Denoncimi i PD-së: Skema e vjedhjes së inceneratorit të Tiranës transferohet në Shkodër
Eliona Shkreli, kryetarja e PD-së së Shkodrës, ka bërë...

Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në PD, Franc Nuri, hodhi akuza ndaj qeverisë pas denoncimit të emisionit “Piranjat” për votën e diasporës.
Nuri tha në një deklaratë për shtyp, Nuri tha se votuesit potencialë të opozitës po ndeshen me vështirësi për t’u regjistruar në aplikacionin e KQZ-së për diasporën.
Ai pretendoi se e kudërta po ndodh me votuesit potencialë të PS-së, për të cilët u shpreh se po favorizohen.
Sipas tij, PS po shfrytëzon administratën shtetërore për fushatë elektorale dhe nga ana tjetër po pengon simpatizantët e oozitës për t’u regjistruar në aplikacionin e KQZ-së.
Denoncimi i plotë:
Dje u bë publik investigimi i emisionit “Piranjat”, nëpërmjet të cilit faktohet se votuesit potencialë të Opozitës, ndeshen me vështirësi për t’u regjistruar në aplikacionin e KQZ për Diasporën. Ndërsa votuesit potencialë të Partisë Socialiste kanë lehtësira që vijnë ndër të tjera edhe nga angazhimi maksimal, por totalisht i paligjshëm, i një makinerie të tërë të administratës shtetërore, të drejtuar nga të zgjedhurit qendrorë dhe vendorë të PS.
Media investigative me fakte dhe prova të qarta e të kuptueshme shpalosi mënyrën e organizimit të partisë-shtet në funksion të kontrollit të votës së shqiptarëve:
Sipas emisionit “Piranjat”, për regjistrimin e votuesve socialistë të cilët mund të kenë vështirësi në këtë proces regjistrimi online, kjo forcë politike nuk heziton të keqpërdorë administratën, duke filluar nga Ministrat tek Kryetarët e Bashkive të vendit, si dhe stafin e tyre, që bëjnë gati 700 KM për të shkuar deri në Athinë për të regjistruar votues potencialë.
Në këtë takim të PS në Athinë, merrte pjesë Zv/Kryeministrja Belinda Balluku, Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, kryetarët socialistë të bashkive Fier, Lushnjë, Roskovec, dhe një numër i konsiderueshëm punonjësish të administratës qendrore e vendore.
Por përtej pyetjeve legjitime, se a lejohen të përdoren makinat e shtetit në fundjavë për takime elektorale apo në funksion të fushatës politike të Partisë Socialiste në pushtet, apo se kush i ka paguar shpenzimet e këtyre takimeve në kryeqytetin grek, ajo që rezultoi edhe më skandaloze nga ky Investigim, ishte padyshim, deklarimi i një punonjëseje që pretendonte se vinte nga KQZ në atë takim të organizuar nga PS, pikërisht për të asistuar në regjistrimin e zgjedhësve nga diaspora.
Sipas pamjeve filmike, personi në fjalë deklaron se ishte “përfaqësuese e KQZ”, duke shtuar se merrte pjesë “në një projekt të KQZ”, ndërkohë që salla ishte e mbushur me militantë dhe drejtues të lartë të Partisë Socialiste.
Kujtojmë se, në rast se personi në fjalë ka deklaruar në mënyrë të rreme mbajtjen e një titulli apo funksioni publik që nuk e ka, kjo sërish përbën vepër penale të “Përvetësimi i një titulli apo detyre shtetërore” dhe dënohet deri në 2 vite burg, sipas Nenit 264 të Kodit Penal.
Akoma më keq, nëse do të rezultojë se punonjësja është e KQZ, atëherë ka patur shfrytëzim ose përdorim të punonjësve shtetërorë për takime elektorale apo qëllime zgjedhore, çka konsiderohet vepër penale dhe dënohet deri në 3 vjet burg, sipas nenit 328/a të Kodit Penal.
Por përtej këtij rasti, ajo që bie në sy është fenomeni i shëmtuar i shfrytëzimit të paligjshëm të administratës shtetërore, qoftë edhe jashtë ditëve dhe orarit zyrtar të punës, për t’i dërguar me “detyrim-përcaktim” jashtë vendit, herë për të mbushur sallat, e herë për t’u marrë me procesin e regjistrimit të emigrantëve në diasporë! Përtej shkeljeve ligjore dhe shfrytëzimit njerëzor, keqpërdorimi i administratës për qëllime të pastra elektorale dhe zgjedhore është edhe shkelje e dinjitetit të secilit individ që detyrohet t’u bindet urdhrave të paligjshëm të eprorëve të tyre.
Afërmendsh që SPAK dhe KQZ duhet të kenë nisur tashmë hetimet për këto raste me iniciativë të tyre.
Në përfundim, përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje çdo demokrati, çdo qytetari shqiptar të pa-angazhuar politikisht, por edhe çdo socialisti që nuk duron dot më arrogancën e këtij pushteti të kalbur 12-vjeçar, që beson në lirinë e mendimit dhe dinjitetin e tij, t’i bashkohet protestës Kombëtare të Opozitës, sot në ora 17:00 në Tiranë!/ CNA
Eliona Shkreli, kryetarja e PD-së së Shkodrës, ka bërë...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të ish-ba...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën që...
Kreu social-demokrat, Tom Doshi, ka hapur zyrën e tij elek...
Në një takim të organizuar nga "Aleanca e Maqedonasve për ...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Prej javësh në Serbi vijojnë protestat kundër qeverisë dhe...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka komentu...
Kryeminstri Edi Rama, në Madrid në fjalën e tij pas në...
Pas ngjarjes tragjike në shkollën "Fan Noli", ku mbeti vik...
Gjatë qëndrimit të tij në Madrid, kryeministri Edi Rama ka...
Kryeministri Edi Rama ka folur mbi vendimet e Presidentit ...
Sot në orën 17:00 Partia Demokratike, së cilës do t’i bash...
Në kuadër të garës së primareve në PD, sipas statutit të k...
Kryeministri Edi Rama i ka shuar shpresat Spanjës për ...
Kryeministri Edi Rama u pyet për kthimin e emigrantëve...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp në M...
Partia Demokratike ka përsëritur edhe një herë sot thirrje...
Partia e Vllehëve të Shqipërisë zgjodhi sot kryetarin e ri...
Partia e Vllehëve ka zgjedhur sot drejtuesin e saj të ri. ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...