Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër Radio Televizionin Publik Shqiptar (RTSH), duke vënë në pikëpyetje funksionimin dhe cilësinë e shërbimit të tij.
Rama tha se personalisht nuk e ndjek televizionin publik që prej vitit 1990 dhe se nuk ka marrë ndonjë informacion të drejtpërdrejtë nga kanali.
Kryeministri u shpreh se ka kërkuar mbylljen përkohshme të RTSH-së, teksa theksoi se RTSH duhet të bëjë reformë para se të rikthehet në transmetim.
“Jemi munduar të krijojmë kushtet që televizioni publik të reformohet dhe kemi dështuar. Nuk e di çfarë do të bëjë drejtuesja e re, por deri tani bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm. Që do të thotë nga borxhi në borxh dhe nga mospërfillja në mospërfillje.
Kemi një kanal atje. Unë personalisht, hera e fundit që e kam parë televizionin publik ishte para vitit 1990, para përmbysjes, kur thonin ishin ca protesta. Që atëherë, unë nuk i kam parë. Kam shkuar, kam dhënë intervista, por as intervistat e mia nuk i kam parë.
Duhet ndarë mendja, drejtuesit e televizionit publik të gjithë e dinë, nga unë nuk kanë marrë kurrë asnjë mesazh sepse unë nuk e shoh. Dhe kur ndonjëri nga ju më dërgon mesazhi: ‘Shih ç’po bën televizioni publik’, unë habitem. Si e ndjek? Por ama të gjithë i kam takuar pasi janë zgjedhur.
I kam thënë vetëm një gjë, mbylleni. Nxirrni në ekran: ‘Televizioni Publik Shqiptar i kërkon ndjesë popullit shqiptar. I kërkon ndjesë të gjitha familjeve në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, i kërkon ndjesë dhe për të gjithë ata që nuk jetojnë më dhe që kanë qenë të detyruar të marrin shërbimin më mizerabël publik në glob. Ju premtojmë se do të kthehemi në ekran kur të jemi gati’. Të bëjnë reformë. Si ka mundësi që televizionet e tjera, me më shumë pak buxhet marrin më shumë sukses. Sepse buxhetin e tyre nuk e kanë të garantuar. Duhet ta krijojnë çdo ditë.
E duan të drejtën e FSHF-së për të transmetuar ndeshjet e Kombëtares sepse Kombëtarja duhet të transmetohet në televizionin publik, por lekët nuk i paguajnë. Pse? Doni lekët tona, shkoni te qeveria. Nuk kemi për t’i dhënë televizionit publik asnjë lek nga taksat e shqiptarëve, derisa televizioni publik t’i meritojë taksat e shqiptarëve.
Mendoj se çdo opsion duhet të jetë në tavolinë. Edhe mbyllja përfundimtare, edhe privatizimi, edhe partneriteti, përveç kësaj që është. Por unë nuk marr pjesë në këtë”,-tha Rama./CNA
Kryeministri Edi Rama duket se ka rinisur sot një tjerër d...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen e Grup...
Kryeministri Edi Rama nuk ka harruar në mbledhjen e sotme ...
Kryeministri Edi Rama komentoi sot edhe situatën me opozit...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të...
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se procesi i negociatav...
Deputeti demokrat, Edi Paloka u ndal sot gjerësisht te qev...
Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka zbuluar komunikimin...
Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula, komentoi sot pozitën ...
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, kryetari i Kom...
Kryetari i Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillim...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e Gj...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka mbajtur fjalën e tij...
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me Grupin Parlamentar ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para Grupit Par...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me Grupin Parlamentar t...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin Par...
Njeriu, i cili e filloi politikën si socialist, përfundoi ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme Grupin P...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...