Protesta e opozitës/ Mziu: Sjellje kriminale nga policia, regji për të prishur organizimin
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu tha sot qeveri...

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi komentoi sot gjerësisht lidhur me protestën e së premtes të opozitës.
I ftuar në ‘Syri Tv’, Këlliçi tha se dje u zhvillua një protestë e jashtëzakonshme, me skenare nga qeveria që janë demontuar nga media dhe opozita.
Këlliçi akuzoi kreun e Policisë së Shtetit dhe kryeministrin Edi Rama për mungesë sigurie në protestë.
Sipas deputetit, demokratët nuk i harrojnë ata që shkelin ligjin dhe vjedhin paratë e shqiptarëve.
“E para ka qenë një protestë e jashtëzakonshme, që ka shpalosur pikërisht atë që ne kishim thënë edhe gjatë ditëve parapërgatitore dhe që në momentin e parë që e kemi thirrur këtë protestë, që në ditën e parë që është bërë, në fakt që kur është bërë protesta e 10 shkurtit, që kemi paralajmëruar që kjo protestë do të ishte shumë herë më e fortë edhe do të reflektonte nervin e qytetarëve dhe për shkak të sjelljes së policisë së shtetit e cila tashmë është kthyer në një strukturë kriminale tërësisht, në protestën e datës 10 shkurt. Edhe këtu do të doja të ndalesha pak edhe me emra konkret. Ju e keni parë tashmë që në protestat paqësore të opozitës, ku keni parë të dështojnë skenarët e policëve të infiltruar, e civilëve të infiltruar për të nxitur dhunë dhe për të shkaktuar keqkuptime, përplasje, konfrontime dhe për të nxitur konflikte brenda protestuesve apo midis protestuesve dhe policëve. Të gjitha këto skenare janë demontuar deri tani me sukses në media dhe nga opozita.
Forcat e Ilir Prodës dhe të Edi Ramës. Këta që sollën shkresë që nuk garantonin dot sigurinë e protestës. Këta që nuk kishin forca për të mbarëvajtur protestën, janë po të njëjtët këta që tallen, që del ai siçiku dy metra në bordin e paqes dhe thotë unë do çoj forca paqeruajtëse, do garantoj paqen në Gaza. Ky që nuk, ky që nuk siguron dot aeroportin e Rinasit, që ndodh vrasja në mes të ditës, në zonën më të mbrojtur të Republikës së Shqipërisë, në terminalin VIP dhe protokollin shtetëror të kalimit të pasagjerëve, vritet në mes të ditës një qytetar, vriten dy në fakt se kanë humbur jetën dy qytetarë. Nuk ka as patrullë, as polici, as kamera, asgjë. Nëse mendojnë se na kanë frenuar, kanë trembur, kanë stepur Partinë Demokratike, e kanë shumë gabim. Ne jemi të bindur që brenda shumë pak ditëve do të kemi një mbledhje të forumeve tona të larta për të njoftuar protestën e radhës që i garantojmë, do jetë edhe më e fortë, do jetë edhe me skenar tjetër. Sepse nuk mund të vazhdojmë më në këtë formë. Sot jemi lajm botëror, në të gjitha mediat botërore, franceze, gjermane, italiane, amerikane, madje dhe në Times of India kishte dalë protesta e Partisë Demokratike dhe opozitës dhe shqiptar opozitës shqiptare, për çfarë? Për faktin që kërkojnë dorëheqjen e një kryeministri i cili është më i korruptuari në Europë dhe që ka zëvendësen e tij të kapur në aferë flagrante të vjedhjes së të paktën 50 milionë eurove.
Dhe njëherë po ju jap një mesazh të qartë, jo vetëm si deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, jo vetëm si një i ri i Partisë Demokratike, por mbi të gjitha si një qytetar i Tiranës, nëse mendojnë se po na stepin me këto arrestime, me këto dhunime, me këto helmime që bëjnë, e kanë të kot. Banda e Ilir Prodës, Elton Alushit, Arben Agikos dhe Elon Salihut do na kenë përballë, përballë në protestë shumë herë dhe më të fortë. Dhe mos harrojmë që kemi dhënë prova që një lloj si me Veliajn, një lloj si me Ballukun, edhe me Edi Ramën, ne nuk i harrojmë ata që shkelin ligjin, dhunojnë demokratët dhe vjedhin paratë e qytetarëve shqiptarë”,-tha Këlliçi./CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu tha sot qeveri...
Opozita shqiptare, e drejtuar nga Partia Demokratike, duke...
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha sot se nisma e opoz...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kome...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur...
Kryedemokrati Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qyteta...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon ...
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar para pak mi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së sotme të...
Opozita mbylli para pak minutash protestën kombëtare të ca...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar mbrëmjen e ...
Deputetët demokratë Flamur Noka dhe Belind Këlliçi janë pë...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha sot se r...
Kryedemokrati Berisha me një prononcim për mediet nga seli...
Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate zyrtare...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi deklaroi se...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi teksa ka dh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...