web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Policia, dhunë shtazarake”/ Paralajmëron Këlliçi: Nuk lëvizim nga këtu

26 Nëntor 2024, 18:59, Politikë CNA
“Policia, dhunë shtazarake”/ Paralajmëron
Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi

Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, i cili u dhunua nga policia, ka folur sërish për mediat.

Këlliçi tha se dhuna e policisë ndaj tij dhe ndaj protestuesve ka qenë shtazarake dhe e paimagjinueshme.

Ai deklaroi se pavarësisht kësaj opozita nuk do të tërhiqet, por do të vijojë protestën.

 “Janë zbuluar të gjitha vjedhjet e Veliajt. Po përdoret spraj edhe kundër deputetëve dhe zonjave të nderuara. Ministri i Brendshëm është një fundërrinë që ka ushtruar dhunë ndaj opozitës. Nuk kemi ardhur për të kërkuar konflikt.

Dhuna shtazarake e ushtruar është e paimagjinueshme nga nipi i Enver Hoxhës, që është shtruar në spitale të Rumanisë, pasi ka pasur probleme nga konsumimi i lëndëve narkotike. Ne nuk lëvizim nga këtu, me çdo kusht”, theksoi Këlliçi./ CNA





Lajmet e fundit nga