Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e sotme faljen e gjobave të vendosura nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024.
Pas këtij vendimi ka reaguar Partia Demokratike, sipas së cilës kjo është një shkelje e Kodit Zgjedhore dhe të barazisë në garë.
PD i ka tërhequr veshin kreut të KQZ-së Ilirjan Celibaashit si dhe i ka bërë thirrje SPAK-ut se çfarë ka për të thënë për këtë megashkleje nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Partia Demokratike në deklaratën e saj për shtyp thekson se Edi Rama është një gjobvënës: që nga 20 përqindëshi i lejeve si kryebashkiak, dhe deri te qindra milionat e inceneratorëve.
Sipas PD me paraqitjen e rrejshme si gjobëfalës në vitin e 12-të të pushtetit, nuk gënjen askënd.
Deklarata e plotë e PD-së
Në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe të barazisë në garë, në ditën e fundit të fushatës, Kryeministri në ikje ka firmosur një amnisti të gjerë, duke shkelur arbitrarisht, në mënyrën më anti-europiane të mundshme, ligjin dhe rregullat e garës.
I njëjti që i terrorizoi për 12 vjet me taksa, gjoba dhe përndjekje, tani bën si i mëshirshëm. Nuk ka asnjë pikë dhembshurie në zemrën e tij, por vetëm oreks për të prishur garën, për të ndryshuar vullnetin e zgjedhësve, për të bërë hile, duke përdorur makinerinë e shtetit në ndihmë të partisë.
Ka bërë të njëjtën gjë para dy vjetësh kur, në mes të fushatës, u dha bonus 670 mijë pensionistëve. KQZ në atë rast bëri një interpretim lukashenkian, duke thënë se, në zgjedhje lokale i lejohej, por jo në të përgjithshme. Tani ligji shkelet në zgjedhje të përgjithshme.
Çfarë ka për të thënë z. Celibashi?!
Po SPAK dhe Prokuroria, që kanë ngritur task-forca për manipulimin e zgjedhjeve, çfarë kanë për të thënë për këtë megashkelje?
Partia Demokratike e ka në programin e saj elektoral amnistinë e gjobave dhe të faturave të papaguara, por për shtresat në nevojë, për të pamundurit, jo për abuzuesit.
Premtimi ynë qëndron, por asnjëherë në shkelje të ligjit, dhe në prishje të barazisë në zgjedhje.
Me këtë veprim Edi Rama shpërfill hapur rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe rezolutën e PPE, e cila e kushtëzon integrimin e vendit me respektimin e ligjeve dhe rregullave të demokracisë.
Edi Rama është një gjobvënës: që nga 20 përqindëshi i lejeve si kryebashkiak, dhe deri te qindra milionat e incineratorëve. Me paraqitjen e rrejshme si gjobëfalës në vitin e 12-të të pushtetit, nuk gënjen askënd./ CNA
Kanë mbërritur në Durrës materialet zgjedhore për zgjedhje...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, u ka bërë thirrje nga burgu qytet...
Partia Demokratike, në një deklaratë për media, bëri publi...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Grigels Muçol...
Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e sotme faljen e g...
Prokuroria e Përgjithshme ka bërë një njoftim zyrtar për p...
Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Shkodër, Luçiano Boçi...
Kandidati për deputet i PD-së në Korçë, Edmond Spaho, ka n...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topall...
Drejtuesi politik i PS-së për Korçën, Niko Peleshi, me anë...
Ambasadori i Shqipërisë në Vienë, Fate Velaj, në ditën e f...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ...
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, me anë të një vid...
Kandidati për deputet i PS-së në Qarkun e Korçës, Arian Ja...
Pas denoncimit publik të bërë nga kandidati për deputet i ...
Ambasada e Amerikës në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në ...
Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka publikuar një video të dy...
Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka publikuar një video ku de...
Andrea Mano deputet aktual i parlamentit të Shqipërisë dhe...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...