Dridhen themelet e Botërorit 2026/ Nga ndeshjet e trukuara te ndërhyrjet e Trump
Botërori 2026 është përfshirë në një sërë polemikash, pasi...
Botërori 2026 është përfshirë në një sërë polemikash, pasi...

Komisioni i Venecias ka vlerësuar pozitivisht projektligjin “Për Financimin e Partive Politike”, i dërguar për shqyrtim nga Kuvendi i Shqipërisë.
Sipas Komisionit të Venecias, vlerësohet se projektligji synon të rrisë transparencën, llogaridhënien dhe integritetin në financimin e partive politike.
Po ashtu, ekspertët e këtij komisioni kanë ndarë edhe rekomandime në 6 kategori të ndryshme, për të harmonizuar rregulloren që do t’u shërbejë në vijim partive politike në vend.
Rekomandimet e Komisionit të Venecias
A. Të sigurohet që rregullat që lidhen me financimin e zakonshëm të partive politike dhe ato që lidhen me financimin e fushatave zgjedhore të harmonizohen dhe të mos bien në kundërshtim me njëra-tjetrën.
B. Të parashikohen rregullime më të sakta dhe më të detajuara në vetë projektligjin, duke lënë për aktet nënligjore vetëm aspektet teknike, si dhe të garantohet që rregullat zbatuese të miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Këshilli i Ministrave të bazohen në kritere mjaftueshëm të qarta, objektive dhe të parashikueshme.
C. Të rregullohet në mënyrë më gjithëpërfshirëse financimi i fshehtë dhe financimi indirekt përmes palëve të treta, si dhe përmes entiteteve të lidhura ose të kontrolluara nga partitë politike.
D. Të përcaktohet qartë në ligj që raportet financiare të partive politike duhet të përfshijnë, në mënyrë të detajuar dhe të ndarë sipas kategorive:
-të gjitha burimet e të ardhurave;
-të gjitha shpenzimet;
-pasuritë;
-detyrimet financiare;
-kreditë dhe huatë;
-borxhet;
-garancitë;
-kontributet në natyrë;
-shërbimet e ofruara nën vlerën e tregut;
-transaksionet me entitete të lidhura;
-mbështetjen publike në natyrë;
-shpenzimet për median dhe komunikimin dixhital;
-grantin për barazinë gjinore dhe përfaqësimin e të rinjve.
Gjithashtu, duhet të merret në konsideratë raportimi më i shpeshtë financiar, veçanërisht gjatë viteve zgjedhore.
E. Të forcohet mbikëqyrja e financimit të partive politike, duke:
-krijuar mekanizma të qartë bashkëpunimi ndërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe institucioneve të tjera shtetërore;
-garantuar që KQZ të ketë mandat të qartë, kompetenca të plota dhe burime të mjaftueshme për të mbikëqyrur në mënyrë efektive dhe proaktive financimin e partive politike;
-siguruar që KQZ të ketë mundësi të hetojë shkeljet e dyshuara të rregullave të financimit politik;
-rregulluar më në detaje strukturën e posaçme për financimin, monitorimin dhe kontrollin e financimit të partive politike që planifikohet të krijohet brenda KQZ-së, duke përfshirë garanci për pavarësinë e saj;
-forcuar pavarësinë e ekspertëve kontabël që kryejnë auditimin e raporteve financiare të partive politike.
F. Të rishikohen dispozitat për sanksionet, në mënyrë që:
-të ketë sanksione për shkeljen e të gjitha detyrimeve dhe ndalimeve të parashikuara nga ligji;
-të ekzistojë një gamë më e gjerë masash ndëshkuese, që të jenë efektive, proporcionale dhe parandaluese;
-të shqyrtohet rritja e disa gjobave administrative;
-masa e ndalimit të një partie për të marrë pjesë në zgjedhje për shkak të shkeljeve të caktuara të ligjit të zbatohet vetëm në raste të rënda, si masë e fundit, pasi partisë t’i jetë dhënë mundësia për të korrigjuar shkeljen dhe vetëm pas një kontrolli gjyqësor efektiv./CNA
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Konferencën Vjetore ...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Konferencën V...
Në Tiranë, një deklaratë në mëngjes vjetërohet deri në dar...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për revistën e nj...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka publiku...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një sërë përgjigjesh lidhur...
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sot lidhur me disa qën...
Deputeti socialist, Ardit Bido, ka ndarë sot disa detaje t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Deputeti demokrat, Bujar Leskaj, ngriti sot një problemati...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi ...
Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume, komentoi sot dhënien e dritë...
Këtë të hënë në Strasburg, u nënshkruan tre konventa ndërk...
Këtë të hënë, në Komisionin për Çështjet Ligjore u bënë di...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj shprehu sot ambi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me një koment ...
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar për herë të parë pasi ...
Eduard Shalsi, i njohur ndryshe si "idioti i dobishëm" i r...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat e fun...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar mbi protestat që p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...