Denoncimi i PD-së për blerje votash në Korçë/ Reagon i riu: S'ka ardhur njeri për lekë, e thashë nga frika
Pas denoncimit publik të bërë nga kandidati për deputet i ...

Kandidati për deputet i PS-së në Qarkun e Korçës, Arian Jaupllari, ka reaguar për vidoen e shpërndarë ku një i ri shprehej se kishte marrë 10 mijë lekë të rinj nga ai në këmbim të votës.
Jaupllari, me anë të një statusi në rrjetet sociale, shkruan se duke pretenduar se po mbrohet vota, po shantazhohen shtabet elektorale të PS-së.
Më tej Jaupllari i bën thirrje KQZ-së, SPAK-ut dhe çdo organi ligjzbatues të zbardhë ngjarjen dhe të vërë përpara përgjegjësisë çdo person që tenton të krijojë konflikte.
Postimi i Arian Jaupllarit
Të nderuar qytetarë të Qarkut Korçë!
Mbrëmjen e djeshme ndodhi një situatë aspak e këndshme, e cila synon të denigrojë fushatën e Partisë Socialiste dhe timen si kandidat i saj, të acarojë klimën politike, në një mënyrë të pakuptimtë, të montuar nga kundërshtarët tanë politikë, duke krijuar situata të përsëritura nga kandidati i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, të veshura nën pretendimin e denoncimeve, të cilat montojnë dhe fabrikojnë me regji, fakte të rreme, që ngrihen mbi shfaqje teatrale për të fituar mbështetjen e humbur të “kënetës madhështore”, e cila po bëhet gjithnjë e më e vogël.
Struktura të tilla, të përbëra nga militantë të paarsyeshëm, që nën pretendimin e “mbrojtjes së votës” shantazhojnë dhe kërcënojnë shtabet elektorale të Partisë Socialiste dhe rrezikojnë çdo ditë sigurinë e qytetarëve.
Asnjë lloj video apo foto që shtrembërohet dhe nxirret nga konteksti nuk mund të shërbejë si një alternativë alibie për humbjen e zgjedhjeve nga ana e kundërshtarëve më 11 Maj.
Për të sqaruar situatën, ditën e djeshme kam pasur, në kuadër të fushatës elektorale, një tur në disa fshatra dhe për të mbyllur ditën e angazhimit elektoral u ndala në fshatin Podgorie rreth orës 19:00. Kam kryer takime individuale me banorë të ndryshëm të fshatit, në mbi 20 familje, dhe i kam ftuar të më mbështesin Partinë Socialiste dhe kandidaturën time, ashtu siç kam vepruar në çdo ditë të fushatës. Ndërkohë që isha në përfundim të takimit, rreth orës 20:30, një mjet me targa greke, së bashku me një mjet tjetër tip “Range Rover”, po më përndiqnin mua dhe të rinjtë që më shoqëronin në takim.
Në një moment, drejtuesi i mjetit me targa greke ka qëndruar, duke bërtitur dhe hedhur akuza në drejtim të të rinjve. Për të mos krijuar incident apo konflikt ndërmjet palëve, kemi vazhduar programin sipas axhendës.
Pak momente më vonë jemi informuar që Edmond Spaho ka publikuar 2 video, në të cilat shihet qartësisht që nuk ka asnjë veprim kompromentues, të jashtëligjshëm apo që shkel Kodin Zgjedhor, por nga ana tjetër, ka një mënyrë që insiston që situatën ta përdorin për qëllime elektorale dhe për të krijuar incident në prag të zgjedhjeve.
Në këto kushte, i bëjmë thirrje SPAK-ut, KQZ-së dhe Policisë së Shtetit të zbardhin ngjarjen dhe të vënë përpara përgjegjësisë çdo person i cili tenton të krijojë konflikte, përplasje të pakuptimta dhe kallëzime të rreme.
Garantoj personalisht që çështja është një makinacion politik i krijuar nga ethet e humbjes së Partisë Demokratike, por që do të marrë përgjigjen e duhur më 11 Maj.
Ftoj qytetarët të shkojnë masivisht dhe të sigurt drejt kutive të votimit dhe të mos bien pre e asnjë provokimi apo shantazhi publik.
Pas denoncimit publik të bërë nga kandidati për deputet i ...
Ambasada e Amerikës në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në ...
Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka publikuar një video të dy...
Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka publikuar një video ku de...
Andrea Mano deputet aktual i parlamentit të Shqipërisë dhe...
Deputeti i PS Ilirian Penadavinji njëkohësisht në listën e...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të shkojë më ...
Kreu i PD-së Sali Berisha i ftuar në emisionin Opinion ka ...
Kandidati i PD-së në listën e hapur për Korçën, Andrea Man...
Kreu i PD-së Sali Berisha i ftuar në emisionin Opinion, ës...
Kreu i PD-së Sali Berisha i ftuar në emisionin Opinion, ka...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka shigjetuar kreun e PSD-së Tom...
Strategu i fushatës së PD-së Chris LaCivita ka shoqëruar n...
Drejtuesi politik i PD-së për Shkodrën Luçiano Boçi u ka p...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga takimi përmbyllës n...
Strategu i fushatës së PD-së Chris LaCivita është i pranis...
Strategu i fushatës së PD-së Chris LaCivita ka mbërritur n...
Kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar takimin përmbyllës elek...
Strategu i fushatës së PD-së Chris LaCivita, vetëm tre dit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...