Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë me dije se ka paraqitur amendamentin pranë Kuvendit për njohjen e dokumenteve biometrike të vendit ku jetojnë emigrantët.
“Para se të filloj, do t’i jap një përgjigje Florianës për një pyetje që më shtroi duke ardhur. Më tha se: më thonë se ke ardhur në këmbë në seli, dhe si nuk i the të të filmonim pak.
Po i them tani se: ecja në këmbë e njeriut që ecën më shumë nuk përbën asnjë lajm, prandaj dhe nuk njoftova. Unë e kam atë, eci, eci. Sot jam këtu për një problem themelor të këtij procesi zgjedhor.
Për herë të parë në 34 vite, emigracionit dhe diasporës shqiptare, me ligj dhe vendime të Gjykatës Kushtetuese, iu dha mundësia të votojë, të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese.
Natyrisht ushtrimi i kësaj të drejte nga të gjitha vendet e botës ku ndodhen shqiptarët, nuk mund të ishte një proces i përsosur, por sot në epokën digjitale, ky është një proces plotësisht i mundshëm.
Arritëm të përcaktojmë rregulla të pranueshme nga të dyja palët, në mënyrë që të mos kontrollohet procesi nga njëra palë. Procesi i regjistrimit dhe votimit të diasporës. Në këtë proces, qytetarët tanë jashtë vendit hasin vështirësi reale.
Vështirësi, të cilat diktohen nga kërkesat e vendosura sidomos për adresën, në mënyrë që të mos ketë abuzime. Vetë procesi i aplikimit kalon në disa etapa. Ne e vëzhgojmë atë në çdo aspekt.
Tani, meqenëse Edi Rama dështoi të vendosë kontrollin e tij edhe mbi këtë proces online, ai po përdor metoda të tjera absolutisht të dënueshme, antikushtetuese, për ta kontrolluar procesin.
Në funksion të këtij procesi, KQZ ka kërkuar që të lëvizen datat e paraqitjes së partive, koalicioneve, kandidatëve, dhe ne, ndonëse nuk kemi bindje se është një diçka e domosdoshme, por përsëri për t’i dhënë një hapësirë dhe mundësi për qëndrimin më të madh në këtë proces, kemi shprehur gatishmërinë tonë të angazhohemi në ndryshimet ligjore të nevojshme që kërkohen për këtë proces.
KQZ ka propozuar gjithashtu një praktikë që është ndjekur në të gjitha zgjedhjet e tjera, përveçse në Himarë, se e refuzoi se donte ta merrte me çdo kusht me Vangjel Tavon, një tradhtar edhe i shqiptarëve, edhe i grekëve, por edhe besnik i mafies së Edi Ramës.
Pra, KQZ kërkoi të shtyhet afati i dokumenteve shqiptare dhe kjo ka ndodhur edhe në zgjedhjet e tjera. Ky është një akt periodik që del sa herë vijnë zgjedhjet dhe kjo është normale.
Por tani, për arsye të mbrapshta, duke parë urrejtjen që ka shpërthyer ndaj Edi Ramës dhe PS në diasporë, Edi Rama kërkon të dënojë, sipas llogarive tona, të paktën dy të tretat e shqiptarëve që ndodhen jashtë vendit, të cilët janë të sistemuar në këto vende dhe disponojnë dokumentet biometrike të vendeve ku jetojnë.
E vërteta është se dokumentet shqiptare i disponojnë më së shumti ata që nuk janë legalizuar në vendet ku jetojnë dhe për këta ka statistika. Këta janë më pak se një e treta.
Ne kemi përgatitur amendamentin dhe ne kërkojmë me ligj që këtyre t’u njihet çdo dokument biometrik i vendit ku jetojnë. Qoftë letërnjoftim, qoftë pasaportë.
Jashtë kësaj kërkese, ne nuk mund të pranojmë kurrë të përjashtojmë dy të tretat e emigrantëve dhe diasporës sonë nga votimi.
Ne mendojmë se ky është një akt i pashembullt, një diskriminim që nuk ka asnjë lloj baze.
Ka vetëm një kriter themelor që duhet të respektojë çdo qytetar që duhet të ushtrojë të drejtën e votës, shtetësia shqiptare.
Të gjitha të tjerat pastaj, duhet përgjigjur, por nuk duhet të jetë kurrë letërnjoftimi shqiptar, më epror se letërnjoftimi amerikan, kanadez, gjerman, belg, etj.
Pra, duke paraqitur një pretendim të tillë, Edi Rama dëshmon frikën e tmerrshme që ka nga vota e emigracionit dhe diasporës për shkak të alergjisë që kanë shprehur këta qytetarë ndaj narkoregjimit të Edi Ramës”, u shpreh Berisha./ CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për primaret. Ai ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Gazetari Klodian Tomorri ka folur për hetimet që po kryhen...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së, Ilir Alimehmeti, ës...
Kryebashkiaku i Tiranës, për të cilin SPAK-u po kryen heti...
Ka nisur kështu protesta e 43-të e opozitës para Bashkisë ...
Baton Haxhiu ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje m...
Turneu informues mbi votën e emigrantëve i drejtuesit poli...
Sot Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e 43-të p...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u ankua te pr...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso foli në një...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një ...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së, Dorian Teliti, në n...
Partia Demokratike do të jetë si çdo të premte para Bashki...
Në një dalje televizive, deputetja e Partisë Demokratike, ...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur si zakonisht kome...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka rea...
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka sh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...