ndryshe si ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...