Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, vlerësoi punën e bërë gjatë sesionit parlamentar, duke theksuar se ky komision ka përballuar volumin më të madh të punës në Kuvend.
Sipas Manjës, gjatë sesionit janë zhvilluar 30 mbledhje, me mbi 86 orë punë, janë trajtuar 38 ligje, 8 projektvendime dhe 70 amendamente, të cilat kanë përmirësuar ndjeshëm cilësinë e projektligjeve. Ai falënderoi anëtarët e komisionit për angazhimin maksimal dhe pjesëmarrjen e plotë në çdo mbledhje.
Manja vlerësoi gjithashtu standardin e përfaqësimit të qeverisë në komisione, duke theksuar se në shumicën e rasteve diskutimet janë zhvilluar në nivel ministri, çka, sipas tij, garanton seriozitet dhe përgjegjësi politike.
Duke folur për të ardhmen, Manja nënvizoi se deri më 27 shkurt 2026, Komisionin e Ligjeve e pret një agjendë e ngarkuar me miratimin e një akti normativ, 9 marrëveshjeve dhe 38 projektligjeve, shumica e të cilave lidhen drejtpërdrejt me procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Ai theksoi nevojën për koordinim të ngushtë mes qeverisë, negociatorëve dhe Kuvendit, duke kërkuar që relatorët, ministrat dhe kryetarët e komisioneve të jenë në komunikim të vazhdueshëm për mbarëvajtjen e procesit. “Duhet të jemi ‘on call’ në çdo moment, ashtu siç e kërkon ky proces vendimtar për integrimin europian,” u shpreh Manja.
“Një falënderim për të gjithë skuadrën e Partisë Socialiste, Kuvend, qeveri, për një sesion parlamentar të mbarë, por edhe me krahë të lehta. Sigurisht, Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike për sesionin që lamë pas e ka ndërtuar punën e vet në tri shtylla që u përkasin tri funksioneve të Kuvendit të Shqipërisë, që është procesi legjislativ, procesi i mbikëqyrjes dhe i kontrollit parlamentar dhe procesi i funksioneve emëruese të Kuvendit të Shqipërisë. Besoj që është Kuvendi, është komisioni që përpos edhe kolegëve të tjerë ka përballuar volumin më të madh të punës në këtë sesion parlamentar.
30 mbledhje, 5170 minuta e konvertuar në minuta ose 86 orë punë. 38 ligje të trajtuara, nga të cilat 6 komisione përgjegjëse, 32 për dhënie mendimi dhe 8 projektvendime në të cilat në të 8-at kemi qenë komision përgjegjës. Dhe 70 amendamente, vlerë e shtuar për projektligjet që ne kemi kaluar në komision. Ndaj një falënderim të posaçëm e kam për 8 kolegët e mi të Komisionit të Ligjeve, por edhe për dy që janë të përhershëm, por edhe për dy kolegë zëvendësues të komisionit që kanë përballuar këtë volum pune dhe që nuk kanë munguar në asnjë mbledhje të komisionit, pra kemi qenë të formatuar në çdo mbledhje të komisionit.
Po ashtu dua të falënderoj edhe standardin që tashmë është i vendosur në Kuvendin e Shqipërisë, në komisionet tona, e tha edhe kryeministri pak që përfaqësimi duhet të jetë në nivel ministri dhe zëvendësministri, të paktën në diskutimin në parim dhe miratimin në parim të projektligjit që është shprehje e vullnetit politik të kësaj mazhorance. Në komisionin e ligjeve, në 90% të rasteve përfaqësimi ka qenë në nivel ministri, por ka pasur raste edhe për shkak të mosrakordimit të orareve me komisionet e tjera që përfaqësimi ka qenë në nivel zëvendësministri dhe unë si kryetar komisioni jam i kënaqur për këtë sesion që kaloi.
Nuk dua të ndaloj për atë punën që iku, por në funksion të integrimit çfarë e pret komisionin tonë. Deri në programin e datës 27 shkurt 2026, kolegët e mi të Komisionit të Ligjeve duhet të përgatiten, na pret miratimi i një akti normativ, 9 marrëveshje dhe 38 projektligje të cilat do duhet të kalojnë deri në datën 27 shkurt 2026, ku shumica e këtyre projektligjeve lidhen tërësisht me procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Tani si e mendoj unë këtë proces? E strukturuar, negociatorët tanë diskutojnë me Brukselin, dy ministret tona i kemi atje që negociojnë me Brukselin, qeveria sigurisht koordinon të gjithë procesin, Kuvendi i Shqipërisë, jemi ne ku do duhet të kalojnë projektligjet. Tani unë mendoj që çdo ministër, por edhe qeveria, do të duhet të kenë në dorë listën e relatorëve të çdo komisioni përgjegjës për projektligjet që lidhen me integrimin. Por edhe për projektligje të tjera, pra lista e relatorëve tanë në komisione do të duhet të jetë në duart e secilit prej kolegëve të qeverisë.
Tani kështu ndërtohet procesi, negociatorët, relatorët, kryetarët e komisioneve. Por duhet të jemi siç e thonë këta të Brukselit se e kanë qejf kur i përdorin këto fjalët e huaja, fjala më e huaj që më vjen në mendje është 'on call'. Duhet të jenë 'on call'. Dhe negociatorët tanë, Adea me Majlindën, relatorët tanë në komisionet përkatëse që marrin projektligjet, s'ka asgjë të keqe që të jenë vazhdimisht në kontakt me njëri-tjetrin 'on call' për mbarëvajtjen dhe dinamikën e një projektligji. Është siç rrinë mjekët në urgjencë 'non stop' me spitalin dhe me pacientët 'on call', në këtë proces ku kemi hyrë që thotë kryeministri deri në 2027-ën ne duhet të kryejmë detyrat tona, edhe ne kjo është skuadra.
Tani na duhet që ministrat, qeveria, relatorët, kryetarë komisionesh të jemi me një drejtim. Kjo është e gjitha. Dhe këtu sigurisht një falënderim e kam edhe për të gjithë kolegët e mi që drejtojnë komisionet, por edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur: Kryetar Kuvendi, Grup Parlamentar, komision. Dhe uroj të jetë i njëjti bashkëpunim. Këto kam dhe na shkoftë mbarë të gjithëve”, tha Manja./ CNA
Kryetari i Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillim...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e Gj...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka mbajtur fjalën e tij...
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me Grupin Parlamentar ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para Grupit Par...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me Grupin Parlamentar t...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin Par...
Njeriu, i cili e filloi politikën si socialist, përfundoi ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme Grupin P...
Ish-zëvendësasistenti i Presidentit amerikan Donald Trump,...
Gazment Bardhi është kapur duke mashtruar publikisht. I ft...
Analisti Fatos Lubonja ndau një këndvështrin sa i takon li...
Ish-ministri i Edi Ramës si përfaqësues i LSI-së, Ylli Man...
Këtë të enjte, me një Vendim të Këshillit të Ministrave u ...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të shtunë një m...
E Ngarkuara me Punë e SHBA-vë në Tiranë, Nancy VanHorn nda...
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ndodhet ...
Kryeministri Edi Rama, në një takim këtë të enjte me rekto...
Burime për CNA konfirmuan ditën e sotme se kryeministri Ed...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...