Rama i përgjigjet Ahmetajt: Broçkullat e një të arratisuri në kërkim nga drejtësia
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të ish-ba...

Eliona Shkreli, kryetarja e PD-së së Shkodrës, ka bërë një denoncim për inceneratorët.
Në një deklaratë për shtyp, Shkreli tha se skema e vjedhjes së inceneratorit të Tiranës është transferuar në Shkodër.
Sipas saj, mbesa e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, ka marrë pa garë menaxhimin e landfillit për 25 vjet.
Kryetarja e PD-së së Shkodrës deklaroi se mbesës së Manjës i janë falur 23 hektarë tokë.
Denoncimi i plotë:

Që Edi Rama e përdor pushtetin e tij si çiflig për përfitime personale për veten dhe familjen kjo nuk është ndonjë gjë e re për shqiptarët.
Por duket se shembullin e tij po e ndjekin me devotshmëri të pazakontë edhe anëtarët e tjerë të qeverisë, që zhvasin ç’të munden dhe përdorin çdo mjet për të abuzuar me taksat e shqiptarëve për veten dhe familjarët e tyre.
Një prej tyre është dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, një personazh i famshëm në përgjimet e dosjes "184" të Dibrës teksa premtonte rritje në detyrë për manipuluesit e votave.
Në emisionin investigativ “Piranja” të datës 7 shkurt, tregohej se si Ulsiu i Drejtësisë ka menduar të “rehatojë” mbesën e tij, Pranvera Manja, e cila e pakënaqur me rrogën që merr në Bashkinë e Tiranës ku rezulton e punësuar së bashku me bashkëshortin e saj synon t'i hyjë biznesit të mbetjeve. Një skemë abuzimi mjaft me leverdi siç u provua nga skema e inceneratorëve, ku pronarë faktikë rezultojnë Edi Rama dhe Erjon Veliaj.
Mbesa e Manjës me bekimin e xhaxhait të saj ministër kthen sytë nga landfillli i Bushatit që menaxhon mbetjet e e Bashkisë Shkodër, por dhe asaj të Lezhës ku Ulsiu i drejtësisë është drejtues politik i qarkut për Rilindjen.
Për menaxhimin e landfillit Këshilli i Komunës Bushat në vitin 2010 krijoi ndërmarrjen “Ndërkomunale Bushat” sh.a. e cila ngarkohej me mbledhjen, sistemimin dhe riciklimin e mbetjeve urbane të qarkut Shkodër dhe pjesërisht të atij të Lezhës. Po, në qershor të atij viti Këshilli Bashkiak i Komunës Bushat, me propozim të kryetarit të komunës dhe administratorit të ndërmarrjes “Ndërkomunale Bushat” vendos që këtë punë t’ia ngarkojë kompanisë private “Becker Albania”, duke lidhur me të kontratë shfrytëzimi të landfillit për një afat 10-vjeçar.
Në shtator të vitit 2018, pronarë të kompanisë Becker bëhen Renaldo Joanidhi dhe Aldi Zaimi, me nga 40% të kuotave dhe Pranvera Manja me 20% aksioneve. Çmimi i blerjes së kompanisë është 3.5 milionë lekë të rinj ose 35 milionë lekë të vjetër.
Në vitin 2020 pra dy vjet pasi në lojë kishte hyrë mbesa e Ulsiut, Këshilli Bashkiak i Vaut të Dejës vendos që të shtojë sipërfaqen e landfillit me plot 23 hektarë, ose 230 mijë metra katrorë pavarësisht se kompania vepronte në kushtet e monopolit dhe nuk merrte përsipër asnjë investim.
Nga ana tjetër, kontrata me Becker e cila duhej të përfundonte në vitin 2020, po me vendim të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Vau i Dejës e cila kontrollohej totalisht nga mazhoranca së bashku me kryetarin, vendos shtyrjen e kontratës me 25 vite të tjera, pa pasur anjë ofertë tjetër dhe pa pasur asnjë kompani në garë.
Afati jo vetëm që zgjatet, por tashmë dhe çmimi që bashkitë e qarqeve dhe operatorët privatë do të duhet të paguajnë rritet nga 1000 lekë në 1500 lekë tonë mbetje. Një rritje çmimi pa bërë më parë një studim fizibiliteti nga ana e autoritetit që po ndryshon kontratën, për të parë kostot që duhet për përpunimin e mbetjeve, tarifën që del në bazë të këtyre kostove dhe marzhin e fitimit që duhet të ketë kompania që merr përsipër menaxhimin.
Në rast se shohim grafikun e të ardhurave të shoqërisë vërejmë se megjithëse në fillimet e saj ka pasur të ardhura të ulëta deri në 43 mijë euro në vit pas hyrjes në lojë të fisit Manja, dhe pas rinovimit të kontratës të ardhurat kapin majat. Për shembull vetëm në harkun kohor 2019-2024 nga dy bashkitë në fjalë janë paguar 2 milionë euro.
E gjithë kjo mrekulli financiare vjen me shtesën e kontratës për 25 vjet, zgjerimin e objektit të mbetjeve që depozitohen në landfill dhe me shtrenjtimin e tarifave, e cila çuditërisht koincidon me ardhjen e pronarëve të rinj.
Pyetjet që ne i drejtojmë Bashkisë Vau i Dejës, por dhe institucioneve të drejtësisë që duhet të monitorohen nga Ulsi Manja janë:
Përse Bashkia e Vaut të Dejës lidhi kontratë pa garë për 25 vjet me firmën “Becker”?
A ka pasur ndikim politik për përfshirjen si aksionare të mbesës së Manjës në këtë aferë, apo pronari faktik i landfillit të Bushatit është vetë ministri, pasi shembulli është dhënë më parë me inceneratorin e Tiranës?
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të ish-ba...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën që...
Kreu social-demokrat, Tom Doshi, ka hapur zyrën e tij elek...
Në një takim të organizuar nga "Aleanca e Maqedonasve për ...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Prej javësh në Serbi vijojnë protestat kundër qeverisë dhe...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka komentu...
Kryeminstri Edi Rama, në Madrid në fjalën e tij pas në...
Pas ngjarjes tragjike në shkollën "Fan Noli", ku mbeti vik...
Gjatë qëndrimit të tij në Madrid, kryeministri Edi Rama ka...
Kryeministri Edi Rama ka folur mbi vendimet e Presidentit ...
Sot në orën 17:00 Partia Demokratike, së cilës do t’i bash...
Në kuadër të garës së primareve në PD, sipas statutit të k...
Kryeministri Edi Rama i ka shuar shpresat Spanjës për ...
Kryeministri Edi Rama u pyet për kthimin e emigrantëve...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp në M...
Partia Demokratike ka përsëritur edhe një herë sot thirrje...
Partia e Vllehëve të Shqipërisë zgjodhi sot kryetarin e ri...
Partia e Vllehëve ka zgjedhur sot drejtuesin e saj të ri. ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...